balona diellore

Balonat diellore, e ardhmja e prodhimit të energjisë së rinovueshme

Shfrytëzimi i energjisë së diellit për përdorim në tokë është i lehtë për tu bërë, sidomos në zonat ku ka më shumë orë me diell. Zhvillimet e reja në teknologjinë e energjisë diellore janë duke punuar për të maksimizuar konvertimin e saj, pra kapjen e sa më shumë rrezeve të diellit për të rritur sasinë e energjisë që do të konvertohet. Por asnjë panel diellor në Tokë nuk mund të bëjë atë që NextPV shpreson të arrijë. Grupi, i cili zhvillon këtë projekt ka për qëllim të kapë energjinë diellore në një vend ku dielli ndriçon pothuajse gjatë gjithë kohës: mbi re.