Bermuda

Më në fund zbulohet dhe misteri i Trekëndëshit të Bermudës

Zbulimi i një krateri gjigant nënujor në fund të detit Barents, mund të japë një shpjegim i arsyeshëm për zhdukjen e anijeve në Trekëndëshin e Bermudës. Trekëndëshi i Bermudës është një zonë që ekziston në Oqeanin e Atlantikut të Veriut në mes të Bermudës, Floridës dhe Porto Rikos. Shkencëtarët kanë gjetur kratere deri në gjysmë milje të gjera dhe 45,7 metra të thella, që besohet të jenë shkaktuar nga metani në brigjet e Norvegjisë të pasura me gaz natyror. Metani mund të ketë rrjedhur në depozitat e gazit natyror duke krijuar më pas çarje në sipërfaqe, të cilat në fund shpërthejnë, thonë shkencëtarët.