asbesti

Historia e Asbestit: Materiali i ndaluar që shkakton kancer kur je në kontakt

NGA: ILIR SINANAJ

Asbesti është një nga 6 mineralet e silikatit që gjenden në natyrë. Nxjerrja e tij nga toka nisi para rreth 4000 vitesh. Veprimtaria industriale e nxjerrjes së asbestit u përshkallëzua në fund të viteve 1800, kur ndërtuesit filluan ta shfrytëzonin këtë mineral për vetitë e veta, si amortizimi dhe mbytja e zhurmave, qëndrueshmëria ndaj forcës tërheqëse, rezistenca ndaj zjarrit, nxehtësisë dhe elektricitetit. Asbesti është një material që nuk kushton shumë. Për rrjedhojë për gjatë shekullit të 20 ai u përdor gjerësisht për izolimin e pajisjeve elektrike dhe të ndërtesave.