bashki

Bashkia marrëveshje me Ujësjellës-Kanalizimet: Të disiplinojmë përdorimin e ujit të pijshëm

Bashkia e Tiranës është institucioni i parë vendor që nënshkruan marrëveshje me Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve për të rritur cilësinë e shërbimet ndaj qytetarëve. Kjo marrëveshje, e cila u firmos nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe drejtori i AKUK, Arben Skënderi, në prani edhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, synon të sjellë përmirësim të mëtejshëm të performancës së UKT-së në furnizimin me ujë të pijshëm të qytetarëve, si dhe grumbullimin, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura.