Berat

Rigjenerimi i fondit pyjor, Berat

Sipërfaqja pyjore në rajonin e Beratit llogaritet rreth 16.000 ha dhe si në shumë zona të tjera të Shqipërisë ka njohur një degradim të pandërprerë gjatë 25 viteve të fundit. Por me hyrjen në fuqi të Moratoriumit 10-vjeçar të Pyjeve dhe zbatimin e programit të Sezonit vjetor të Pyllëzimit, tashmë qytetit po i rikthehet kurora e tij e gjelbër. Filloi ky program i rigjenerimit te fondit pyjore me 5 mijë pisha të egra nw një sipërfaqe prej dy hektarësh, në Malin Partizan përballë lagjes muzeale të Goricës.

“Erë Tomorri”, në Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit

Biodiversitetit ose "shumëllojshmëria biologjike" është shumëllojshmëria e jetës në planetin tone. Biodiversiteti është i rëndësishëm, sepse çdo specie ka një rol të rëndësishëm në ekosistemin e saj. Njerëzit janë të varur nga biodiversiteti. Biodiversiteti njeriut i ofron ushqim, ilaçe dhe materiale të papërpunuara, shumë mallra dhe shërbime të tjera. Ekosistemet e shëndetshmë, si pjesë e biodiversitetit luajnë një rol të rëndësishëm në sigurimin e ushqimit, ujit të pastër, kontrollit të sëmundjeve infektive, thithjen e papastërtive, rregullimin e klimës etj.

“Fiks Fare”: Moratoriumi i pyjeve? Prerjet vazhdojnë në qarkun e Beratit

“Fiks Fare” shkoi në fshatin Sevran i Vogël të Skraparit, arsyeja për këtë është dëmtimi që po i bëhet mjedisit. Prerja e pyjeve në këtë zonë shkakton shumë dëme. “Në fshatin tonë këto është bërë batërdia. Është shfrytëzuar komplet lënda me lis bung që para ’90-ës shteti nuk e lejonte ta shfrytëzonte se ishte për lëndë ndërtimi me dokumente. Tani është prerë për dru zjarri”, thotë një fshatar. Kryeplaku Hajri Çela tha se askush nuk e ka pyetur komunitetin, as atë vetë, për lejen e shfrytëzimit. “Asnjë nuk ka pasur me mua si kryeplak. Askush nuk ka pyetur, nuk është bërë asnjë inspektim, asgjë”, thotë ai.

“Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore”: Denonco krimet mjedisore

Në mbështetje të luftës kundër krimit mjedisor vjen në qytetin e Beratit linku më i ri denoncues “DENONCO KRIMET MJEDISORE”, i cili është pjesë e faqes së organizatës “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, në kuadër të zbatimit të projektit: “Ulja e krimit mjedisor nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjecsive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”. Ky projekt vjen si pjesë e programit ACHIEVE që zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) dhe financohet nga Bashkimi Evropian.

AdZM e Beratit realizon markimin dixhital të shtigjeve turistike në Malin e Tomorrit

Me nisjen e sezonit turistik veror, AdZM e Beratit ka kryer markimin e shtigjeve turistike edhe në versionin dixhital në Parkun Kombëtar ”Mali Tomorr” dhe në Monumentet e Natyrës që gjenden në këtë park. Këto shtigje mund të transferohen në çdo smartphone dhe mund të përdoren nga turistët që vizitojnë këtë park. Parku Kombëtar Mali i Tomorrit është një park mjaft i shtrirë dhe me një terren tepër të thyer, kështu që janë të nevojshëm udhërrëfyesit dhe në këtë rast guidatori dixhital do të jetë një ndihmë e madhe për vizitorët.

AdZM-ja e Beratit përgatitet për turizmin pranveror

Ditën e punës sot e nisa me një bisedë me Drejtorin e AdZM-së së Beratit, Fatos Nakon. Më tërhoqën disa foto të hedhura në adresë të kësaj administrate, ku paraqitej një punim në natyrë me pastrimin e disa zonave pyjore. E pyeta Fatosin se ku ishin dhe përse po bëheshin ato punime?! Ai më tha se ”Jam te ndërtesa që kemi si administratë në fshatin Tomorr. Po pastrojmë ambientin përreth me kolektivin e administratës. Pastrim pylli e quajmë ne dhe konsiston në prerjen dhe heqjen e shkurreve dhe ferrave për të hapur shtigje dhe rrugë të reja për turistët që ngjiten në këto lartësi. Pranvera është shumë afër dhe këtu kane filluar të shpërthejnë lulet”.

AKM publikon rezultatet e monitorimit të ndotësve të ajrit në Berat

Ka shumë burime të ndotjes së ajrit në Shqipëri dhe sektorët kryesorë kontribues janë ai i transportit, industria, bujqësia, përdorimi shtëpiak i produkteve, si dhe ngrohja. Të gjithë këta sektorë çlirojnë një shumëllojshmëri ndotësish, si: lëndë e ngurtë e grimcuar, gaze, metale të rënda, si dhe substancë organike volatile. Ndotja e ajrit është një përzierje komplekse me shumë komponentë toksikë që rrjedhin nga djegia e lëndëve djegëse fosile për transportin, prodhimin e energjisë, dhe aktivitete të tjera njerëzore.

Ballkani që të lë pa frymë, Paste Magazine: Vizitoni Beratin

Bridget Nurre Jennions, e cila shkruan për Paste Magazine ka publikuar pjesën e dytë të artikullit të saj me titull “Një Ballkan që të lë pa frymë”. Pas artikullit të parë, në të cilin ajo kishte zgjedhur Sarandën si destinacion turistik kësaj herë gazetarja e njohur reklamon Beratin. “ Edhe pse rajoni është i njohur për konfliktet në vitin 1990, ai që e ka vizituar këtë cep të pazbuluar të Evropës Juglindore, e di se këto çështje kanë kaluar me kohë. Ata gjithashtu e dinë se dendësia e kulturës dhe bukurisë së virgjër që gjenden këtu janë mbresëlënëse.”- shkruhet në artikull.

Berat – Inventarizim i pyjeve të dëmtuar në Parkun Kombëtar të Tomorrit

Administrata e Zonave të Mbrojtura në qarkun e Beratit ka filluar inspektimin në parkun Kombëtar të Tomorrit për vlerësimin e lëndës drusore të dëmtuar nga faktorë natyrorë, sëmundje të ndryshme, zjarret në pyje etj. Parku Kombëtar i Tomorrit ka një shtrirje gjeografike të gjerë dhe tepër të thyer, ku futen dhe lartësi si ajo e malit të Tomorrit që përbën një vështirësi të konsiderueshme për punonjësit e këtij parku. Sipas specialistëve, inventarizimi i parqeve pyjore është një veprim imediat që duhet kryer për të patur një informacion të saktë se çfarë ka ndodhur dhe ndodh me pyjet tona. 

Berat- Bogovë, denoncimi i krimeve mjedisore

Ditën e enjte, organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, në kuadër të projektit “Ulja e krimit mjedisor nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”, si pjesë e programit ACHIEVE të zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, financuar nga Bashkimi Evropian, ndau me banorët e zonave përreth promocionin e saj. Promocioni i saj kishte për qellim informimin e banorëve të kësaj zone mbi rëndësinë e ruajtjes së Parkut Kombëtar të Tomorrit, vlerave të tij të florës, faunës, turistike, folklorike, historike.

Berat, aty ku mbetjet e cianurit rrezikojnë jetën e njerëzve

Nga Dilaver Xhelili
Dihet që qarku i Beratit ka qenë epiqendra e industrisë kimike ushtarake në kohën e komunizmit .Si i tillë ai në kohën e komunizmit shikohej me një sy tjetër nga qeveria e atëhershme, krahasuar kjo më qarqet e tjera. Në këtë zonë ishin ndërtuar industritë më të fuqishme në shkallë vendi Ajo e Kombinatit Ushtarak e Poliçanit ,Uzina Riparimit të Avionëve në Kuçovë; Ndërmarrja e Prodhimit të Gomës në Uznovë; Uzina e baterive po në zonën e Uznovës. Lëndët kimikate ,të cilat janë përdorur në kohën e socializmit për prodhimin e municioneve ushtarake vazhdojnë të përbëjnë një rrezik për banorët e kësaj zone.

Berat, çelen shtigje natyrore pranë kalasë së Goricës

Në Berat, qytetin e mbrojtur të UNESCO-s çdo vit shtohen destinacionet turistike të ofruara për vizitorët. Hapja e shtegut të Goricës, një rrugë natyrore, ka tërhequr interesin e dhjetëra vizitorëve, sidomos të huajve të apasionuar pas natyrës. “Shtegu i Goricës” është një tjetër destinacion me vlera kulturore dhe natyrore që shtohet për vizitorët në qytetin mbi 2400 vjeçar të mbrojtur prej vitit 2008 nga UNESCO. Pamja që shfaqet nga kodra në ngjitje të shtegut, ku ndodhet dhe rrënojat e kalasë së Goricës është e mrekulleshme.

Berat, i vihet flaka mbetjeve në vend depozitimin, tymi “zapton” zonën

Tymi i krijuar nga djegia e disa mbeturinave në Berat ka shqetësuar banorët për shkak të ndotjes së ajrit. Zjarri ka rënë në vend depozitimin e mbetjeve të qytetit rreth orës 16:30. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e qytetit, por shuarja e zjarrit ishte e pamundur pasi rruga ku duhej të kalonte zjarrfikësja ishte e bllokuar për shkak të mbetjeve. Dyshohet se zjarri është vënë nga disa peshkatarë që vijnë në zonë, por nuk dihet ende më shumë për këtë ngjarje.

Berat, ndotja në lumin Osum objekt fotografish për turistët

Lumi Osum në Berat vazhdon të jetë i ndotur. Pavarësisht se në Ditën e Tokës disa vullnetarë tentuan të sensibilizonin banorët e zonës, gjendja e lumit vazhdon të jetë e njëjtë. Bashkia e Beratit çdo ditë bën reklama duke treguar në lidhje me investimet në fasada. Por pamja që të ofron lumi Osum është e trishtë, pasi deri tani asnjë institucion nuk po merr masa për pastrimin e tij. Ndërkohë që pak kohë më parë ministri i Mjedisit, Lefter Koka bëri thirrje për pastrimin e brigjeve të lumenjve ose në të kundërt do të përballeshin me gjoba.

Berat, reshjet përmbytin rrugët

Reshjet e shiut kanë përmbytur rrugët e Beratit duke sjellë probleme si për kalimtarët edhe për bizneset. Ndërsa problemi i kanaleve kulluese ende nuk po gjen zgjidhje, mjaftojnë vetëm pak minuta shi që rrugët e qytetit të mbulohen nga uji, i cili këtë herë nuk ka kursyer as pedonalen. Drejtuesit e bizneseve, kryesisht dyqaneve anës rrugëve, janë angazhuar personalisht për zhbllokimin e pusetave, por pavarësisht kësaj qyteti ka mbetur për disa orë nën pushtetin e ujit, që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve por dhe personave, mes të cilëve shumë turistë vendas e të huaj.

Berat, tryezë e rrumbullakët për krimin mjedisor

Në qytetin e Beratit, u zhvillua këtë të mërkurë tryeza e rrumbullakët në kuadër të projektit “Ulja e Krimit Mjedisor nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjensive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”, financuar nga Bashkimi Evropian si pjesë e programit ACHIVE, të zbatuar nga REC Shqipëri. Gjithsej ishin 35 përfaqësues të institucioneve vendore si ISHMP, ARM, DRSH, ISHSH, AdZM, DAR etj. Prezenca e Z. Elton Qendro përfaqësues i OSBE- Këshilltar për qeverisjen mjedisore, përfaqësues i grupit Ndërqeveritar kundër Krimit Mjedisor i njohur si G.N.K.M.

Berat: Rritja e kapaciteteve të Uniformave Blu për krimin mjedisor

Kuadri ligjor Evropian në mbrojtjen e Mjedisit i krahasuar me kuadrin ligjor shqiptar dhe figurat e veçanta të veprave penale në kreun IV të KPRSH si dhe nevoja për përmirësim e këtyre dispozitave me qëllim harmonizimin me Legjislacionin Evropian, por edhe si përgjigje efikase ndaj krimit mjedisor, ishin fokusi i trajnimit të organizatës “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, pjesë e paketës së punës së projektit: “Ulja e krimit mjedisor nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”.

Berat: Vëzhgohet fushata e zgjedhjeve të përgjithshme mbi çështjet mjedisore

Gjatë periudhës 1 qershor – 20 qershor 2017, organizata mjedisore “Për Mirëqenie Sociale dhe Mjedisore” Berat vëzhgoi fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 qershorit 2017, në Berat, për të kuptuar ofertën politike të subjekteve pjesëmarrëse mbi çështjet që lidhen me mjedisin, mbrojtjen e tij e mbi te gjitha energjine dhe efiçencën energjitike. Prezantimi i Programit Mjedisor të Partive politike, diskutime dhe rekomandime nga organizatat mjedisore me tematikë: “Energji e Sigurtë- Energji Efiçente”.

Berati mes qyteteve më të preferuara nga japonezët

Japonezët shquhen si turistë të rafinuar, që e kanë të vështirë të kënaqen me pak dhe për këtë arsye, agjencitë vendase të turizmit përpiqen vazhdimisht që të japin këshillat më të mira. E tillë është edhe ajo e Shoqatës Japoneze të Turizmit (JATA), e cila ka ndërtuar një listë me 30 qytetete dhe vende që duhet të vizitohen në Europë. Mes këtyre qyteteve është edhe qyteti i “një mbi një dritareve”, Berati. Rënditja ka zënë vend në prestigjozen britanike “The Telegraph”, që e përshkruan kështu qytetin shqiptar: “

Berati tetë vjet në UNESCO, “noton” në fekale e mbetje

Qyteti i Beratit ka festuar dje 8-vjetorin e hyrjes në UNESCO. Berati u listua në trashëgiminë e UNESCO-s më 8 korrik të vitit 2008, në sesionin e 32-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore që u zhvillua në Kebek të Kanadasë. Për përfshirjen e qytetit të lashtë, ku qytetërimi nisi që në shekullin VII para erës së re, të 189 përfaqësuesit botërorë votuan unanimisht duke e regjistruar Beratin në trashëgiminë botërore. Por tetë vjet më pas, Berati vijon të ketë problematikat e një qyteti që s’të jep përshtypjen se ndodhet në listën e trashëgimisë botërore.