barack obama

15 nismat që Obama ka ndërmarrë për mjedisin

Presidenti Barack Obama ka mbajtur sot fjalimin e tij të lamtumirës përpara largimit nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti i parë me ngjyrë i Amerikës e mori fillimisht postin në vitin 2008, me një mesazh shprese dhe ndryshimi. “Ama ndryshimi, - iu tha ai amerikanëve, - ishit ju vetë, ndërsa mua më bëtë një njeri më të mirë”. Ja 15 nismat që Obama ka ndërmarrë për mjedisin:

1. Krijoi rezervuarin detar më të madh në botë (Ky rezervuar përfshin disa ishuj dhe tashmë është bërë një “shtëpi” e sigurtë për peshqit, koralet, gjitarët e detit, zogjtë, etj).

Barack Obama, Leonardo Di Caprio dhe Katherine Hayhoe për ndryshimet klimatike

Këtë të hënë, Presidentit Obama në oborrin e Shtëpisë së Bardhë ngriti një panel diskutimi mbi kërcënimet reale të ndryshimeve klimatike me Leonardo Di Caprio, aktor, ambjentalist dhe filantrop dhe studiuesen e klimës Katherine Hayhoe. Obama në takimin e hapur u shpreh se: “Ajo çfarë ne po shohim është se ndryshimet klimatike po ndodhin më shpejt sesa parashikimet që na janë thënë 5 apo 10 vjet më parë. Ajo që ne shohim është se modelet e ndryshimeve klimatike janë më pesimistet e mundshme – idetë e ndryshme të parashikuara nga shkencëtarët, thonë se jemi në një garë kundër kohës.

Gjendje emergjence në Flint të Michiganit, uji i kontaminuar me plumb

Presidenti amerikan, Barack Obama ka shpallur gjendjen e emergjencës në qytetin Flint të Michiganit, për shkak të ujit të kontaminuar me plumb. Uji me të cilin furnizohet qyteti është kontaminuar pas ndryshimit të furnizuesit në vitin 2014.  Në tetor, testimet zbuluan një rritje të nivelit të plumbit në furnizimin me ujë dhe në gjakun e fëmijëve. Ekspozimi ndaj plumbit mund të shkaktojë çrregullime në të mësuarit dhe probleme në sjelljen e fëmijëve. Përpara kësaj, qytetarët e Flintit ishin ankuar për ujë të zbardhur, erë të keqe si dhe dhimbje koke apo edhe skuqje të lëkurës nga përdorimi i ujit.

Konferenca “Oqeani Ynë”, një përpjekje e re për ruajtjen e oqenit

Në një konferencë kushtuar mbrojtjes së Oqeanit, u bënë të njohura më tepër se 120 projekte konservimi dhe një fond prej rreth 2 miliardë dollarësh, për t’u përdorur në programe të ndryshme në shkallë globale. Synimi është mbrojtja e Oqeanit. Zyrtarët thonë se këto masa do të prekin më tepër se 2 milionë metra katrore detare në zona të reja ose të mbrojtura, por më të zgjeruara në mbarë botën. Konferenca u mbajt në Departamentin amerikan të Shtetit.

Obama merr vendim 'kundër' Trump, ndalon shpimet e naftës

Presidenti amerikan në ikje, Barack Obama ka ndaluar çdo shpim për ngritje impiantesh të nxjerrjes së naftës dhe gazit natyror në Oqeanin Atlantik dhe në Arktik të SHBA-ve. Ky veprim nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, shihet si një përpjekje për të mbrojtur rajonin përpara se ai të largohet nga detyra në janar të 2017. Por ajo që është më e rëndësishmja është që presidenti i ri Donald Trump do ta ketë shumë të vështirë ose pothuajse të pamundur për të hedhur poshtë këtë vendim. Për qeverinë e Trump nënkupton që SHBA-të do të varen nga nafta e Lindjes së Mesme edhe më shumë për nevojat e brendshme.