avion

Aeroplani me energji diellore Solar Impulse

I pajisur me asgjë tjetër përveç energjisë diellore, avioni Solar Impulse 2, u nis nga aeroporti John F. Kennedy në Nju Jork sot paradite në segmentin e 15 të një udhëtimi përreth botës. Ky është segmenti më i rrezikshme të këtij udhëtimi, me fluturimin mbi Oqeanin Atlantik. Avioni po drejtohet nga piloti zvicerian Bertrand Piccard.Ai dhe kolegui tij Andre Borschberg janë ndërruar me rradhë, në pilotimin e avionit me një vend. Fluturimi mbi Atlantik pritet të zgjasë 90 orë.Piloti Piccard do të bëjë bëjë pushime të shkurtëra për të fjetur.Së bashku me kolegun Borschberg ata kanë ndjekur seanca meditimi dhe hipnoze si pjesë e trajnimit për t’i ndihmuar të qëndrojnë zgjuar për një periudhë të gjatë kohe.

Avionin e parë elektrik e prodhojnë “Airbus”, “Rolls Royce” e “Siemens”

“Airbus”, “Rolls Royce” dhe “Siemens” po zhvillojnë teknologjinë e motorëve elektrikë hibridë për avionët, në kuadër të një përpjekjeje për të kaluar te një aviacion më i pastër. Programi “E-Fan X” do të vendosë fillimisht një motor elektrik në një avion “BAe 146”. Kompanitë duan të provojnë një version testimi të avionit deri në vitin 2020, me një aplikim komercial pas 5 vitesh. Kompanitë janë në garë për të prodhuar motorë elektrikë për avionët, pas presionit nga BE-ja për të reduktuar ndotjen në aviacion. Secili nga partnerët në program do të investojë dhjetëra e miliona euro.

Sindroma aerotoksike - Sa i dëmshëm është ajri në avion?

Pilotët dhe stjuardesat po përpiqen të zgjojnë vëmendjen për një temë të ndjeshme, ndotjen e ajrit në avionë: Sa helmues është ajri në kabina dhe sa të rrezikshme janë pasojat për shëndetin? Stjuardesa Kerstin Konrad e kujton mirë të ashtuquajturin „Fume Event"-in e parë, siç quhet në gjuhën e pilotëve, ndotja e ajrit në avion. Në pjesën e pasme të kabinës, kolegët kishin nuhatur një erë të çuditshme. Kapiteni i ekipit i ishte lutur Kerstin Konradit të verifikonte gjendjen. „Shkova dhe i mora erë tubave të ajrit", kujton Konrad në bisedë me DW.