Arktik

Deti Arktik arrin nivelin më të ulët të akullit

Rritja e akullit në Detin Arktik këtë dimër ka arritur në nivelet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë, për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ngrohta, kanë thënë shkencëtarët amerikanë. Qendra Kombëtare për të Dhënat e Dëborës dhe Akullit thotë se akulli ka mbuluar maksimumin e 14.52 milionë kilometra katrorë të Oqeanit Arktik në vitin 2016. Kjo është rreth 3000 kilometra katrorë më pak sesa të dhënat e regjistruara në vitin 2015. Ishte aq ngrohtë, saqe Deti Barent, i cili ndodhet ndërmjet Rusisë dhe shtetit amerikan të Alaskës, ishte pothuajse pa akull gjatë gjithë dimrit, gjë që konsiderohet si e pazakontë.

Habiten ekspertët, ariu polar largohet 450 milje nga Arktiku

Një ari polar nëntë muajsh ka shokuar ekspertë pasi u gjet rreth 450 milje në jug të habitatit të tij natyror në Arktik. Këlyshi tashmë do të mbahet në kopshtin zoologjik rus, pasi është shumë i vogël që të mbijetojë i vetëm, por mister mbetet mënyra se si ai arriti të ecë aq larg nga deti i akullt.Këlyshi i Ariut, që tashmë quhet u largua nga zona e akullt në një kohë që ata përgatiten për gjumin letargjik dhe që janë shumë agresivë. Shkencëtarët janë të habitur dhe po përpiqen të kuptojnë se si ai arriti të largohet nga bregu siberian dhe që nisi të jetonte pranë një fabrike lokale peshku.

Lufta e Ftohtë dhe shkenca në Arktik

Arktiku po shkrin më shpejt nga ç’pritej, duke shtuar ritmet e ngritjes së nivelit të detit në gjithë botën. Nga nevoja urgjente për të kuptuar se çfarë fshihet pas këtyre fenomeve, pasojë e ngrohjes globale, shkencëtarët po shkojnë në disa nga vendet më të largëta dhe të ftohta të botës, në Groenland. Dhe ka vetëm një mënyrë për të shkuar atje: me avionë ushtarakë. Korrespondneti i Zërit të Amerikës Steve Baragona shkoi në Groenland me Rojat Kombëtare Ajrore. Një radar që nga koha e Luftës së Ftohtë është e vetmja gjë që të zë syri në këtë cep të akullnajës së Groenlandës.

Na kërcënohet mini-koha e akullit

Vrima e madh mbi Arktik do të bëhet edhe më e madhe kësaj pranvere kur ajri i ftohtë të përzihet me kthimin e Diellit dhe të ndotjes. Vrima mbi pjesën kanadeze të Arktikut është e madhe dy milionë kilometra katror ose diku sa Grenlanda. Astronomët pohojnë se një joaktivitet i tillë i Diellit nuk është i pazakonshëm. Cikli diellor ndryshon çdo 11 vjet, ndërsa ne aktualisht jemi në ciklin e 24-të. Por, shkencëtarët tërheqin vërejtjen se Tokës, nëse vazhdon ky trend, i kërcënohet mini-koha e akullit. Aktualisht ka më së paku njolla dielli nga 14 ciklet, i cili minimumin e ka arritur në shkurt të vitit 1906.

Ndryshimi i klimës në Arktik është tashmë i pandalshëm

Ndryshimi i klimës po bëhet gjithnjë e më i ndjeshëm në arqipelagun norvegjez Spitzbergen. Temperatura mesatare vjetore në vitin 2016 ishte rreth zero gradë, rreth shtatë gradë më shumë se normalja në këtë rajon. Përderisa Arktiku ngrohet dy deri në tri herë më shpejt se pjesa tjetër e Tokës, pasojat e ndryshimit të klimës në Spitzbergen janë shumë evidente. Toka përjetësisht e ngrirë po shkrihet. Shtëpitë rrezikojnë të rrëshqasin, në shtëpi të veçanta në sipërfaqet e kodrave nuk lejohet më të banohet- Akulli në detin Arktik në 25 vitet e fundit është pakësuar duke u përgjysmuar.

Rryma të ngrohta ajrore drejt Arktikut

Për vitin e dytë radhazi, pjesa më veriore e planetit po përjeton një valë të paparë ajri të ngrohtë. Hulumtuesit e klimës thonë se nuk kanë parë kurrë diçka të tillë. Në përpjekje për të kuptuar se çfarë po ndodh, Zëri i Amerikës foli me Mark Serreze, drejtor në Qendrën Kombëtare për të Dhënat e Dëborës dhe Akullit (NSIDC) me qendër në Denver të shtetit Kolorado. Mes veprimtarive që merret qendra janë edhe paralajmërimet për flotën amerikane për të shmangur akullin gjatë lundrimit, vëzhgimi i temperaturave, i sistemeve atmosferike dhe i shtresës së akullit në Arktik dhe Antraktikë gjatë gjithë vitit.

Shkencëtarët japin alarmin: Bie në nivel rekord sasia e akullit në Arktik

Sasia e akullit në Arktik ka rënë këtë dimër në nivele të reja rekorde, thanë shkencëtarët amerikanë. Sipas studimit që ka kryer Qendra Kombëtare për Borë dhe Akull, e mbështetur nga NASA, shtrirja e akullit në Arktik ka rënë në 5.57 milionë milje katrorë. Shifra do të thotë se akulli është tkurrur për 35,000 milje katrorë nga rekordi i mëparshëm më 2015. Shkencëtarët thanë se pranvera dhe vera, me gjasë, do të sjellin edhe më shumë shkrirje.