Ballkan

Megashtegu rigjallëron shtigjet e lashta të komunikimit në Ballkan

Entuziastët e ecjes në mal, organizatat dhe kompanitë private nga Ballkani Perëndimor po zhvillojnë një shteg të gjatë të quajtur Via Dinarica për të lidhur rajonin nga Sllovenia deri në Shqipëri përmes një serie shtigjesh për ecje në mal në këmbë apo me biçikleta, shteg që do të vijojë për rreth 2 mijë kilometra gjatë alpeve dinarike. “Ky është një projekt shumë sfidues,” thotë Olja Latinovic, koordinatore e projektit nga organizata jofitimprurëse Terra Dinarica – e cila po udhëheq zhvillimin e shtegut Via Dinarica në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ideja origjinale lindi në vitin 2006 kur Gordan Papac, një ekspert për turizmin malor nga Kroacia zbuloi mundësinë për të lidhur shtigjet ekzistuese përgjatë alpeve dinarike në një shteg të vetëm duken ndjekur

A ka lindur paranjeriu në Ballkan?

Shumë ekspertë mendojnë se ndarja e njeriut nga majmuni ka ndodhur në Afrikë. Por djepi i njerëzimit mund të ketë qenë edhe Ballkani. Lidhjet mes shimpanzeve të sotme dhe njerëzve me sa duket janë ndarë në Evropë dhe jo - sikurse supozohet shpesh - në Afrikë. Këtë ide prezantoi në revistën "PLoS One" një ekip studiesish nga Qendra Senckenberg për Evolucionin e Njeriut dhe Paleomjedisin (HEP) në Tybingen (Tübingen). Po ashtu ky hap evolucioni mund të ketë ndodhur disa qindra mijëra vjet më parë se sa mendohej deri tani.

Aktivistët e mjedisit vozitin për mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit

Rreth 150 kajakistë nga e gjithë Europa çelën më 16 prill “turin e lumenjve të Ballkanit”, një fushatë sensibilizuese për të ndërgjegjësuar qeveritë e shteteve të Ballkanit të ndalojnë shkatërrimin e lumenjve, duke iu bashkuar kështu protestave të vendasve. Nën sloganin “Të shpëtojmë lumenjtë tanë – të ndalojmë digat”, kajakistët e nisën vozitjen e tyre nga lumi Sava i Sllovenisë dhe do të vazhdojnë lundrimin për 35 ditë në 18 lumenj nga Sllovenia në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri.

Ballkanasit ndihmojnë kafshët e egra gjatë dimrit të acartë

Me temperatura të akullta, nën zero që kanë përfshirë Ballkanin dhe që po vënë në rrezik shumë shpendë dhe kafshë, organizatat e mbrojtjes së tyre dhe vullnetarë të ndryshëm po përpiqen t’i ndihmojnë gjallesat për t’i mbijetuar motit të egër. Media në Serbi dhe Kroaci po inkurajon qytetarët të krijojnë kasolle për qentë me kartonë, plastmasë dhe sfungjer. Në kryeqytetin serb, Beograd, lagjja Stari Grad e qytetit ndërkohë ka krijuar shtëpi të veçanta për qentë me batanije dhe ushqim brenda, për të ndihmuar qentë e pastrehë të qytetit të mbrohen nga temperaturat e acarta.

Ballkani do përfitojë nga krijimi i vendeve të punës në zhvillimin e erës dhe hidrocentraleve

Në raportin e fundit të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore të Punës, “Ujë dhe punë 2016”, tregohet se punësimi në sektorin e shërbimeve (që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ujin) u rrit me 50% në mes të 2000 dhe 2014. Punët e varura nga prania e ujit i referohen vendeve të punës direkte në sektorë ekonomik që kanë një varësi mesatare nga uji. Sipas raportit, Shqipëria, sikurse edhe shtetet e tjera të Europës Juglindore dhe asaj Perëndimore, kanë parë një trend në rritje sa i përket investimeve në funksion të menaxhimit të ujit dhe të shërbimeve infrastrukturore.

Ballkani i bashkuar kundër luftës me mbetjet

Vendet e Ballkanit dikur të ndarë nga lufta, nacionalizmi dhe feja janë bashkuar për t'u përballur me një armik të përbashkët: mbetjet. Nën moton e fushatës “Let’s Do It”, aktivistët shqiptarë dhe kosovarë prillin e kaluar pastruan bashkërisht zonën e tyre kufitare dhe liqenin e ndotur Vërmicë, në një fushatë alla Wombles që ka përfshirë më shumë se 5% të popullsisë së Shqipërisë, dhe 7% të Kosovës. Akoma më mbresëlënës është fakti se katër vite më pare, pothuajse 14% e popullsisë së Sllovenisë u mobilizua për të pastruar deponitë e paligjshme, aksioni më i madh në botë i këtij lloji.

Ballkanin e pret vera më e nxehtë në 200 vite, rreziqet që kanosen

Kompania e njohur amerikane për parashikimin meteorologjik AccuWeather parashikon se për zonat në Evropën Jugore dhe Lindore kjo do të jetë një verë e gjatë e ngrohtë me temperatura të larta të rrezikshme dhe thatësirë. Sipas parashikimeve të AccuWeather në këtë zonë pritet një periudhë e gjatë me temperatura mbi mesataren e zakonshme, veçanërisht në Itali dhe në Gadishullin Ballkanik. Veçanërisht temperatura të larta do të jenë të pranishme gjatë korrikut dhe gushtit.

Mot i keq në Ballkan, reshje dëborë e probleme në qarkullim

Reshjet e dëborës dhe moti i keq kanë shkaktuar probleme serioze të qarkullimit në Sllovenia, Kroaci e Bosnje-Hercegovinë. Kroacia u përball që në fillim të javës me një stuhi bore, e cila i detyroi autoritetet të ndalonin lëvizjen e trageteve e mbolli kaos nëpër rrugë. Zonat më të prekura ishin ato përreth Capella-s, Slim-it dhe Gorski Kotarit. Zyrtarët vendas kanë lëshuar paralajmërime për rrëshqitje dheu e kanë kërkuar të mos lëvizet me kamionë me rimorkio.

Përmes nënprodukteve të mishit dhe bulmetit, ekonomitë e Ballkanit mund të bëhen më të gjelbra

Një element kyç për një ekonomi të qëndrueshme është mënyra se si një shoqëria përballet me resurset e limituara. Vende të ndryshme vuajnë nga një trashëgimi e shpërdorimit të aseteve natyrore, që nga komoditetet e deri tek ajri. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka dhënë disa këshilla mbi mënyrën se si vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përmirësohen në këtë aspekt. Në një seminar të zhvilluar në Beograd, zbulimet e një studimi treguan potencialin e madh që ka për të ulur mbetjet në industrinë ushqimore.

Projektet për Ballkanin Perëndimor, nis sesioni i dytë i Ministerialit në Durrës

Takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor ka nisur punimet në ditën e tij të dytë në qytetin e Durrësit. Në përfundim të tryezës së përbashkët, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp. Në orët e pasdites, Bushati do të rikthehet në Tiranë për të zhvilluar një takim pune me ministrin e Jashtëm çek, Lubomir Zaoralek. Temë diskutimi në këtë takim të kryediplomatëve të rajonit do të diskutohen projektet rajonale sidomos ato në infrastrukturë dhe në energji.

Rriten reshjet ekstreme në Ballkan

Shkencëtarët shprehen se përmbytjet katastrofike të dy viteve më parë me shumë gjasa lidhen me ngadalësimin e përkohshëm të rrymave ajrore gjigante. Këto struktura ajrore, rrotullohen përqark globit në formën e valëve të mëdha në mes të Ekuatorit dhe Polit të Veriut, dhe zakonisht lëvizin në drejtim të lindjes. Por kur këto struktura ajrore kanë ndaluar qarkullimin për disa ditë, në të njëjten kohë, moti i keq ka mbërthyer Bosnje Hercegovinën, Serbinë dhe Kroacinë me sasi rekord të reshjeve të shiut.

Stuhitë e dëborës dhe epidemia e gripit përfshijnë Ballkanin

Dëbora e dendur në Shqipëri ka shkaktuar vështirësi në shumë rrugë ndërsa disa kompani private janë paditur për mosmirëmbajtjen e tyre. Mungesa e ujit është gjithashtu një problem i zakonshëm për shqiptarët për shkak se uji ka ngrirë në depozita. Mungesa e energjisë elektrike në disa zona e ka bërë situatën më të vështirë për shumë komunitete. Qeveria të shtunën tha se shkollat dhe kopshtet do të qëndrojnë të mbyllura deri më 14 janar për të parandaluar përhapjen e një epidemie gripi, që ka përfshirë vendin gjatë temperaturave shumë të ulëta.

TEC-et e reja në Ballkan “do të ndotin mjedisin”

Pothuajse asnjë nga termocentralet e reja të qymyrit të planifikuara në Ballkanin Perëndimor nuk do të përmbushë standardet e fundit dhe më të ashpërsuara të ndotjes në Bashkimin Europian, sipas një analize të re nga Rrjeti CEE Bankwatch, publikuar të martën. “Natyrisht që hartuesit e projektit hezitojnë të vonojnë projektet e tyre duke bërë rishikime dhe duke marrë masa për t’i përshtatur ata me standardet e reja, por duke mos e bërë këtë tani, ata do të duhet të paguajnë më vonë,” tha Pippa Gallop, koordinator i kërkimit të Bankwatch.

Thatësira “Luçifer” dëmton rëndë bujqësinë në Ballkan

Ndërsa shumica e popullsisë së Ballkanit vazhdon pushimet e verës, zyrtarët në rajon kanë filluar të llogarisin dëmin që vala e tejzgjatur e të nxehtit, të cilit i kanë vënë nofkën Luçifer ka shkaktuar në bujqësi. Rajoni përjetoi një nxehtësi të jashtëzakonshme për pothuajse dy muaj, me temperaturat që i kaluan 35 gradë Celsius, me thatësira, si stuhi të shpeshta dhe madje edhe breshër. Ekspertët paralajmërojnë se moti ekstrem ka shkatërruar drithërat, si dhe prodhimin e frutave dhe perimeve në të gjithë Ballkanin, gjë që gjithashtu ka një efekt negativ për blegtorinë dhe bulmetin.

Turizmi i pakontrolluar kërcënon zonat në UNESCO të Ballkanit

Zona të trashëgimisë UNESCO në Kroaci, Mal të Zi dhe Maqedoni po pësojnë dëmtime të paprecedentë për shkak të turizmit masiv të pakontrolluar, i cili po vë në pikëpyetje statusin e tyre si trashëgimi. Përveç ndotjes së mjedisit rrethues, numri i pakontrolluar i turistëve duket se është me pasoja të rënda për disa nga zonat, të cilat si rezultat mund ta humbin statusin e tyre. Zonat më në rrezik në Ballkanin Perëndimor përfshijnë qytetin bregdetar kroat të Dubrovnikut, “Perlën e famshme të Adriatikut” sipas Bajronit dhe Parkun Kombëtar të liqeneve Plitvice në brendësi të Kroacisë, si dhe qytetin e lashtë bregdetar të Kotorrit në Mal të Zi, pa harruar qytetin më historik të Maqedonisë, Ohrin.

Udhëtimi turistik i lumenjve të Ballkanit

Trashëgimia e vitit të kaluar është aq e bukur saqë ne nuk mund të refuzonim bërjen e edicionit të ri të Udhëtimit Turistik të Lumenjve të Ballkanit. Këtë vit, misioni është i njëjtë; të mbrojmë dhe promovojmë lumenjtë e rrjedhës së lirë, ndërsa tregojmë potencialin e turizmit dhe rëndësinë biologjike të këtyre lumenjve dhe ekosistemeve. Por këtë vit qasja është paksa ndryshe. Në vend të lundrimit të sa më shumë lumenjve, do të përqendrohemi në lundrimin dhe peshkimin e dy lumenjve nga burimi në det – lumi Soça në Slloveni dhe Itali dhe Moraça në Itali.