autostrade biçikletash

1 miliard dollarë për autostradat e biçikletave

Norvegjia, një nga 15 prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Tokë, do të investojë afërisht 1 miliard dollarë për të ndërtuar autostrada për biçikleta. Ky investim do të marrë udhë në dhjetë qytetet më të mëdha të vendit. Ideja është që këto autostrada të kenë dy korsi në mënyrë që të ketë hapësirë të mjaftueshme që kushdo të mund të lëvizi me biçikletë edhe për distanca të paimagjinueshme me parë. Kjo është një nismë e Norvegjisë për të reaguar ndaj ndryshimeve klimatike si edhe ndaj çmimit të naftës. Por, moti i keq që mbizotëron në vend gjatë pjesës më të madhe të vitit, pak orë dritë dhe peizazhi malor, ka bërë që të ulet entuziasmi i shumë norvegjezëve për këtë investim.

Gjermania i jep dritën e gjelbër autostradës së biçikletave

Autostradë enkas për biçikleta është përgjigjia e Gjermanisë ndaj bllokimit të trafikut urban dhe ndotjes së ajrit, dhe një mënyrë e sigurtë për të vënë në lëvizje personat “nëntë me pesë”. Kjo autostrade është ëndrra e çdo çiklisti sepse nuk ka semafor të kuq, as automjete, por vetëm një korsi të qetë me një pamje të qartë përpara. Si një paraqitje e shkurtër për një të ardhme më të gjelbër të transportit urban, Gjermania sapo ka hapur pesë kilometrat e parë të një autostrade biçikletash që është përcaktuar të jetë mbi 100 kilometra.

Inaugurohet në Paris rruga për biçikleta që sfidon trafikun

Në Paris sapo është inauguruar ‘autostrada për biçikleta’, që përfshin rrugët nga Quai de la Rapee tek Place de la Bastille. Është një nga qëllimet e kryebashkiakes Anne Hidaldo, që dëshiron ta bëjë kryeqytetin francez një nga kryeqendrat botërore të çiklizmit urban. Një sfidë e vërtetë kjo për Barcelonën, Copenhagenin dhe Amsterdamin. Plani parashikon që brenda 2020 pistat për biçikleta të kalojnë nga 700 që janë sot në 1400 km. Investimi për këtë projekt i kalon 150 milion euro.