atraksion turistik

Bashkia nis aksion vullnetar “Të pastrojmë Tiranën”

Aksioni i Bashkisë së Tiranës “Të pastrojmë Tiranën” është ndalur në Njësinë Administrative nr. 11 të kryeqytetit. E pranishme në këtë aksion ishte edhe nënkryetarja e bashkisë, Brunilda Paskali. Gjatë fjalës së saj, Paskali vuri në dukje problematikat me mbetjet urbane, por edhe përpjekjet e Bashkisë së Tiranës për të zgjidhur problematikën e kontenierëve. “Jemi këtu, në njësinë 11 të Tiranës, për ditën e përmuajshme të pastrimit të qytetit. Është një event që ne e organizojmë jo thjesht për qendrën e Tiranës, por për të gjitha zonat, ndaj jemi sot në një zonë në periferi, me problematika, me mbetje urbane dhe mungesë kontenierësh”, u shpreh Paskali.

Bizë-Martaneshi, një zonë që po kthehet në një atraksion turistik

Biza është ndër zonat më të reja të shpallura në mbrojtje nga qeveria shqiptare në vitin 2007. Kjo zonë kufizohet ngushtë me Parkun Kombëtar të Dajtit dhe Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës, që ndodhen më në veriperëndim, duke qenë vazhdim natyror i njëri-tjetrit. Peisazhi i mbrojtur i malit me gropa, Bizë-Martanesh ka sipërfaqe të gjerë ku përfshihen rreth 183 km2 pyje, ripyllëzime, pyje të rrallë ose tokë me bimësi pyjore dhe pemëtore, kullota, livadhe me bimësi kullotore.

Thethi përgatitet për festën “Dita e Bjeshkës”

Tashmë është kthyer në traditë që më 25 qershor të festohet “Dita e Bjeshkës” në Parkun Kombëtar të Thethit. Është një festë e veçantë dhe e bukur ku mblidhen në sheshin e Kishës shumë vendas, të ardhur nga rrethet dhe administratorë të pushtetit lokal dhe atij bashkiak nga qyteti i Shkodrës. Po kështu ka përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe të Zonave të Mbrojtura. Thethi më 25 qershor të çdo viti është në festë. Parku Kombëtar i Thethit shtrihet në zemër të Alpeve, ndërmjet bllokut të Bjeshkëve të Namuna në perëndim dhe bllokut të Jezercës në lindje dhe ka një sipërfaqe prej 2630 ha.