Artiku

Alarm për Arktikun, temperaturat e ajrit 20 gradë mbi mesataren

Dy institute kërkimi, sinjalizojnë që ngrohja globale i ka bërë më të ngrohta ujërat e Veriut të planetit. Temperatura e ajrit në Arktik, gjatë muajve tetor dhe nëntor ka qenë 20 gradë celsius më e lartë se mesatarja. Alarmi është ngritur nga dy institute kërkimore, “Rutgers University”, SHBA dhe Instituti Danez Meteorologjik, të cilat shprehen pa mëdyshje se temperatura e ujit është rritur me katër gradë.

Këshilli i Artikut, SHBA i bashkohet thirrjes për të luftuar ndryshimet klimatike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë bashkuar 7 vendeve të tjera të Këshillit të Arktikut, në thirrjet për të luftuar ndryshimet klimatike. Pavarësisht skepticizmit të shprehur nga shumë zyrtarë të administratës Trump për ndryshimet klimatike, grupi, që përbëhet nga SHBA, Rusia, Kandaja, Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia dhe Suedia, kanë thënë se janë të shqetësuar me rritjen e shpejt të temperaturave në Arktik dhe për këtë kanë fajësuar aktivitetet njerëzore.

Në Arktik shënohen temperaturat më të larta në histori

Dimri i këtij viti ka qenë më i nxehti në Arktik, kanë raportuar shkëncëtarët amerikanë dhe ata rusë në studime të ndara. Instituti amerikan për çështje të motit dhe kryesisht të borës, ka raportuar më 6 mars se dimri në Arktik gjatë muajit dhjetor, janar dhe shkurt ka shënuar temperaturën 4.9 gradë Celsius, më të lartë se zakonisht.

Rezervat e naftës dhe gazit në zonat e akullta të botës, lufta e re e Rusisë me Perëndimin

Arktiku është pjesa e harruar e botës, por gjithnjë e më shumë debate dhe luftime do të zhvillohen rreth nën sipërfaqes së oqeanit nën akull. Supozohet se atje ndodhet një e katërta e të gjitha furnizimeve botërore të naftës dhe gazit, e cila është vetëm një arsye shtesë për nënshtrim ndaj ajsbergut të botës. Për shkak të lëndëve djegëse fosile kemi një ngrohje globale dhe shkrirja e akullit në Arktik hap rrugët e reja tregtare midis Evropës dhe Azisë.