Bashkia Vore

“Gërdeci”, në vendin e shpërthimit do ndërtohen mjedise kulturore e sportive

Në vendin e shpërthimit në Gërdec, tashmë Bashkia e Vorës do të mund të ndërtojë një infrastrukturë të nevojshme për komunitetin, ambiente kulturore etj. Vendimi i qeverisë, i miratuar dje, përcakton pikërisht kalimin në pronësi, nga Ministria e Mbrojtjes te Bashkia Vorë, të pronës nr.126, me emërtim “Ish-Brigada e Tankeve”, me vendndodhje në Gërdec, Vorë, sipas planvendosjes që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi, për ta përdorur për ushtrimin e funksioneve të veta administrative.