Bali

Bali, rrezikojnë jetën për të shpëtuar lopë e majmunë

Vullnetarët rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar dhjetëra mijëra kafshë të mbetura në mëshirën e një vullkani që ‘rënkon’ në ishullin turistik të Balit, duke bërë udhëtime të rrezikshme në zonën e kuqe për t’i zhvendosur ato. Mali Agung, rreth 75 km larg qendrës turistike të Kutas, është tronditur që nga gushti, duke shkaktuar largimin e 144 mijë njerëz nga zona, teksa ekspertët paralajmërojnë se një shpërthim mund të jetë i afërt.