ariu i murrme

“Daily Mail”: Sa vuajnë arinjtë në Shqipëri

E përditshmja britanike “Daily Mail” në një artikull të gjatë dhe me tone gjithë mllef tregon sesi trajtohen arinjtë në Shqipëri. “Arinj të kequshqyer dhe të lidhur me forcë parakaluan nëpër rrugët në pranga dhe të mbyllur në kafaze të vogla: fotot tronditëse tregojnë egërsinë e pështirë që vuajnë arinjtë e murrmë në Shqipëri”, nis artikulli. Foto pikëlluese që tregojnë se si ata janë të lidhur me zinxhirë, mbahen në kafaze të vogla dhe përdoren si atraksione turistike në shtetin ish-komunist.

(Mos)paç fatin e Pashukut

Nga Arben Rrozhani

Pashuku, i ngritur në këmbët e pasme, përpiqet të kafshojë një top plastik me vrima që është mbushur me ëmbëlsira. Mbi dy metra i gjatë, 5-vjeçari, gjendet në oborrin e “shtëpisë” së re në periferi të Prishtinës, gati 300 metra tokë të rrethuar me tela dhe elektricitet, pa harruar këtu “apartamentin” dhe “guvën” e jashtme që është krijuar me pjesë të tubave prej betoni. Mëse një muaj më parë, Pashuku, ariu 5-vjeçar i Shqipërisë, do të zinte kokat e gazetave të huaja, për mizorinë në të cilën gjenden arinjtë e murrmë në vendin më të varfër të Ballkanit.

Alarm për ariun polar: Brenda 35 vjetësh, 1/3 e tyre do të zhduket

Në harkun e 35-40 viteve të ardhshme, një e treta e 26 mijë arinjve polarë që sot rezistojnë në Arktik, do të zhduken për shkak të efekteve të ngrohjes globale, që në Pol do të arrijë nivelet më të larta. Alarmi është lëshuar nga Unioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës, sipas të cilit, shkrira e akullit për shkak të temperaturave në rritje, përfaqëson kërcënimin e parë sa i takon mbijetesës së këtyre specieve. Për arinjtë e bardhë, akulli detar është platforma ideale e gjuetisë, mbi të cilin kapin fokat kur këto të fundit dalin nga deti për të marrë frymë.

Ariu i murrmë Riku udhëton drejt shtëpisë të tij të përhershme në Bullgari

Pas qëndrimit të përkohshëm në Kopshtin Zoologjik, ariu i murrmë Riku ka udhëtuar mëngjesin e kësaj të mërkure drejt shtëpisë të tij të përhershme në Qendrën e Shpëtimit “Dancing Bear Park” në Bullgari. Riku ishte konfiskuar nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve në gjendje robërie në fshatin Backë të Skraparit dhe u strehua në Kopshtin Zoologjik deri në gjetjen e strehës përfundimtare dhe përgatitjes së procedurave të nevojshme Transferimi i arinjve të mbajtur në robëri vjen në kuadër nismës së Ministrisë së Mjedisit për të adresuar njëherë e mirë këtë problematikë të faunës së egër në vendin tonë.

Ariu i murrmë, i rradhës në listë për t’u zhdukur

Gjatë monitorimeve në terren në fillim të muajit janar, aktivistët e ASPBM kanë konstatuar dy arinj të mbyllur në kafaz, në një lokal në afërsi të fshatit Bisht Kamëz (Gjiri i Lalzit). Megjithëse ka kaluar gati një muaj nga njoftimi për persekutimin e këtyre kafshëve, ende nuk është marrë asnjë masë për rehabilitimin e tyre. Arinjtë janë individë të rinj, që mesa duket do të përdoren për tërheqjen e vizitorëve pranë kompleksit ku dhe janë vendosur kafazët. Por se sa këta ‘protagonistë’ do të arrijnë të argëtojnë pushuesit, kjo mbetet per t’u diskutuar.

Ariu i robëruar në Skrapar ia nis jetës nga e para në Bullgari

Parku i Arinjve Kërcimtar Belitsa, një strehimore në jugperëndim të Bullgarisë për rehabilitimin e arinjve të keqtrajtuar, ka lajmëruar se banori i parë nga Shqipëria ka mbërritur me sukses nga Tirana më 4 maj. Riku, një ari 2-vjeçar i cili më parë mbahej i lidhur me zinxhirë në kopshtin e një shtëpie në një fshat të Skraparit, përpara se të shpëtohej nga organizata e kujdesit ndaj kafshëve “Four Paws” (Katër Putrat) nëntorin e shkuar, tashmë po përshtatet me kushtet e reja.

Bariu e kishte nxjerrë në shitje për 1100 euro ariun e kapur në Shëngjergj por ISHMP ia sekuestron

Është i pari rast që teknologjia dhe portalet ndihmojnë Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit e Pyjeve të shpëtojnë nga robërimi një kelysh ariu. Ariu rreth 3 muajsh në fshatin Shumëri te Nj. Administrative Shengjergj është kapur nga bariu me inicilae Sh. Arapi pasi kishte ngelur mes dy shkëmbijëve të vegjël. Sekuestrimi u krye nga ISHMP në bashkpunim me forcat e Policisë Shtetit Nr. 4 Tiranë dhe u mbajt dokumentacioni i plotë për sekuestrimin e këtij këlyshi.

Habiten ekspertët, ariu polar largohet 450 milje nga Arktiku

Një ari polar nëntë muajsh ka shokuar ekspertë pasi u gjet rreth 450 milje në jug të habitatit të tij natyror në Arktik. Këlyshi tashmë do të mbahet në kopshtin zoologjik rus, pasi është shumë i vogël që të mbijetojë i vetëm, por mister mbetet mënyra se si ai arriti të ecë aq larg nga deti i akullt.Këlyshi i Ariut, që tashmë quhet u largua nga zona e akullt në një kohë që ata përgatiten për gjumin letargjik dhe që janë shumë agresivë. Shkencëtarët janë të habitur dhe po përpiqen të kuptojnë se si ai arriti të largohet nga bregu siberian dhe që nisi të jetonte pranë një fabrike lokale peshku.

Henk dhe Eso, arinjtë që mbahen ende në robëri

Robërimi i kafshëve të egra për qëllim fitimi duke i mbajtur në kafazë shqetëson sërish shoqatat e mbrojtjes së kafshëve të egra. Bears Albania, sjell një provë nga burgosja e dy arinjve në veri të vendit që mbahen nga pronari i lokalit për qëllime përfitimi duke i shfrytëzuar për të tërhequr vizitorë në biznesin e tij. Ata i kanë quajtur arinjtë e vegjël që janë vëlla e motër në moshën 3 vjeçare, Henk dhe Eso. Janë marrë nga mamaja e tyre si këlyshë të vegjël vetëm për të qëndruar në kafaz si një tërheqje turistike në një vend të largët dhe të vizitueshëm në veri të Shqipërisë.

Ministri Koka reagon ndaj robërimit të arinjve në vendin tonë

Ministri i Mjedisit Lefter Koka, reagon ndaj robërimit të kafshëve, kryesisht arinjve, për qëllime përfitimi nga pronarë lokalesh që i shfrytëzojnë për afrimin e turistëve. Koka thotë se “robërimi i arinjve të murrmë një fenomen shqetësues në Shqipëri e Ballkan, i prekur për herë të parë vetëm pas 2013-ës nga Ministria e Mjedisit, ku personalisht jam angazhuar në çdo takim me donatorë apo organizata të huaja prezent në Shqipëri, për të zhdukur përgjithmonë robërimin e tyre dhe gjetur një strehë 50 arinjve të idenifikuar në robëri nga ISHMP në gjithë Shqipërinë”.

Parku i Dajtit po rikthehet në origjinën e tij, shfaqet ariu i murrmë

Mali i Dajtit nuk është më thjesht një park natyral ku vizitorët dhe turistët ngjiten për të kaluar orët e tyre të lira mes natyrës së bukur dhe të freskët. Por, tashmë pas moratoriumit të gjuetisë, ka filluar të popullohet me faunën e tij tradicionale. Ishte një hipotezë që në këto ambiente të pyllëzuara të gjeje gjitar si ariu i murrmë para moratoriumit, një specie në zhdukje. Dje një grup turistësh Italiane të ardhur nga Toskana dhe disa francezë, janë ngjitur në lartësitë e Dajtit dhe kanë filmuar këtë ari në habitatin e tij natyral.

Sekuestrohen dy arinj në qytetin e Sarandës

Në zbatim të kuadrit ligjor për biodiversitetin dhe mbrojtjen e faunës së egër Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka sekuestruar ditën e djeshme dy arinj që mbaheshin në robëri në qytetin e Sarandës. Arinjtë e vegjël, ngjyrë të murrme me moshë rreth 5 muaj mbaheshin në kushte tepër të mjerueshme për qëllime përfitimi nëpër plazhet e bregdetit të jugut. Arinjtë u morën në dorëzim nga inspektorët e sektorit operacional ISHMP Qendër, dhe ditën e sotme dorëzuan Kopshtit Zoologjik dhe Drejtorisë së Parqeve dhe të Rekreacionit të Bashkisë Tiranë.

Shpëtohen dy arinj të robëruar në Parkun Kombëtar të Thethit

Robërimi i kafshëve të egra për qëllime tregtie apo fitimi tjetër, ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm për shoqatat e ruajtjes së këtyre kafshëve. Ky shqetësim ka qenë i përhershëm edhe për Ministrinë e Mjedisit dhe agjencitë mjedisore. Në vazhdim të kësaj veprimtarie, Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër, në Bashkëpunim me Koalicionin “Të Shpëtojmë Arinjtë Shqiptarë”, nën udhëheqjen e shoqatës “Katër putrat (Four paws)" dhe me mbështetjen e Associazione Salviamo gli Orsi della Luna (Itali), kreu këto ditë një inspektim në Parkun Kombëtar të Thethit ku kishte informacion për ekzistencën e dy arinjve në gjendje robërie.

Shpëtohet ariu i murrmë në Polis të Elbasanit

Kur çdo ditë trumbetohet me të madhe për mbrojtjen e kafshëve dhe me një moratorium për gjuetinë në fuqi, përsëri kafshët rrezikohen. Kanë qenë pikërisht banorët e zonës, fshati Polis Valë, të cilët kanë njoftuar policinë e zonës dhe më pas strukturat menjëherë kanë njoftuar AdZM Elbasan. Ka qenë Fatmir Brazhda, drejtori i AdZM Elbasan që ka vënë në lëvizje strukturat shtetërore për mbrojtjen e ariut dhe shpëtimin e jetës së tij. Zona e Elbasanit dhe e Librazhdit kanë qenë zonat ku ariu kapej dhe mbahej në lokale për t'iu servirur njerëzve për efekt tregtie dhe biznesi.

Shqipëria kërkon të mbledhë fonde për strehimin e arinjve pas skandalit të keqtrajtimit

Shqipëria po bën përpjekje për të zhvendosur të paktën 50 arinj në kafazë nëpër të gjithë vendin në një qendër të re pranë kryeqytetit në Tiranë. Lëvizja vjen pas një proteste ndërkombëtare mbi kushtet e mjerueshme të kafshëve, që mbahen në kafazë të vegjël ose në zinxhirë për të argëtuar njerëzit. Simboli i kësaj beteje u bë së fundmi një ari i quajtur Tomi, i cili ka ndenjur prej dy vjetësh në një kafaz 40 kilometra nga Tirana dhe për të cilin u raportua në një lajm ekskluziv të Daily Mail të Britanisë në korrik.

Të shpëtojmë arinjtë e murrmë të Kosovës

Organizata Global Ideas i ka kushtuar vëmendje Strehës së Arinjve në Prishtinë, Kosovë, ku arinjtë e çliruar mund të jetojnë dhe të rimësojnë sjelljet e tyre natyrore, pas miratimit të një ligji në vitin 2010, i cili i dha fund keqtrajtimit dhe mbajtjes në izolim të arinjve. Kurorat e pemëve po tunden, teksa ariu Mal bën mundje me nje trung peme të ri dhe delikat në një shpat kodre të gjelbër jo shumë larg nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina. Ariu, i cili kaloi shumicën e jetës së tij brenda një ndërtese çimentoje, është një nga 19 arinjtë që aktualisht janë nën kujdesin e në Strehës së Arinjve Prishtinë.

Vijon inventarizimi dhe identifkimi i arinjve në robëri

Në vijim të zbatimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Ministrisë së Mjedisit dhe Fondacionit “Four Paws” me qendër në Austri, i specializuar për arinjtë, prej ditës së djeshme ka filluar një seri inspektimesh në bashkëpunim me ISHMP-në dhe AKZM-në për konfiskimin e 3 arinjve që mbahen përkatësisht në Zerqan (Bulqizë), Ulëz (Mat) dhe Levan (Fier). Gjatë këtyre inspektimeve ditën e djeshme është bërë e mundur vendosja e përkohshme e ariut Tomi nga Ulza në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, me asistencën e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit pranë Bashkisë Tiranë.

Vuajtjet e ariut Tomi në Shqipëri shkaktojnë zemërim në botë

Kjo nuk është hera e parë kur Shqipëria bëhet subjekt i raportimeve në mediat e huaja për mënyrën se si i trajtojmë kafshët e egra. Këtë herë, Daily Mail shkruan për një ari të kaftë, i quajtur Tomi, që mbahet në një kafaz në një restorant rreth 40 milje larg Tiranës. Sipas DM, pronari i jep ndonjëherë birrë për të shuar etjen. Zakonisht Tomi ushqehet me ushqim-plehra, që ia japin turistët. Pronari i restorantit ka paguar një veteriner, i cili me anë të një qetësuesi e kapi ariun dhe tashmë ai mbahet në kafaz 24 orë. Ariu është kaq i dëshpëruar, sa kafshon edhe veten, raporton Daily Mail. Por pronari thotë se nuk ka asgjë të keqe që ariu të mbahet në kafaz.