Bashkimi Evropian

"Apartejd ushqimor" në radhët e BE-së?

BE-ja do të vërë në dispozicion 1 milionë euro për përmirësimin e analizave për prodhimet ushqimore, pas ankesave të një sërë shtetesh evropiano-lindore anëtare të BE-së për "një apartejd ushqimor" në radhët e BE-së, Bashkimi Evropian bëri disa propozime për rritjen e cilësisë së prodhimeve ushqimore në këto vende. Në një takim të liderëve të Polonisë, Hungarisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë në të cilin mori pjesë edhe komisionerja e BE-së për mbrojtjen e konsumatorëve, Vera Jourova, u tha se BE-ja do të përmirësojë testet për të konstatuar nëse ka dallimeve mes produkteve që ofrohen në lindje dhe perëndim të Evropës.

"Siguria ushqimore, ka mungesë të laboratorëve të certifikuar në vend"

Një nga kapitujt që do të duhet të negociohet për zgjidhje në këto kohë është edhe siguria ushqimore. Ekspertët thonë se kjo është një çështje e rëndësishme, pasi mund të çojë deri në mbylljen e aktiviteteve. Për qeverinë, qëllimi është sigurimi i monitorimit të plotë të zinxhirit nga ferma në tavolinë. Siguria ushqimore është një nga barrierat më të mëdha tregtare për eksportet shqiptare. Nëse ajo do të arrihet të pranohet nga BE-ja, atëherë janë të gjitha shanset për të diversifikuar dhe për të rritur eksportet, si dhe do të ndihmonte ekonominë të orientohej nga përpunimi.

“Erë Tomorri”, në Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit

Biodiversitetit ose "shumëllojshmëria biologjike" është shumëllojshmëria e jetës në planetin tone. Biodiversiteti është i rëndësishëm, sepse çdo specie ka një rol të rëndësishëm në ekosistemin e saj. Njerëzit janë të varur nga biodiversiteti. Biodiversiteti njeriut i ofron ushqim, ilaçe dhe materiale të papërpunuara, shumë mallra dhe shërbime të tjera. Ekosistemet e shëndetshmë, si pjesë e biodiversitetit luajnë një rol të rëndësishëm në sigurimin e ushqimit, ujit të pastër, kontrollit të sëmundjeve infektive, thithjen e papastërtive, rregullimin e klimës etj.

“Ndërtoni HEC-e të tjera, por ju lutem lëreni Vjosën”! Mesazhi vjen nga Parlamenti Evropian

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, një adhuruese e natyrës shqiptare është nga lobueset me të forta kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumin e Vjosës. “Lumi i Vjosës është i vetmi ne Europë, që është ne rrjedhje të lire”, ka pohuar ajo gjatë një takimi me gazetarë nga Shqipëria në Parlamentin Europian në Bruksel. Është e vërtetë që Shqipëria ka nevojë për energji, thotë ajo, por jo në këtë lumë. Në këtë zonë, sugjeron ajo, Shqipëria mund të bejë investime në ekoturizëm. Lunacek thotë se ajo ia ka shprehur dhe kryeministrit shqiptar mendimin e saj, por gjithsesi shton se në Shqipëri tani e gjithë vëmendja është e përqendruar te zgjedhjet.

“Të mbrojmë lumenjtë” reagojnë përpara Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë

Organizatat e grupimit “Të mbrojmë lumenjtë” u bashkuan ditën e djeshme (19.12.2016) përpara Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për një protestë paqësore. Përfaqësuesit e organzatave shfaqën fotografi të Valbonës nga Koncert - Protesta e organizuar në datën 29.10.2016 dhe nga vendet ku po bëhen punime për ndërtimin e Hidrocentraleve. Shenjë dalluese e pjesëmarrësve ishte mbyllja e gojës në shenjë demonstrative për t'iu theksuar insititucioneve shtetërore: Ju nuk na dëgjoni, nuk na shikoni, nuk merrni parasysh komunitetin e prekur!

10 minuta emocioni!

Pas pjesëmarrjes në Koncert-Protestën në Valbonë nisur nga këngëtaret Elina Duni dhe Eda Zari, ndaj ndalimit të ndërtimit të hidrocentraleve në parkun Kombëtar të Valbonës (29.10.2016), grupimi “Të mbrojmë lumenjtë”, nuk ndalet së vijuari për vendosjen e drejtësisë në zonë. Me publikimin në media të deklaratës së Kryeministrit të Shqipërisëpër ndalimin e ndertimit të 9 hidrocentraleve në Valbonë dhe ndërtimin e 2 hidrocentraleve, grupimi ka nisur një letër kërkesë pikërisht për të marrë një informacion më të detajuar dhe më transparent rreth këtij vendimi.

AJMMI, veprimtari promovuese për ishujt në Ksamil

AJMMI, Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit, me një ceremoni modeste në Ksamil, përmbylli një ditë më parë një fazë të rëndësishme të projektit "Rikthim dhe rehabilitim i gjelbër i ishujve të demtuar të Ksamilit"-. mbështetur nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqiperi, me financim të Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, në kuadër të programit ACHIEVE. Aktiviteti përfshiu një foto-ekspozitë nga historiku i viteve të pas nëntëdhjetës të ishujve joniane; promovimin e një filmi dokumentar realizuar nga AJMMI dedikuar projektit të rehabilitimit dhe ndërgjegjësimit të publikut dhe vendimarrësve; promovimin për herë të parë të një tabele publike të ilustruar dy gjuhëshe me shpjegime për vlerat ekoturisitke të ishujve, e instaluar në brigjet e Ksamilit, etj,.

Alarmi i BE, 40% e ujërave lumorë dhe detarë janë të ndotur

40 % e ujërave shqiptare lumore dhe detare janë të ndotur çka përbëjnë një risk serioz për detin Adriatik dhe Jon dhe gjallesat që rriten në to, pasi nëpërmjet lumenjve shkarkohen ujëra të zeza dhe mbetje urbane të papërpunuara më parë. Bashkimi Europian i ka dhënë një rëndësi të veçantë cilësisë së ujërave dhe ky vlerësim është bërë nga Agjencia Europiane e Mjedisit me seli në Vjenë. “40 % e ujërave të Shqipërisë janë të një cilësie jo të mirë. BE-ja ka vlerësuar se për t’i sjellë në parametra nevojiten 2 miliardë euro.

Bashkimi Evropian: Shpërthimi i ujërave të zeza në Ksamil përgjegjësi e Bashkisë Sarandë

Një javë pasi në Ksamil shpërthyen ujërat e zeza dhe u derdhën në det, Bashkimi Evropian i është përgjigjur kërkesës së redaksisë së Exit lidhur me përgjegjësinë mbi rrjetin e kanalizimeve në Bashkinë Sarandë. Pas shpërthimit që largoi turistët nga plazhet e Ksamilit, Bashkia Sarandë dhe Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve të Sarandës (UKS) pohuan se ndërtimi i kanalizimeve ishte një projekt i BE dhe se BE ishte përgjegjëse për tenderimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e tij.

BE do detyrojë kompanitë të mos e trajtojnë Europën Lindore si “kazanin e plehrave” ushqimore

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha se ushqimet në dukje identike, por me përmbajtje ] jo të njëjtë, nuk duhet të shiten në Europën Lindore, duke u rreshtuar në krah të atyre që mendojnë se kjo praktikë çon në diskriminim, shkruan agjencia Reuters. Kjo çështje kërkon një zgjidhje të menjëhershme për anëtarët lindorë të Bashkimit Europian, të cilët tashmë e ndjejnë frikën e humbjes së influencës në BE, pasi Gjermania, Franca dhe të tjera shtete perëndimore e konsiderojnë integrimin më të ngushtë.

BE lëshon alarmin: Ndotja në Kosovë, shqetësuese

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalya Apostolova u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që urgjentisht të ndryshojnë politikat që ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Ajo tha se këto ndryshime janë edhe pjesë e standardeve që Kosova duhet t’i përmbush në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.

BE ndryshon qëndrim për shoqërinë civile: Do të raportojnë lidhur me progresin e vendit

Bashkimi Evropian ka ndryshuar qëndrimin e tij lidhur me rolin e organizatave të shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit të vendit në BE. Më parë opinioni i shoqërisë civile nuk përfshihej në prrogres raportet e Komisioni Evropian për çdo vend kandidat. Por sot gjatë fjalimit në dëgjesën me publikun për Raportin Vjetor të Shqipërisë 2018, Ambasadorja e Be-së Romana Vlahutin theksoi rëndësinë e shoqërisë civile si “mbikëqyrëse” të qeverisës dhe njoftoi përfshirje më aktive të saj në hartimin e raportit: “Për ne, ajo çka shoqëria civile thotë apo kontribuon është me shumë rëndësi.

BE ratifikon Marrëveshjen e Parisit për klimën

Parlamenti Evropian ka miratuar ratifikimin e Marrëveshjes së Parisit nga Bashkimi Evropian. Me miratimin e Parlamentit Evropian të djeshëm të Marrëveshjes së Parisit - në prani të Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, të Kombeve të Bashkuara Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon dhe Presidentit të COP 21 Ségolène Royal – nuk ka më pengesa. Procesi politik i Bashkimit Evropian për ratifikimin e Marrëveshjes ka përfunduar.

BE-ja në rrezik të përmbytet prej mbeturinave plastike

Deri tani më shumë se gjysma e mbeturinave plastike të botës eskportoheshin për në Kinë, por Pekini vendosi tani t'i ndalojë ato. Aktivistët kinezë të mjedisit gëzohen, por Gjermania gjendet para një problemi. Mijëra tonelata mbeturina plastike grumbullohen çdo vit në vendet e industrializuara dhe shpesh ato përfundojnë në Kinë.

BE-ja, në rrugën e duhur për arritjen e objektivave klimatike të 2020-ës

BE-ja është e vendosur për të arritur objektivin e 2020-ës, pavarësisht rritjes së lehtë të emetimeve të gazit serrë në vitin 2015. Sipas disa raporteve të fundit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA), emetimet e Bashkimit Evropian në vitin 2015, ishin 22% më të ulëta se nivelet e vitit 1990. Raportet konfirmojnë se BE-ja është në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin e saj të emetimeve të gazit serrë të vendosur për vitin 2020.

Berat: Rritja e kapaciteteve të Uniformave Blu për krimin mjedisor

Kuadri ligjor Evropian në mbrojtjen e Mjedisit i krahasuar me kuadrin ligjor shqiptar dhe figurat e veçanta të veprave penale në kreun IV të KPRSH si dhe nevoja për përmirësim e këtyre dispozitave me qëllim harmonizimin me Legjislacionin Evropian, por edhe si përgjigje efikase ndaj krimit mjedisor, ishin fokusi i trajnimit të organizatës “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, pjesë e paketës së punës së projektit: “Ulja e krimit mjedisor nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”.

Biçikleta mbush 200 vjet – Statistikat e tregut brenda Bashkimit Europian

Këtë muaj, biçikleta feston ditëlindjen e saj të 200-të. Ndonëse origjina e saj ekzakte nuk dihet, dimë që në Qershor 1817, baroni gjerman Karl von Drais testoi “die Laufmaschine”, të njohur edhe si makina e vrapit, velocipedi dhe Draisienne. Kjo shpikje e von Drais, e cila kishte një rrotë të parme të manovrueshme u bë paraardhësja e biçikletës së sotme. 200 vjet më vonë, Portugalia është eksportuesi kryesor i biçikletave në Bashkimin Europian, me rreth 15% të të gjitha biçikletave të eksportuara në 2016-ën. Ajo ndiqet nga Italia dhe Hollanda me 14 dhe 13 për qind.

Bosnje-Hercegovina përballet me sanksione nga Komuniteti i Energjisë

Për shkak të asaj që u konsiderua si "përpjekje e pamjaftueshme nga Bosnje-Hercegovina (BiH) për të përmbushur detyrimet e saj sipas kushteve të Traktatit të Komunitetit të Energjisë", ky i fundit vendosi në prill të ndjekë masa ndëshkuese ndaj vendit. Sanksionet, u ndalën në tetorin e kaluar, pas negociatave me organet qeverisëse të BiH-së mbi zbatimin e Planit të Veprimit për Transferimin e Pronës Juridike në Sektorin e Energjisë, dhe po riprezantohen tani pasi qeveria nuk arriti të sinkronizonte parashikimet e pritura në muajin mars.

Bruksel, BE-ja synon të ndalë produktet plastike njëpërdorimshme

Rripat plastik, pjatat plastike dhe shkopinjtë e tullumbaceve bëjnë pjesë në produktet plastike që do të ndalohen në Bashkimin Europian, sipas një propozimi për të ndaluar ndotjen detare të prezantuar sot nga ekzekutivi i Unionit.

Bullgari: Përmirësimi i efiçencës së energjisë, një prej objektivave kryesore

“Përmirësimi i eficencës së energjisë është një prej objektivave kryesore të Bullgarisë”, tha Marina Kirova, Përfaqësuese e Komisionit Europian për Bullgarinë. Ajo u paraqiti gazetarëve, të dhëna nga vende të ndryshme europiane në lidhje me investimet që ata do të bëjnë në Bullgari, të cilat do të implementohen nëpërmjet instrumenteve të BE-së. Ajo theksoi edhe një herë faktin se autoritetet bullgare kanë vendosur një numër të caktuar objektivash në këtë drejtim. Ndër më ambiciozët është ai në fushën e mjedisit, ku kapaciteti i riciklimit të mbetjeve rritet me 105,000 tonë në vit.