automjetet

Kosovë: Nga 1 janari qytetarët nuk mund të importojnë makina më të vjetra se 10 vjet

Institucionet e Republikës së Kosovës në legjislacionin e kaluar kanë miratuar Ligjin 05/L-132 për automjete i shpallur në Gazetën zyrtare nr.15 të datës 11 maj 2017, sipas të cilit parashihet që pas një afati kalimtar të kufizohet vjetërsia e lejuar e veturave që importohen. Më saktësisht, deri më 31.12.2017, vazhdon importimi i veturave pa kufizim të vjetërsisë sipas Vendimit të Qeverisë nr.16/20 me propozim të Ministrit të Financave të asaj kohe Avdullah Hoti.

Lefter Koka për ndotjen e ajrit: Do të vendosim flotën Euro për makinat

Mbrëmjen e djeshme ministri Lefter Koka i ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” prezantoi nismën e Ministrisë së Mjedisit për angazhimet dhe objektivat që ka marrë Shqipëria për përmirësimin e cilësisë së ajrit. “Ne kemi një ligj që është funksional, por cilësia e ajrit është ende në nivele jo të kënaqshme në Shqipëri. Kërkohen një sërë masash për të mbërritur në rezultatin e nevojshëm. Sot në Shqipëri ndotja e ajrit vjen në masën 48%-60% nga transporti-automjetet, kryesisht me pluhur dhe PM10. Është dhe çlirimi i CO2 faktor i rëndësishëm”, u shpreh ministri Koka.

Testet e reja për matjen e shkarkimeve të CO2 – Prodhuesit e automjeteve paralajmërojnë për rritje taksash

Duke nisur nga 1 shtatori i këtij viti, një test i ri për matjen e shkarkimeve nga automjetet, i quajtur WLTP, do të aplikohet për të gjithë modelet e reja të makinave që hyjnë në tregun europian. Një vit më pas, testi laboratorik do të shtrihet edhe tek të gjitha makinat e reja të shitura përgjatë Bashkimit Europian. Ky testim i ri do të sjellë kushte më realistike për matjen e shkarkimeve si CO2 se sa testi aktual laboratorik NEDC. Ai do të ofrojë përllogaritje më të sakta për konsumin e karburantit dhe shkarkimet e një makine, por do të ketë ndikime edhe në taksimin e automjeteve.

Tirana pa makina, nisma sfidon ndotjen e ajrit

Niveli i ndotjes në Tiranë i kapërcen ndjeshëm normat e Bashkimit Europian. Matjet e fundit tregojnë për një ndotje mbi 20 për qind më shumë se ajo e lejuar nga BE dhe një nivel i lartë i ndotjes së ajrit nga grimcat e pluhurit.