autostrade

Ideja e “çmendur” e rusëve, Londër-New York me makinë

Si do të reagonit sikur dikush t’ju thoshte se mund të udhëtoni nga Londra në Nju-Jork me makinë? Edhe pse duket si fantashkencë, kjo është ideja e shprehur nga kreu i Hekurudhave të Rusisë, njëherësh mik i ngushtë i presidentit Putin, Vladimir Iakunin. Plani i tij për të kapërcyer pengesën natyrore të oqeanit Atlantik është e thjeshtë: të shikohet nga lindja. Ideja është që pasi të përshkojë një pjesë të mirë të Evropës e mandej Siberinë, autostrada të futet në Alaskë përmes ngushticës së Beringut. Plani i prezantuar në Akademinë Ruse të Shkencave përfshin ndërtimin e një autostrade, hekurudhe dhe gazsjellësi paralel me linjën hekurudhore ekzistuese Trans-Siberiane.