bateri

Bateria ekologjike që karikohet me dioksid karboni

Kërkuesit e Penn State University kanë krijuar një bateri që shfrytëzon ndotjen në mjedis për të prodhuar energji. Bateritë alternative janë e ardhmja. Ose më mirë e tashmja. Janë të shumtë studiuesit që përdorin metoda të ndryshme për të karikuar pajisjet tona elektronike. Në Penn State University, në Shtetet e Bashkuara, një grup kërkuesish ka krijuar një bateri që prodhon energji nga dioksidi i karbonit.

Britania hap rrjetin elektrik për bateritë – Kërkon të kursejë 52 miliardë dollarë

Qeveria britanike ka bërë publike planet për të ndihmuar konsumatorët dhe industrinë të kursejnë deri në 40 miliardë paund nga faturat e tyre duke e hapur rrjetin e energjisë ndaj mjeteve të ruajtjes me bateri, duke stimuluar centralet energjetike me ndotje të ulët. Departament për Biznesin, Energjinë dhe Strategjinë Industriale ka shpallur planet për të investuar 246 milionë paund në kërkim për teknologji baterish. Pjesë e planit janë edhe disa amendime në ligje, të cilat do të përcaktonin ruajtjen e energjisë dhe do t’i lejonin investitorët të mbështesnin projekte të tilla.

Edhe bateritë mund të riciklohen

Bateritë alkaline mund edhe t’i hidhni në koshin e mbeturinave sapo ato ta përfundojnë funksionin e tyre karikues, por kjo nuk është mënyra e duhur për shkatërrimin e tyre. Bateritë, duke përfshirë edhe ato një-përdorimëshe, kanë përmbajtje të kimikateve të ndryshme dhe elementëve si plumb, kadmium, zink dhe litium (ndonjëherë edhe merkur). Bateritë e hedhura direkt në natyrë do të bëjnë që këto elementë kimikë të përzihen dhe të ndotin kështu mjedisin, të cilat mund të ndikojnë gjithashtu edhe në dëmtime të lëkurës apo organizmit.

Ja ku do të përfundojnë bateritë e Makinave Elektrike pasi të zëvëndësohen

Vala e parë e baterive nga automjetet elektrike dhe hibride po arrijnë moshën e “pensionit”, çka do të thotë se duhet të zëvendësohen me të reja. Por bateritë e vjetra nuk do të përfundojnë në landfille, përkundrazi, ato do të kalojnë edhe një dekadë tjetër duke shërbyer si energji në të gjithë botën.