asteroid

Arma që do shpëtojë Tokën nga asteroidët

Shkencëtarët kanë ndërtuar armën e fundit fantastiko-shkencore që do të përballojë asteroidët. Sistemi njihet si një DE-STAR (Directed Energy System for Targeting of Asteroids and ExploRation). Ajo do të përdorë rrezet lazër për të ndërvepruar me shkëmbinjtë hapësinor. Si koncept në fakt ka qarkulluar për disa vite, por dokumente të reja flasin për një zgjidhje konkrete dhe praktike për të shmangur objektet që kërcënojnë Tokën, “Near Earth Objects”. Ndërkaq, një tjetër sistem, më i vogël se ky po projektohet, dhe quhet DE- STARLITE.

Asteroidi i 19 prillit, më i madhi i viteve të fundit pranë Tokës

Të gjithë me kokën përpjetë, por pa asnjë rrezik, edhe pse asteroidi 2014 JO25, i cili do të kalojë me 19 prill, në orën 14:24 (me tonën), do të ketë një diametër largësie prej një kilometër dhe përfshihet në kategorinë e “Objekteve shumë të rrezikshëm”. “Por gjithsesi nuk përbën ndonjë rrezik”, – siguron astrofizikani italian Gianluca Masi, përgjegjës i “Virtual Telescope”. Shashka kozmike është më e madhja që i është afruar ndonjëherë Tokës në tre vitet e fundit dhe do të kalojë me një shpejtësi prej 1.8 milionë km nga planeti ynë. Shumë kuriozitet nga ana e astronomëve dhe të pasionuarve pas kësaj fushe.

Gërmimi i asteroideve, industria e së ardhmes që vlen triliona dollarë

Një studim fizibiliteti i vitit 2012 mbi marrjen e mineraleve nga asteroidët, është dokumenti ku mbështetet Goldman Sachs për të bërë një propozim të çuditshëm për investitorët. Gërmimi në hapësirë mund të shndërrohet në një industri me vlerë triliona dollarë, është ajo çka firma u tha klientëve të saj. Sipas raportit, një mision hapësinorë për të rrëmbyer një asteroid të pasur me minerale do të kushtonte rreth 2,6 miliardë dollarë. Por, shifra tmerrësisht e madhe nuk duket asgjë nëse llogarisim fitimet e mundshme.

Kina, plan për hulumtimin shkencor të asteroidëve

Kina po harton planin për hulumtimin shkencor të asteroidëve. Lajmin e bëri të ditur Ouyang Ziyuan, kryeshkencëtari i programit kinez të hulumtimit të Hënës dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Kinës në Forumin e 3-të Ndërkombëtar të Hulumtimit të Hënës e të Hapësirës së Thellë, që u hap të mërkurën në Pekin. Sipas “Librit të Bardhë mbi fluturimet kozmike të Kinës 2016”, Kina do të zbatojë planin e hulumtimit të asteroidëve në pesë vjetët e ardhshëm.

NASA do të “shkatërrojë” asteroidet që nisen drejt Tokës

Një anije kozmike një ditë mund të shmangë asteroidet që mund të godasin tokën. Projekti është në fazën paraprake të projektimit sipas NASA-s. Pjesë e një koncepti bashkëpunues midis NASA-s dhe Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA), pritet të devijojë trajektoren e shkëmbinjve hapësinorë që vijnë drejt Tokës. Tashmë kur është dhënë drita e gjelbër për dizenjimin, ekspertët në agjencinë hapësinore të SHBA janë duke u përgatitur për një test hapësinor të jashtëm në vitin 2022.

NASA parashikon një asteroid jovdekjeprurës drejt Tokës

Rreziku i një asteroidi (2013 TX68) shkatërruese përsëri u ngrit si problem hapësinor që vjen drejt rrugës tonë. Ky asteroid vetëm sapo është zbuluar, mirëpo tashmë vetëm ka shkaktuar shqetësime të mëdha tek njerëzimi. Ekspertët po paralajmërojnë se ky asteroid gjigand po vjen drejt Tokës, por askush nuk është i sigurt se sa afër do të jetë. Me pak të dhëna rreth tij, NASA thotë se ka shanse të prekë planetin tonë në një distancë prej 9 milionë milje, ose vetëm të afrohet diku rreth 11.000 milje. Që nga zbulimi i këtij asteroidi në vitin 2012, ka pasur shumë konluzione të teoricientëve që ky shkëmb do ta godasë planetin tonë Tokë.

Një asteroid ka goditur Tokën në fillim të muajit shkurt

A e dini se një asteroid ka goditur Tokën në fillim të këtij muaj? NASA ka njoftuar se një asteroid, jo i përmasave të mëdha, është rrëzuar në oqeanin Atlantik në 6 shkurt, ora 14:00, me orën lokale. Sipas NASA-s vendi ku ka rënë asteroidi është 1 mijë kilometra nga brigjet e Brazilit. Energjia që ai kishte kur u nis drejt orbitës së Tokës ishte e njëjtë me atë të bombës atomike që u hodh në Hiroshima në vitin 1945. Megjithatë gjatë rrugës fuqia e tij ra. Ky është asteroidi i dytë, i këtyre përmasave që godet Tokën, që pas atij që shpërtheu mbi Chelyabinsk, në Rusi, duke lënë më shumë se 1,600 njerëz të plagosur.