BE

BE në Shqipëri: Bashkohu edhe ti të pastrojmë plazhet në 15 shtator

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri në Ditën Botërore të Pastrimit të Plazheve ka organizuar një tur pastrimi në plazhin e Spillesë në Kavajë. Nëpërmjet një njoftimi publik, Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri apelon për t’ju bashkuar thirrjes për pastrimin e plazheve nga mbeturinat.

BE-ja i jep fund ndryshimit të orës në tetor të vitit 2019

Bashkimi Evropian do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri në prill të vitit të ardhshëm për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore. Megjithëse një vendim i shumëpritur dhe i votuar nga shumë shtetas evropianë në një sondazh të pak muajve më parë, ekziston ende frika se Evropa mund të përfshihet nga kaosi i zonave të ndryshme orare. Komisionerja evropiane për Transportin, Violeta Bulc, njoftoi se BE-ja do të ndalet së ndryshuari akrepat e orës në mbarë kontinentin në tetor të vitit 2019. Praktika, e cila synonte të kursente energji që prej kohës së Luftrave Botërore dhe krizës së naftës së viteve 1970, u bë ligj anembanë bllokut në vitin 1996.

Durrës, fushatë ndërgjegjësimi mbi cilësinë e ujit të detit

Në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit mbi cilësinë e ujit të detit, sot (15 shtator) Qendra e Informimit e BE-së Tiranë në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik Durrës monitoruan cilësinë e ujit të detit në Gjirin e Lalëzit. 5 mostra në 5 pika të ndryshme u morën sot në këtë zonë. Fushata e monitorimit synon të ndërgjegjësojë në mbajtjen pastër të plazheve dhe përmirësimin e cilësisë së ujit të detit.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, 26.2 milionë euro për 70 ujësjellës në fshatra

Do të ndërtohen 70 ujësjellës në zonat rurale nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me një financim prej 26.2 milionë euro nga banka gjermane KfW dhe Bashkimi Europian. Programi, i cili do të jetë i hapur për të gjitha bashkitë, konsiston në ndërtimin e rehabilitimin e rreth 70 ujësjellësve rurale, duke kontribuar në përmirësimin e jetesës së 75 mijë banorëve.

Java Evropiane e Lëvizshmërisë në Shkodër

Organizta GO2 ka çelur këtë javë aktivitetesh në Shkodër me disa takime me nxënësit e shkollave 9-vjeçare "Dëshmorët e Prishtinës", "Mati Logoreci", "Hasan Riza Pasha" dhe "Azem Hajdari" ku është diskutuar rreth aksidenteteve dhe sigurisë rrugore, biçikletës si mjet i volitshëm transporti, të drejtave dhe sigurisë së këmbësorëve, parkimit dhe transportit publik. Gjithashtu, për më të vegjlit e lagjes Marlulaj dhe Kiras janë zhvilluar lojra edukative lidhur me lëvizjen e qëndrueshme, ndërsa çdo pasdite në qytet ofrohet kinema e hapur me filma për të njejtën temë.

Lamtumirë ndërrim ore verore e dimërore, Komisioni Europian merr vendimin

Së shpejti nuk do të duhet më të përgatitemi për kohën e dimrit dhe atë të verës përmes orës. Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në një intervistë për programin e mëngjesit të televizionit gjerman ZDF është shprehur, se pasi shumica e qytetarëve i ka thënë jo ndërrimit të orës, Komisioni Europian do të propozojë heqjen e këtij rregulli. “Njerëzit duan që ne ta bëjmë këtë.” Që këtë të premte Komisioni do të marrë vendimin përkatës. Pastaj e kanë radhën shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian, e në fund nuk do të kemi më ndërrimin e orës në kohën e dimrit dhe të verës, tha Juncker.