Barriera e Madhe Koralore

Barriera e madhe koralore “në fazën e fundit”

Sipas studimeve të fundit, pak nga pak ngjarje të shumta zbardhuese kanë prekur 2/3 të Barrierës së Madhe Koralore të Australisë. Të dhënat kanë alarmuar shkencëtarët, të cilët shprehen se ngjarjat e zbardhimit gjatë 2016-2017 janë të pashembullta për këto barriera koralore, dhe koralet e dëmtuara nuk do të kenë shumë mundësi për rikuperim. Shkencëtarët sëbashku me Qendrën e Ekselencës së Këshillit për Kërkimet në Australi që merren me Studimet e Barrierave Koralore, javën e kaluar përfunduan sondazhet ajrore të strukturës më të madhe të koraleve, duke shënuar zbardhje në 800 shkëmbinj nënujorë koralorë të veçantë në rreth 8,000 km.

Barriera e Madhe Koralore nuk është zhdukur, por është dëmtuar

Javën e kaluar, përdoruesit e mediave sociale anë e mbanë botës u shokuan dhe u habitën kur Barriera e Madhe Koralore u deklarua e “vdekur” në një mënyrë simbolike nga gazeta Outside. Kishte vetëm një problem: hyrja e artikullit nuk ishte e vërtetë, dhe shkencëtarët u përpoqën ta korrigjonin atë në ditët në vijim. E vërteta është që koralet janë duke luftuar për të mbijetuar ndaj ndryshimeve klimatike, dhe kërkohet ndërhyrje e shpejtë nëse duam që ato të shpëtojnë.

Koncert nënujor në Florida, si tërheqje vëmendje për ruajtjen e koraleve

Adhuruesit e muzikës dhe të koraleve janë përpjekur t’i bashkojnë të dyja në fund të detit me pjesëmarrjen në festivalin Lower Keys, në Florida, SHBA. Rreth 400 zhytës u mblodhën mes koraleve te Looe Key për një koncert nënujor, një event i rrallë ky por dhe mjaft i preferuar. Organizatori Bill Becker tha: “Kemi goxha audiencë këtu poshtë." Kjo është një prej gjërave që mund të bëhen për të tërhequr vëmendjen tek ruajtja e koraleve, tek ndërgjegjësimi i zhytësve. Koncerti është një mënyrë për të kërkuar një ekulibër mes mbrojtjes së barrierës koralore dhe kënaqësisë së publikut”.

Shkencëtarët eksplorojnë gropën nënujore, habiten nga ajo që gjejnë brenda

Kjo gropë e madhe ujore ishte përshkruar me herët nga gjeologët dhe tani shkencëtarët më në fund e kanë eksploruar këtë monument natyror që ndodhet në Great Barrier Reef. Vrima blu shtrihet rreth 120 milje nga Daydream Island, në bregun veri-lindor të Australisë. Ajo që dihej në fillim rreth kësaj vrime ishte prezenca e koraleve të shumta në këtë zonë, por aty u zbulua shtëpia e një kolonie të shëndetshme koralesh. Johnny Gaskell, një biolog detar nga Australia, shpërndau pamjet e mrekullueshme të Vrimës Blu në Instagram.