bashkia

Nisma ‘Pemë pranë çdo pallati’, afrohen banorët e parë

Nismës së bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë pranë çdo pallati në kryeqytet i janë bashkuar edhe qytetarët. Banorët e Pallatit 138, rruga “Kostaq Cipo” në kryeqytet sëbashku me administratorin e pallatit të zgjedhur prej tyre kanë dhënë shembullin e parë duke mbjellë disa pemë në sheshin pranë pallatit të tyre, duke kontribuar në këtë mënyrë për një qytet më të pastër dhe të gjelbër për fëmijët e tyre.

Simbolika, 550 rrënjë ulliri në Petrelë për 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut

Në përkujtimin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kryeqytetit iu shtuan 550 ullinj rreth Kalasë së Petrelës, si simbol i shpresës, miqësisë dhe i jetës. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me përfaqësues të komunitetit të arbëreshëve të ardhur nga Italia, iu bashkuan aksionit për mbjelljen e ullinjve të rinj, që do të jenë pronë e banorëve të zonës, si një trashëgimi e pasur që vjen që nga koha e Skënderbeut.

Vijnë autobusët elektrikë, ja linja e parë e gjelbër në Tiranë

Projekti “Tirana Green City” ka nisur. Krahas nismës së guximshme për të mbjellë 2 milionë pemë deri në vitin 2030 dhe për të krijuar atë që do të quhet si Pylli Orbital, Bashkia e Tiranës ka vendosur që të nxisë një revolucion të vërtetë edhe në transportin e gjelbërt publik.