bio

Holanda kthen jashtëqitjen e lopëve në biogaz

Fermerët tani kanë mundësinë të kthejnë jashtëqitjen e lopëve në energji. Kjo nuk është një ide e re, por qeveria daneze po investon në këtë ide, sepse mendon se është një burim mjaft potent energjie për vendin. Ministri danez i Ekonomisë do të shpenzojë rreth 150 milionë euro, në projektin e kthimit të jashtëqitjes në energji. Në Danimarkë, bujqësia është përgjegjëse për reth 10 përqind të ҫlirimit të gazeve serë. Metani që gjenerohet nga fermat e qumështit përbën shumicën gazeve të shkarkuara.

Mashtrimet me Produktet BIO Shqiptare

Pavarësisht përhapjes ende në nivel modest në Shqipëri, prej rreth 10 vitesh, ekspertët po punojnë intensivisht për të eksperimentuar produkte organike, apo bio, siç keni dëgjuar të quhen. Foto: WebLibrary Edhe pse zhgënjehemi shumë kur një domate në dukje “seksi” na nxjerr një alamet kërcelli të bardhë në prerje dhe na lë një alamet “boshi” në pritshmëri, pak e gjykojmë shkakun dhe ende më pak, pasojën. Në zhargon sot, gjithkush mund të thotë se produktet “e çuditshme”, apo pa shije, janë të rritura me hormone, e ato të tjerat, që dalin më rrallë në treg, rriten në mënyrë natyrale. Por nëse duam të mësojmë më tepër, duhet të hyjmë diçka më thellë në sistemin bujqësor.