Banka Boterore

“Moratorium” apo legalizim i katastrofës mbi pyjet dhe pylltarinë shqiptare

“Në vend të një letre për Parlamentin shqiptar”

Marrëdhëniet e shoqërisë shqiptare me natyrën në përgjithësi e me pyjet në veçanti janë përkeqësuar më shumë se kurrë ndonjë herë në dekadën e fundit. Shkatërimi i institucioneve, konfuzioni ligjor i krijuar nga ndryshimet e shpeshta dhe klienteliste, mungesa e investimeve nga shteti dhe keqpërdorimi i pamatshëm i investimeve të huaja, ka sjellë që 63 % e sipërfaqes së territorit të vendit, të jetë sot jashtë kontrollit të shtetit.

Banka Botërore e gatshme t’i financojë projektet në Ballkan

Banka Botërore është e gatshme t’i ndajë deri në 200 milionë dollarë për projektet me të cilat do të zhvillohej transporti dhe lidhjet tregtare ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, tha sot zyrtarja e lartë e kësaj banke, Christina Georgieva. “Ne jemi të gatshëm t’i financojmë projektet e tregtisë dhe transportit për t’i ndihmuar vendet e rajonit t’i largojnë pengesat që ekzistojnë tash”, tha Georgieva në tubimin ekonomik të nivelit të lartë në Sofje të Bullgarisë.

Banka Botërore tërheq fondin për ndërtimin e hidrocentralit në Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni

Banka Botërore tërhoqi fondin për një nga projektet e hidrocentraleve më të mëdhenj në Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni. Kjo është një fitore për mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit nga shkatërrimi që mund të sjellë ndërtimi i hidrocentraleve. ”Banka Botërore e ndërmori këtë hap me vonesë. Ndërtimi i hidrocentralit është në kontraditë me mbrojtjen e biodiversitetit dhe nuk duhet lejuar në zonat e mbrojtura sic është ky park”, thotë Gabriel Schwaderer, përgjegjësi i fondacionit CEO I fondacionit EuroNatur për mbrojtjen e natyrës.

Banka Botërore: Shqipëria e rrezikuar nga përmbytjet dhe tërmetet

Raporti i titulluar “Profilet e riskut nga tërmetet dhe përmbytjet në Europë dhe Azi Qendrore” dhe i publikuar me 23 janar, vlerëson se popullsia dhe ekonomia e Shqipërisë janë të ekspozuara ndaj tërmeteve dhe përmbytjeve, ndërkohë që tërmetet kanë një risk më të madh për ndikim të lartë edhe pse kanë mundësi më të ulët të ndodhin. Sipas Bankës Botërore, Shkodra është qarku i Shqipërisë që rrezikohet më shumë nga përmbytjet, ndërkohë që qarku më i prekur nga tërmetet është Fieri.

Bashkëpunimi i fuqishëm për zonat e mbrojtura të Shqipërisë

Projekti pesëvjecar "Mbështetje institucionale për menaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri" ka ardhur në fundin e tij, duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në progresin e bërë në fushën e mbrojtjes së natyrës në Shqipëri. Projekti – i zbatuar nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit (MM) dhe Agjencia Kombëtare për Zonat e Mbrojtura (AKZM), i financuar nga Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (AICS) - ndihmoi në formimin e një kuadri të ri kombëtar institucional për zonat e mbrojtura, në inicimin e ndryshimeve legjislative dhe forcimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura me efektivitet.

BB, sytë nga energjia e rinovueshme në Shqipëri

“Ndryshimet klimatike nuk janë shaka”. Kjo shprehje është thënë aq shpesh nga liderë botërorë, aq sa nuk duket mjaftueshëm për të treguar rrezikun që na kanoset nga rritja e temperaturave me vetëm 2 gradë celcius. Sipas Bankës Botërore, ato 2 gradë në 15 vitet e ardhshme do të zhysin në varfëri ekstreme 100 milionë më shumë njerëz, nëse çështja e klimës nuk shihet me seriozitet. Dhe Banka Botërore e ka nisur nga vetja, duke investuar një pjesë të madhe të fondeve të saj për të zhvilluar energjinë e rinovueshme dhe bujqësinë e qëndrueshme në 40 vende vende në zhvillim.

BB: 46% e shqiptarëve paguajnë 10% të të ardhurave për energji

Banka Botërore ka publikuar raportin periodik mbi energjinë e qëndrueshme që shërben si një kornizë globale për sektorin. Ky raport publikohet çdo dy vjet dhe është një bashkëpunim i Bankës Botërore me institucione mjaft të rëndësishme, si: Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD), Organizata Botërore e Shëndetësisë, Këshilli Botëror i Energjisë, etj. Në këtë raport të gjerë merret në analizë edhe Shqipëria. 46% e familjeve shqiptare shpenzojnë më shumë se 10% të të ardhurave të tyre për energji, thuhet në këtë raport.

BB: Aftësitë rikuperuese pas fatkeqësive natyrore, si renditet Shqipëria

Fatkeqësitë natyrore dominonin lajmet në vitin 2017. Uraganet arritën shifra rekorde, shirat dhe përmbytjet historike morën jetën dhe shkatërruan prona në Karaibe, Azinë Jugore dhe Shtetet e Bashkuara. Në Sierra Leone dhe Kolumbi, qindra njerëz vdiqën në rrëshqitjet e rërës pas shirave të mëdha. Banka Botërore përllogarit se ka rreth 4 herë më shumë fatkeqësi natyrore sot sesa në vitet 1960. Në një raport të publikuar më herët, por që Banka e risjell në kujtesë, si një ndër temat kryesore të vitit 2017, bëhet fjalë për aftësinë për t’u rimëkëmbur nga fatkeqësitë natyrore, tipar të cilin BB e përllogarit me përqindje.

BB: Deri në 2050, botës do t’i duhet 50% më tepër ushqim

Banka Botërore parashikon se deri në 2050, njerëzimit do t’i duhet 50 % më tepër ushqime për të ushqyer popullatën. Nga tani, deri në 2050, projeksionet tregojnë se popullata do të rritet nga 7 deri në 9 mld. Duke parë pamjen demografike tonën të ardhshme, problematika qëndron edhe në përkeqësimin e kushteve klimaterike. Politikë-bërësit dhe shkencëtarët po studiojnë impaktin që do të kenë këto dy arsye për të mbjellat dhe prodhimin në përgjithësi, dhe ende nuk është e qartë se sa do jetë sasia e kërkuar realisht në vijim të viteve.

BB: Shqipëria dhe Zvicra me reshjet më të mëdha në Europë, duhet investuar në parashikimin e motit

Shqipëria bashkë me Zvicrën kanë rezultuar si vendet me sasinë më të lartë të reshjeve vjetore sipas një kalkulimi të Bankës Botërore për reshjet mesatare ndër vite. Harta globale e reshjeve e publikuar së fundmi nga Banka dalloi Shqipërisë si një nga vendet me intensitet të lartë të reshjeve me një mesatare 1,485 mm në vit. Në vendin e parë për nga volumi i reshjeve u rendit Zvicra me 1,537 mm në vit. Më tej në renditje vijnë, Norvegjia, Britania e Madhe, Austria, Kroacia dhe Bosnja të cilat kanë reshje vjetore në sasi më të lartë se 1000 mm.

Fondi i Zhvillimit anulon procedurat për turizmin, BB bllokon 64 mln €

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bëri me dije se ka anuluar tenderin për shprehjen e interesit lidhur me shërbimet e mbikëqyrjes për ndërhyrjet që do të bëhen në katër qytete në Jug të vendit. Bëhet fjalë për një nga procedurat e parashikuara në kredinë prej 63.8 milionë eurosh që Banka Botërore i ka dhënë qeverisë shqiptare me fokus Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin. Tenderi parashikonte mbikëqyrjen e punimeve në pika të veçanta në qytetin e Sarandës, Përmetit, Gjirokastrës dhe Beratit.

MZhU dhe BB nisin punën për Rehabilitimin Urban të Jugut

Projekti me vlerë investimi 55 milion euro do të shtrihet në 5 vitet e ardhshme në qarqet Berat, Fier, Gjirokastër e Vlorë, dhe Bashkitë respektive. Synimi është që nëpërmjet projekteve të infrastrukturës urbane dhe projekteve të rigjenerimit urban, të stimulohet zhvillim ekonomik dhe turistik për rajonin e Jugut, duke krijuar premisa të shtuara për një lidhje më integrale me komunitetet lokale dhe aktorët e biznesit lokal. Grupi ndërinstitucional dhe misioni i Bankës Botërore kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e bashkive që kanë aplikuar për projekte.

Parisi, Tirana dhe ekonomia e mjedisit

Ne kemi pak lidhje me ekonominë e Parisit dhe ndaj titulli mund të jetë çorientues për lexuesin. Në fakt fundviti i 2015-s i la Parisit vëmendjen botërore për dy arsye: e para, kishte të bënte me sulmet e tmerrshme terroriste me qindra të vdekur dhe e dyta, me mbledhjen e gjithë vendeve të botës për të vendosur politikat e koordinuara për të ulur pasojat negative në njerëz dhe në ekonomi të ngrohjes globale. Në një shkrim të botuar në revistën “The New Yorker”, më 7 dhjetor 2015, thuhej se lufta civile në Siri dhe aktet terroriste në Paris ishin të lidhura njëra me tjetrën si pasojë e ngrohjes globale.

Projekti për Burimet Ujore, Bordi i BB miraton 26.8 milionë USD për Shqipërinë

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi në datën 22 shkurt 2018 një shtesë financimi për projektin e Burimeve Ujore dhe Ujitjes në Shqipëri. Financimi prej 26.8 milionë dollarë është shtesë i projektit ekzistues që është zbatuar ndër vite në vendin tonë me përgjegjëse Ministrinë për Bujqësinë.