Belsh

Dumreja dhe Liqenet e Belshit, një bukuri turistike që duhen zgjuar

Edhe tani në dimër mund të udhëtosh për në Belsh e të kënaqesh. Ndodhen fare pranë Elbasanit,Tiranës, Gramshit dhe Kuçovës, me një bukuri të rrallë dhe një histori tepër intriguese. Në përgjithësi është një zonë me një peizazh natyror që të bën për vete në të katër stinët por më interesante është pranvera dhe vjeshta, ku bimësia pikas me ngjyrat e saja të theksuara. Gjithë krahina numëron rreth 84 liqene, midis tyre ka dhe të vegjël fare, por të gjithë janë të bukur dhe kanë karakteristikat e tyre. Kanë një florë befasuese sidomos në pranverë.

Mbahet për herë të parë në zonën turistike të Belshit, Festivali Liqenor

Zhvillohet për herë të parë në Belsh festivali liqenor. Në skenën e ndërtuar pranë liqeneve do të interpretojnë 13 grupe të këngëve dhe valleve popullore nga vendi e Kosova. Në natën finale të festivalit që synon të kthehet në traditë për Belshin turistik,do të përzgjidhet dhe grupi fitues. Ka çelur për herë të parë, siparin festivalin liqenor i Belshit që për dy ditë me radhë do të promovojë vlerat historike dhe folklorike të trevave mbarëshqiptare. Ky festivali synon të bëhet i përvitshem duke u rikthyer gjallërinë e munguar qytezës, dhe atraksion për turistët.

Shkarkimi i punishteve të vajit vret 50 kuintalë peshk në liqenin e Belshit

Më shumë se 50 kv peshk ka ngordhur në një nga liqenet e Belshit për shkak të ndotjes së madhe që një fabrikë e prodhimit të vajit të ullirit ka shkaktuar në këtë liqen. Fabrika e cila disponon një licencë mjedisore ndodhet pranë Gjolit të Gjatë dhe të gjitha mbetjet i ka derdhur në këtë liqen.Situata paraqitet katastrofike, uji është krejtësisht i zi ndërsa era e rëndë e bën të vështirë jetesën për banorët e shtëpive pranë. Peshkatarët të cilët prej vitesh shfrytëzojnë këto liqene thonë se një situatë e tillë nuk është parë kurrë, ndërkohë që sipas specialistëve një ndotje e tillë do disa vite të zhduket.