ASPBM

“Bird Eye” – Suksesi i edukimit mjedisor

“Bird Eye”, është ekipi i parë, i përbërë nga gjashtë nxënës të shkollës 9-vjeçare Fushë - Kuqe, i formuar në zonën e Laçit, nën drejtimin e Z, Gjok Bici (Mësues Biologjie; Aktivist lokal i ASPBM), në kuadër të zbatimit të projektit për ‘Forcimin e zbatimit të ligjit të moratoriumit të gjuetisë’. Ky grup të rinjsh i janë bashkuar aktivistëve lokalë të Shoqatës për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë, dhe që prej janarit të këtij viti kanë qënë pjesë e disa trajnimeve për njohjen e llojeve të faunës, faktorëve natyrore apo antropogjen që ndikojnë në gjendjen e mjedisit përreth lagunës.

Ariu i murrmë, i rradhës në listë për t’u zhdukur

Gjatë monitorimeve në terren në fillim të muajit janar, aktivistët e ASPBM kanë konstatuar dy arinj të mbyllur në kafaz, në një lokal në afërsi të fshatit Bisht Kamëz (Gjiri i Lalzit). Megjithëse ka kaluar gati një muaj nga njoftimi për persekutimin e këtyre kafshëve, ende nuk është marrë asnjë masë për rehabilitimin e tyre. Arinjtë janë individë të rinj, që mesa duket do të përdoren për tërheqjen e vizitorëve pranë kompleksit ku dhe janë vendosur kafazët. Por se sa këta ‘protagonistë’ do të arrijnë të argëtojnë pushuesit, kjo mbetet per t’u diskutuar.

Arsyet pse duhet të shtyhet moratoriumi i gjuetisë

Në takimin me temë "Mbështetje për moratoriumin e gjuetisë" organizuar nga Shoqata Për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe Shoqata për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë (ASPBM), janë diskutuar arsyet përse moratoriumi i gjuetisë duhet të shtyhet edhe për të paktën 5 vite.

Shoqatat e sipërpërmendura kanë rradhitur aryset si vijon:

1. Periudha 2 vjeçare për rimëkëmbjen e faunës së egër është e pamjaftueshme.

2. Zbatimi i dobët i moratariumit të periudhës 2 vjeçare.

Arusha Aurora mbërrin ‘shëndoshë e mirë’ në qendrën e rehabilitimit, Gjermani

Shoqata ASPBM, në bashkëpunim me organizatën Animal Rescue Albania (ArSA), Ministrinë e Mjedisit, stafin e Kopshtit Zoologjik të Napolit, Qendrën e Rehablitimit të Arinjve në Gjermani (Gnadenhof für Bären, Bad Füssing), realizuan me sukses operacionin e transferimit të arushës Aurora drejt kësaj qendre. Kjo arushë mbahej prej 6 muajsh në kushte të papërshtatshme në një lokal në Gjirin e Lalëzit, me qëllim tërheqjen e vizitorëve. Ariu i murrëm ka statusin ‘i përkeqësuar deri në rrezik zhdukje’, pjesë e listës së llojeve ndërkombëtarisht të mbrojtura (Konventa e Bernes).

Debati për shtyrje të moratoriumit të gjuetisë

Përfaqësues të dy shoqatave të gjuetarëve në qarkun e Vlorës kanë debatuar ashpër në lidhje me projekt/ligjin për shtyrje të ‘Moratoriumit të gjuetisë’ nga Ministria e Mjedisit dhe për 5 vite të tjera. Debati përfshiu të gjithë aktorët e interesit (AKZM/Vlorë, ISHMP/Vlorë, Federata të gjuetarëve; përfaqësues të medias, institucioneve arsimore, bizneseve lokale, etj.) që morën pjesë në trajnimin me tematikë “Forcimi i kapaciteteve kombëtare menaxhuese për zhvillimin e gjuetisë së qëndrueshme (me fokus kryesor shpendët) në Shqipëri”.  

Gjendet një fole e bufit veshgjatë në Lagunën e Patokut

Laguna e Patokut shquhet kryesisht për numrin e madh të shpendëve dimërues dhe breshkave të detit që e vizitojnë. Por pyjet rreth lagunes janë një habitat që ofron kushte ideale për folezimin e shpendëve. Aktivisti ynë lokal, Elis Hima, ka evidentuar një fole të bufit veshë-gjatë (Asio otus) me dy të vegjël të shëndetshëm. Sipas BirdLife International ky lloj eshtë rezident në Shqipëri, por mungojnë studime dhe të dhena të plota për popullatën e tij. Foleja është ndërtuar në pjesën e sipërme të një pishe dhe ka dy zogj të vegjël, rreth 3 javësh.

Gjuetia e paligjshme në zonën e Rrushkullit, sfidon festimet e “Ditës Ndërkombëtare të Ligatinave

Edhe pse moratoriumi i gjuetisë është në fuqi strukturat shtetërore nuk kanë mundur të imponojnë zbatimin në terren. Zona e Rrushkullit (pjesë e Gjirit të Lalzit) në jug të grykëderdhjes së lumit Erzen ka qenë një ndër zonat lagunore me gjueti të vazhdueshme gjatë periudhës së moratoriumit. Kjo zonë është e mbrojtur që në vitin 1995 "Rezervati i Rrushkullit" si dhe shpallur si Zonë Veçanërisht e Rëndësishme për Shpendët, kontrolli dhe ruajtja e saj ngelet jashtë vëmendjes së strukturave shtetërore.

Indinjohen gjuetarët e ndershëm

Qytetarë dhe përfaqësues të Shoqatës së Gjuetarëve në qarkun e Korçës janë shprehur tepër të revoltuar me propozimin e fundit për shtyrje të ligjit nr. 7 / 2014 “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj ka hyrë në fuqi që në vitin 2014 dhe afati i zbatimit të tij pritet të përfundojë në mars të këtij viti. Moratoriumi u shpall në kushtet e nevojës emergjente të mbrojtjes së llojeve të faunës së egër në vendin tonë, duke qenë se gjatë dekadave të fundit, popullatat e shumë llojeve vendase dhe migratore në vendin tonë po pësojnë rënie drastike.

Largimi i fushëzave në Peisazhin e mbrojtur Këneta e Domnit

Zhvillohet një aksion i përbashket midis AdZM, ISHMP Shkodër dhe Shoqatës për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë (ASPBM), për largimin e vendstrehimeve të gjuetareve të ndërtuara në kundërshtim me ligjin, në Kënetën e Domnit. Shoqata ASPBM në zbatim të projektit “Forcimi i zbatimit të ligjit dhe kapaciteteve për zhvillimin e qëndrueshëm të gjuetisë (me fokus kryesor shpendët) në Shqipëri”, mbeshtetur nga CEPF, i cili konsiston në monitorimin e gjuetisë së paligjshme në 7 zona të mbrojtura (IBA.

Ndërgjegjësimi i komuntetit lokal për ndalimin e gjuetisë

Gjatë javës së parë të janarit ekipi i ASPBM ka zhvilluar një fushatë ndërgjegjësimi me komunitetet lokale të Zonave të Mbrojtura, në kuadër të zbatimit të Ligjit nr. 7/2014 "Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë". Ky ligj parashikon ndalimin e gjuetisë deri në muajin mars të këtij viti. Në fushtatë janë përfshirë të gjitha komunat përreth 5 zonave të mbrojtura (ZM) të shpallura si tepër të rëndësishme për shpendët shtegtare, si Liqeni i Shkodrës, Velipoja, laguna e Patokut, Kune Vainit dhe Gjiri i Lalzit.

Nisin përpjekjet për transferimin e arinjve ‘të Lalzit’ në parkun rehabilitues në Gjermani

Qytetarë dashamirës të natyrës kanë qenë të radhës që kanë sinjalizuar të shqëtësuar, mbajtjen në gjendje të robëruar të dy arinjve në kafaze, në një lokal pranë fshatit Bisht Kamëz. Konstatimi i tyre është bërë për herë të parë më 4 Janar të këtij viti nga aktivistet e ASPBM, gjatë kryerjes së monitorimeve në terren. Megjithëse kanë kaluar pothuajse dy muaj nga raportimi i tyre, deri në këto momente asnjë masë konkrete nuk është marrë nga institucionet përgjegjëse për ruajtjen e faunës.

Shkelje të vazhdueshme të moratoriumit të gjuetisë

Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyor në Shqipëri (PPNEA) dhe Shoqata për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë (ASPBM), kanë ngritur shqetësimin lidhur me shkeljet e vazhdueshme të moratoriumit të gjuetisë të vëzhguara në muajt e fundit. Grupet e monitorimit në terren të këtyre organizatave dhe rrjetet e bashkëpunëtorëve të tyre në rajone të ndryshme të Shqipërisë, kanë konstatuar dhe dokumentuar një intensifikim të lartë të rasteve të gjuetisë së paligjshme, veçanërishtnë periudhën nëntor 2015 – janar 2016.

Shoqeria civile ne mbeshtetje te AKZM dhe ISHMP per ruajtjen e natyres

Shoqata per Ruajtjen e Shpendeve dhe Gjitareve te Shqiperise (ASPBM), ne bashkepunim me Agjencise Kombetare te Zonave te Mbrojtuara (AKZM) dhe Inspektoriatit Shteteror te Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP) te qarqeve Shkoder, Lezhe, Fier dhe Vlore, zhvilloi me date 27 Prill 2016, workshopin permbylles ne kuader te perfundimit me sukses te projektit: “Forcimi i zbatimit te ligjit dhe kapaciteteve për zhvillimin e qendrueshem te gjuetise (me fokus kryesor shpendet) në Shqipëri.” – mbeshtetur nga CEPF (Critical Ecosystem Partnership Fund).

Shumëfishohet numri i shpendëve ujorë në liqenin e Shkodrës

Faza e inventarizimit të shpendëve ujorë që u krye në vendin tonë në vijën bregdetare dhe në liqenet e Shqipërisë evidentoi edhe një herë shtimin dhe shumimin e tyre në habitatet tradicionale. Në këtë inventarizim u angazhuan ekipet e numërimit të PPNEA-s dhe ASPBM-s, nën kujdesin e AKZM-së dhe Ministrisë së Mjedisit, të cilët mbështetën censusin ndërkombëtar të shpendëve të ujit, që u organizua në mbarë botën. Ky vit shënon 50-vjetorin e këtij numërimi dhe realizohet në më shumë se 100 vende.

Turizëm pa turistë

Aktivistë të shoqatës ASPBM ndërmorrën gjatë muajit qershor një fushatë ndërgjegjësimi për promovimin e ekoturizmit, përgjatë pjesës bregdetare në vend. Krahas destinacioneve turistike dhe kuzhinës tradicionale, u promovuan vlerat natyrore dhe biodiversiteti i zonave përreth që kanë statusin e ‘Zonave të Mbrojtura’, me qëllim nxitjen e një sjelljeje më të përgjegjeshme të turistëve ndaj mjedisit. Megjithatë më së shumti janë zhvilluar bisedime me pronarët e bizneseve lokale që zhvillojnë aktivitete gjatë sezonit veror dhe shumë pak me turistë.

Vijon gjuetia e paligjshme në zonat e mbrojtura ligatinore

Gjatë vrojtimeve në terren për zbulimin dhe raportimin e gjuetisë ekipi i Shoqatës për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë (ASPBM) ka hasur në mjaft raste gjuetie. Pothuaj në çdo zone lagunore përgjatë Adriatikut, janë hasur raste të gjuetisë së paligjshme në shkelje të plotë të moratoriumit të dytë të Qeverisë. Gjuetarët me çiftet e tyre lëvizin lirisht dhe të pa shqetësuar në territoret e zonave të mbrojtura të Lagunës së Nartës, Patokut, Kune Vainit, Velipojës, njëkohësisht dhe zona të rëndësishme për shpendët migratorë.