Bajram Peçi

Si ia bënë gropën Tiranës?

Sa vjen e më e shëmtuar bëhet qendra e Tiranës, e cila pati fatin që fillesën e bërthamës shprehëse të saj ta kish nga mendjet më brilante të arkitekturës së shekullit të 20. Po shtohet një bunker dhe në shpinë të saj po shkatërrohet gjelbërimi nga ndërtimi i një bazamenti të stërmadh betoni, që do të mbajë një instalacion metalik arti. Pak më vonë do të jemi dëshmitarë të heshtur e gojëmbyllur të dëmtimit të sipërfaqeve të blerta të parkut “Rinia”. Kjo do të bëhet në emër “të zhvillimit”, për ndërtimin e një parkimi nëntokësor automjetesh.