bill gates

Bill Gates themelon Fondin për Investime në Energji 1 miliard USD

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, bëri të ditur krijimin e një fondi investimesh për energjinë alternative – Breakthrough Energy Ventures Fund, që ka si qëllim zgjidhjen e problemeve që lidhen me ndryshimet klimatike. Breakthrough Energy Ventures Fund përfshin John Doerr, drejtuesin e Kleiner Perkins Caufield & Byers; Jack Ma, themeluesin e Alibaba; Vinod Khosla, themeluesin e Khosla Ventures; John Arnold, drejtuesin e Laura and John Arnold Foundation; Jeff Bezos, CEO i Amazon dhe Hasso Plattner, bashkëthemelues në SAP SE, pasuria e të cilëve arrin në 170 mld dollarë.

Bill Gates: Brenda 15 viteve bota do të zbulojë një “mrekulli energjitike"

Në publikimin e tyre më të fundit, Bill dhe Melinda Gates argumentojne se botës i nevojitet një “mrekulli energjitike” dhe shprehen me siguri se ky zbulim do të arrijë brenda këtyre 15 viteve. Bill Gates citon vlerësimet e shkencëtarëve të cilët thonë që për të shmangur efektet më të këqija të ndryshimeve klimatike duhet që vendet me te mëdha të ulin shkarkimet e gazeve serrë me 80% deri në 2050 dhe vendet e tjera duhet të ndalojnë këto shkarkime deri në 2100. Por sigurisht që kjo nuk do të jetë e mundur nëse ne vazhdojmë të ndjekim këtë trajektore politikash.

Mund të ndihmojnë pulat për t’i dhënë fund varfërisë globale?

Filantropi miliarder Bill Gates, duke folur përballë pulave që çukitnin dhe kakarisnin në një qiellgërrvishtëse në qytetin e Nju Jorkut, lajmëroi të mërkurën se do të dhuronte 100,000 zogj pule te shtetet e varfra në përpjekje për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme. Zogjtë e pulave do të shkojnë në zona rurale në rreth 20 vende në zhvillim nga Burkina Faso në Bolivi, kur shoqata ndërkombëtare e bamirësisë Heifer menaxhon operacionet e shumimit dhe shpërndarjes, sipas Fondacionit Bill & Melinda Gates.