Bashkia Tirane

Bashkia e Tiranës merr çmim për transparencën me qytetarët

Tirana u vlerësua sot si një nga bashkitë më transparente me qytetarët, duke shënuar treguesit më të lartë në respektimin e së drejtës për informim. Në ceremoninë e prezantimit të gjetjeve të Monitorimit 2017, organizuar nga INFOCIP dhe mbështetur nga “Olof Palme Center” dhe Qeveria Suedeze, kryebashkiaku Erion Veliaj mori çmimin si institucioni më transparent ndaj qytetarëve. Ai deklaroi se krahasuar me dy vite më parë, situata në Bashkinë e Tiranës ka ndryshuar pozitivisht, duke siguruar transparencë dhe zgjidhje për qytetarët.

Sheshi “Skëndërbej”, Veliaj: 35 mijë lule, 10 mijë shkurre e 5 mijë pemë

Projekti i sheshit “Skëndërbej” i cili do të shndërrohet në një pedonale, do të ketë në përbërje të tij 35 mijë lule, 10 mijë shkurre dhe 5 mijë pemë dekorative, të cilat do t’a shndërrojnë këtë shesh në vendin ku do të organizohen aktivitete për gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit. Kjo është bërë e ditur nga vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. “Pemët dhe bimët endemike që rriten në Shqipëri dhe që në kushtet atmosferike të Shqipërisë do të vazhdojnë të rriten edhe në 30-40 vitet e ardhshme, ndaj morëm vendimmarrje dhe për gjithë pemët e bimësinë.

'Mbetjet', Mjedisi përgënjeshtron Mziun: Nuk ka aplikim për leje

Ndërkohë që qytetarët e Kamzës presin prej 3 ditësh një zgjidhje të problemit të mbetjeve në lumin e Tërkuzës, burime nga Ministria e Mjedisit konfirmojnë se nuk ka asnjë aplikim për leje mjedisore, pavarësisht pretendimit të kryetarit të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Sipas ministrisë edhe aprovimi për venddepozitimin jepet në bazë të një studimi dhe jo vetëm përmes një kërkese. Nga ana tjetër, Kryebashkiaku i Kamzës është shprehur se bashkia dhe këshilli bashkiak kanë miratuar krijimin e një pike tjetër të mbledhjes së mbetjeve në Valias, por Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë i refuzon lejen e mjedisit Bashkisë Kamëz, duke sjellë për pasojë këtë situatë.

“Haraçin” e politikbërjes e paguajnë konsumatorët?!

A është i pijshëm uji në Tiranë? Të huajve i ndalohet, ndërsa nëse je shqipitar të rekomandohet. Pak njerëz në Tiranë pijnë ujë direkt nga rubineti, pasi shumica e tyre i besojnë ujit në shishe, biznes shumë fitimprurës; dhe kjo një çështje më vete diskutimi për cilësisnë e ujit që ofron. Autoriteti që kontrollon ujin në Tiranë është pikërisht UKT-ja dhe institucionet simotra respektive në çdo qytet të Shqipërisë. Përfaqësues të UKT-së Tiranë, në deklaratat e tyre pranojnë se cilësia e ujit të pijshëm që shpërndahet nga rrjeti operator është në përputhje me të gjitha standardet ligjore dhe ato shëndetsore.

“Lufta për parkun”, bashkia shkul pemët e shoqërisë civile?

Këto fotografi janë publikuar nga të rinjtë e shoqërisë civile që mbollën të dielën fidanë tek Kodrat e Liqenit Artificial. Sot nuk ka më pemë, por vetëm gropa… Ata thonë se, fidanët janë shkulur nga punonjësit e pastrim-gjelbërimit të Bashkisë Tiranë. A mundet që bashkia të shkulë fidanë? Pemët u mbollën nga aktivistë të shoqërisë civile, të cilët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e këndit të lojërave. Fotografite janë publikuar nga vetë organizatorët e protestave tek Liqeni.

“Tarracat e Gjelbërta’’ projektet e Bashkisë Tiranë, në Expon e Klik-ut

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, e vlerësoi panairin e Klik Eskpo Group, si eventin ku për herë të parë, janë sëbashku sektorët nga përmirësimi i stilit personal të veshjes, përkujdesja për kafshët- shtepiake, nga zbukurimi i kopshtit të shtëpisë dhe zbukurimi i siperfaqeve të qytetit tonë e deri tek mbrojtja e mjedisit. E pranishme në ceremoninë e panairit të Klik Ekspo Group, që ngriti siparin dje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë nën logon “Textile and Fashion Show, Festivali i Luleve, Peizazhi Urban dhe Pet Show”, Paskali tha se, natyra me kompozimet e luleve dhe të bimëve apo me sektorin evergreen, është i lidhur ngushtesisht me mbrojtjen e ambientit dhe rritjen e hapësirave të gjelbra, që është dhe një nga misionet kryesore të Bashkisë Tiranë.

“Tirana e Gjelbër”, deri në 2030 do mbillen 2 milionë pemë

Tirana do të jetë i pari qytet në Ballkan që do të ketë një plan veprimi për qytetin e gjelbër. Gjatë prezantimit të metodologjisë dhe strategjisë për hartimin e planit për “Tiranën e Gjelbër”, një projekt ky i bashkisë në bashkëpunim me BERZH, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,deklaroi se Tirana do të ketë 2 milionë pemë të cilat do të mbillen duke krijuar një kurorë të gjelbër që do të rrethojë kryeqytetin. “Ne kemi marrë një vendim shumë të rëndësishëm që do të doja ta zbërtheja në projekte të implementueshm e për të mbjellë 2 milionë pemë deri në vitin 2030 në Tiranë.

“Tirana, Green City”; nisma për zgjerimin e gjelbërimit zbret në kryeqytet

Është mbajtur këtë të shtunë në ambjentet e Muzeut Kombëtar, në Tiranë, një event kushtuar gjelbërimit dhe zgjerimit të tij në kryeqytet e qytete të tjera të vendit. Eventi, i organizuar nga Green Line Albania dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit pranë Bashkisë së Tiranës, me qëllim promovimin e qyteteve të gjelbra, në harmoni me natyrën. “Tirana, qytet i gjelbër” është pjesë e një fushate sensibilizuese të nisur më 22 prill, në Ditën Botërore të Tokës, e që përfundon më 22 maj. I pranishëm në këtë takim, këshilltari i OKB për mjedisin, Bas Berends u shpreh se:

”Shqipëria Punon Tokën - Konsumo Shqip”, Veliaj: Të mbështesim prodhimet vendase

Me rastin edhe të 73 vjetorit të Ditës së Çlirimit është çelur ditën e djeshme në “Sheshin Nënë Tereza” në Tiranë, panairi më i madh i produkteve bujqësore vendase, “Shqipëria Punon Tokën – Konsumo Shqip”. Më shumë se 520 fermerë e biznese që aktivitetin e tyre e kanë përqendruar te agrobujqësia, kanë prezantuar prodhimet e tyre bio dhe autentike, ndërkohë që qytetarët kanë mundësi të blejnë dhe të shijojnë produkte cilësore.

100 mijë banorë të qendrës dhe Tiranës së Re do kenë më shumë ujë

Banorët e zonës së qendrës dhe Tiranës së Re do të kenë më shumë uji në shtëpitë e tyre. Kjo falë një investimi të rëndësishëm që ka ndërmarrë Bashkia e Tiranës dhe UKT për ndërtimin e një rrjeti të ri ujësjellësi në Bulevardin “Bajram Curri” dhe nga i cili do të përfitojnë më shumë se 100 mijë banorë në një sipërfaqe prej 120 hektarësh. Pjesë e këtij investimi është dhe zëvendësimi i tubave kryesorë që kalojnë mbi Lanë, në afërsi të urës në rrugën e “Elbasanit”.

200 pemë të reja në Liqenin e Farkës nga vullnetarët e “Fundjavë ndryshe”

Parku i Liqenit të Farkës është pasuruar sot edhe me 200 pemë të tjera, falë kontributit të nismës “Fundjavë Ndryshe”, e cila iu përgjigj thirrjes së Bashkisë së Tiranës për t’iu bashkuar aksionit të gjelbërimit të qytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi vullnetarët e “Fundjavë Ndryshe”, që kësaj here vendosën që kontributet e tyre t’i përdorin për një tjetër nevojë që ka shoqëria jonë, siç është gjelbërimi.

200 pemë të tjera përgjatë Unazës së Madhe, Veliaj: Në 21 mars aksion i madh mbjelljesh në Tiranë

Në 21 mars, në Ditën Botërore të Pyjeve, Bashkia e Tiranës do të organizojë një aksion mbarëqytetar për mbjelljen e mbi 100 mijë pemëve të reja, të cilat janë pjesë e projektit të Pyllit Orbital. Kryebashkiaku Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen kësaj nisme, e cila ka nisur prej pak javësh, por që do të kulmojë në 21 Mars.

200 pemë të tjera tek Liqeni i Thatë, Veliaj: 2018 do jetë akoma më i mirë për Tiranën

Një qytetar, një pemë, nisma e re e Bashkisë së Tiranës që synon t’i japë më shumë aksionit për mbjelljen e 100 mijë pemëve në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në mbjelljen e 200 pemëve të tjera në zonën e digës së Liqenit të Thatë, ndërsa ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që t’i dhurojnë qytetit një pemë, pasi në këtë mënyrë i ka lënë një trashëgimi me vlerë fëmijëve të tyre.

500 mijë euro nga UNECE për strehimin dhe zhvillimin urban, nis puna për hartimin e një Plani Kombëtar Veprimi

Ministria e Zhvillimit Urban është përzgjedhur një prej 4 vendeve fituese për projektin e transhit të 10 të UNDA (United Nations Development Account)-UNECE, “Evidentimi i politikave për një strehim dhe zhvillimi urban të qëndrueshëm në vendet me ekonomi në tranzicion”. Është hera e parë që Shqipëria, përfiton një projekt me vlerë 500.000 euro nga UNECE, UN-Habitat për realizimin dhe zbatimin e objektivave të përcaktuara në Agjendën 2015-2030 për zhvillimin e qëndrueshëm , në nivel kombëtar si dhe për përforcimin e kapaciteteve kombëtare për zhvillimin e politikave të qëndrueshme.

A po përgatitet Veliaj të ndërtojë inceneratorin e mbetjeve në Tiranë?

Këshilli Bashkiak Tiranë miratoi sot kalimin e vendimmarrjes nga Këshilli Bashkiak tek Kryetari i Bashkisë për kompaninë EcoTirana, shoqëria aksionare që menaxhon mbledhjen e plehrave në Tiranë. Tani kryebashkiaku Erion Veliaj do të marrë çdo vendim mbi EcoTirana—përfshi aktivitetin, shpenzimet dhe investimet e kompanisë— pa patur nevojë të konsultohet apo të bëjë transparencë përpara Këshillit Bashkiak. Këshilli ka lejuar, gjithashtu, EcoTiranën ta shtrijë aktivitetin e saj në gjithë vendin e jo vetëm në qarkun e Tiranës, siç ishte më parë.

Abuzimet me ujin, Mazniku: Do propozojmë të futet në kodin penal

Tirana prej ditësh po përballet me mungesën e ujit të pijshëm dhe Bashkia e Tiranës ka lëshuar në terren task-forcën për ndërprerjen e energjisë elektrike. Nënkryetari i Bashkisë, Arbian Mazniku, tha për “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe, se po diskutohet me qeverinë qëndrore për të futur në kodin penal ndërhyrjen në linjat e ujit të pijshëm.

Ajri i pastër kur s’ka makina, matjet në ditët e pushimit dhe të ftohtit

Ato çfarë po dëmtojnë mushkëritë e banorëve të kryeqytetit, janë grimcat që thithin çdo ditë nëpërmjet ajrit të shkaktuar nga karburanti i automjeteve që qarkullojnë çdo ditë në rrugët e Tiranës. Bashkia e Tiranës ka monitoruar ndotjen e ajrit në ditë të zakonshme me trafik, por dhe në ditët e para të janarit, ku qytetarët ishin pushim dhe vlerat zbresin nga 90 mikrogram për metër kub në 30 mikrogram. “Bëhet fjalë për vlerat e PM10. Vlerat në ditë normale shkojnë edhe në 90, ndërsa në ditët e pushimit apo në ditët e ngricave këto vlera shkuan edhe në 30 mikrogram”, shprehet Diana Mile, drejtoreshë e planifikimit të politikave të mjedisit.

Aksion për mbylljen e pikave të mbetjeve jashtë kushteve mjedisore

Të gjitha pikat e grumbullimit të mbetjeve të automjeteve dhe metaleve të tjera, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Bashkisë së Tiranës pa plotësuar kushtet e kriteret mjedisore, do të mbyllen. Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, të mbështetura nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, nisën sot në terren aksionin për verifikimin e dokumentacionit dhe mbylljen e të gjitha pikave të skrapit që funksionojnë në Tiranë, në kundërshtim me parashikimet ligjore mjedisore dhe për të cilat ka patur edhe ankesa nga qytetarët në portalin “Bashkëqeverisja me qytetarët”.

Aksion për pastrimin vullnetar të Tiranës, Veliaj: Në dhjetor nis nga puna kompania publike

Bashkia e Tiranës, e mbështetur nga vullnetarë e qytetarë të Tiranës, ndërmori ditën e djeshme një aksion pastrimi në të 24 Njësitë Administrative të kryeqytetit. Aksioni nisi në orën 8.00 të mëngjesit, nga Kombinati, me pastrimin e varrezave të Sharrës, e më pas vijoi në të gjitha njësitë administrative, të cilat janë organizuar në zona të përcaktuara më parë nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, fillimisht iu bashkua aksionit të pastrimit në Kombinat, e më pas kaloi në Njësinë Administrative 8, në zonën e njohur si “Serat”, ku edhe falënderoi të gjithë qytetarët që vendosën t’i bashkohen aksionit të pastrimit.

Aksioni i pastrimit, Veliaj: Reduktuam qeset me 60 %

Bashkia e Tiranës iu bashkua sot aksionit kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë që duam”. Bashkia e Tiranës, Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, Ministria e Arsimit si dhe Ministria e Arsimit, organizuan aksionin e pastrimit në aksin rrugor Qafë Kashar-Rinas ku veç përfaqësuesve të institucioneve shtetërore morën pjesë edhe nxënës nga gjimnazet e Tiranës, si dhe vullnetarë të tjerë. I pranishëm në këtë aksion ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i shoqëruar nga Ministri Blendi Klosi, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro si dhe deputetë.