Arjan Korpa

Zgjidhje ekonomike për eliminimin e mbetjeve

Nga: Prof. Asoc. Dr. ARJAN KORPA*

Mbetje industriale emërtohen nënproduktet që përftohen në mënyrë të padëshirueshme gjatë proceseve të ndryshme industriale. Gjeneruesit më të zakonshëm të tyre janë termocentralet që prodhojnë hi, uzinat integrale të hekurit dhe çelikut që prodhojnë skorie të furrnaltave shkrirëse me ajër të komprimuar dhe skorie të furrave shkrirëse të çelikut, industritë joferrike si zinku, bakri dhe alumini, që prodhojnë baltë të kuqe” (nënprodukt toksik i procesit industrial që rafinon bauksite, xeheror alumini etj.), industria e prodhimit të sheqerit që gjeneron baltë të presuar”