Auckland

Auckland, qyteti që shtrihet mbi më shumë se 50 vullkane

Megjithëse është i vendosur në një fushë vullkanike, me të paktën 53 vullkane, në qytetin modern të Aucklandit jetojnë rreth 1. 4 milion banorë (31 për qind e popullsisë së Zelandës së Re). Ky qytet me shumë rrokaqiej komercial është qendër financiare e biznesit dhe një nga qendrat më të rëndësishme detare të botës. Vullkanet janë përgjegjëse për rreth 90 shpërthimet në 90. 000 vitet e fundit dhe askush me siguri nuk mund të thotë se kur do të ndodhë i shpërthimi i radhës, në këtë qytet, që në fakt është një vatër e magmës së nxehtë nën sipërfaqen e tokës.