Banje

Liqeni i Banjës i kërcënuar nga mbetjet

Edhe pse banorët sot po ia njohin vlerën dhe rëndësinë ekonomike që ka, liqeni i Banjës po kërcënohet nga ndotja. Nënkryetari i Bashkisë Gramsh, Enver Qose: “Një nga problemet që ne kemi, ndoshta dhe të një viti më parë, problem që i sjellin njerëzit është ndotja e ujrave të Devollit që rrjedhin nga ndërtimi i hidrocentralit të Moglicës. Por ama efektet ai i shtrrin në ujrat që kalojnë përmes territorit të gramshit, në ujrat që kalojnë në fshatra. Të gjitha ato material që dalin nga thellësia e tuneleve në fund të fundit janë depozituar anash rrjedhës së lumit të Devollit.