biodiversitet

''Bunkerët streha e jetës së egër'', lakuriqët e natës në Bunk'Art 1

Kush mund ta mendonte se bunkerët e diktaturës që nuk shërbyen kurrë për luftën imagjinare të diktatorit me armiqtë, mund t’i shërbenin diversitetit natyror e të krijonin habitatin më të mirë për lakuriqët e natës... Në Bunk'Art 1 është hapur pasditen e së premtes ekspozita e lakuriqëve unikë të natës që gjenden në Shqipëri, të titulluar “Bunkerët streha e jetës së egër”. Ekspozita u çel me rastin e ditës ndërkombëtare të jetës së egër, që festohet më 3 mars.

"Karakteristikat e Kompleksit Hidrologjik të lumenjve Drini dhe Buna, si dhe liqeneve të Shkodrës, Ohrit, Prespës së Madhe dhe të Vogël", botimi më i ri nga Prof. Dr. Dhimitër Dhora

Tashmë është i arritshëm për lexuesit në libraritë e vendit, libri më i fundit i Prof. Dr. Dhimitër Dhora titulluar "Karakteristikat e Kompleksit Hidrologjik të lumenjve Drini dhe Buna, si dhe liqeneve të Shkodrës, Ohrit, Prespës së Madhe dhe të Vogël". Prej dekadash autori është marrë me ekosistemet ujore të vendit tonë dhe vazhdimisht ka patur dëshirë të shkruajë mbi karakteristikat e tyre. Njohja e karakteristikave është njohja e kuintesencës, njohja racionale, njohja e thelbit të dukurive. Eshtë fjala për njohjen e karakteristikave esenciale, më të spikatura në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe ato ekologjike.

“Bukuroshja e fjetur” Ulëza, feston Promovimin Turistik të vitit dhe Ditën e Shën Markut

Me rastin e festimit të Ditës së Shën-Markut në Njesinë Administrative Ulëz dhe të promovimit të vlerave mjedisore dhe turistike të Parkut Natyror Rajonal “Liqeni i Ulzës” dhe zhvillimit të turizmit nëpërmjet menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe përfshirjes së komunitetit, Bashkia Mat, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Agjencia Kombetare te Zonave te Mbrojtura (AKZM), Qendrën Rajonale të Mjedisit (REC) Shqipëri, Projektim “Natyra 2000” dhe Fondacionin CNVP (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerezit) si dhe partnerët vendorë të zonës si organizata Miqësia Ulëz pjesë të Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, organizuan ditën e djeshme aktivitete mjedisore, kulturore dhe artistike, në territorin e Njesisë Administrative Ulëz, duke kujtuar kështu dhe Ditën e Shën Markut që përkon me datën 25 prill.

“Shqiptarë, pastroni plazhet, sillni zogjtë dhe do të zbuloni thesarin që keni!”

Shkrimtari i njohur amerikan, kandidat për Nobel dhe ambientalisti i njohur Jonathan Franzen, para disa kohësh vizitoi Shqipërinë nga ku u largua me shijen e hidhur të masakrës së shkaktuar nga gjuetia e paligjshme. Në shkrimet dhe dokumentarët e tij për National Geographic, ai vinte në dukje rëndësinë e vendit tonë si urë lidhëse e zogjve shtegtarë mes Afrikës dhe Evropës Kontinentale, ndaj lëshoi alarmin për ndalimin e gjuetisë.

22 Maji, Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit

Biodiversiteti dhe Turizmi i Qëndrueshëm, kjo është tema e përzgjedhur për vitin 2017 i cili është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si Viti Ndërkombëtar i Turizmit të Qëndrueshëm për Zhvillim. Kombet e Bashkuara e shpallën 22 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit për të rritur ndërgjegjësimin dhe përmirësuar vlerësimin e çështjeve të biodiversitetit. Fillimisht, në fund të vitit 1993, Komiteti i Dytë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara shpalli si Ditë Ndërkombëtare të Biodiversitetit 29 Dhjetorin, ditën e hyrjes në fuqi të Konventës së Biodiversitetit.

3 marsi Dita Botërore e Jetës së Egër, Shqipëria me një listë speciesh të rrezikuara

3 marsi është Dita Botërore e Jetës së Egër dhe Shqipëria rezulton një vend me një listë të gjatë speciesh të rrezikuara, ndër të cilat Pelikani kaçurrel dhe Rrëqebulli i Ballkanit. Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) falë mbështetjes së projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave”, po vendos në të gjitha shkollat e zonave përreth Parqeve Kombëtare kënde informacioni, ku nxënësit mësojnë për pasuritë e mëdha natyrore të zonës dhe rëndësinë e tyre.

4 tetor - Dita Botërore E Kafshëve

Në këtë ditë synohet të rritet kujdesi ndaj kafshëve, me qëllim përmirësimin e standardeve të mirëqenies së tyre në mbarë botën. Dita Botërore e Kafshëve synon të bashkojë të gjitha lëvizjet për mirëqenien e kafshëve në një lëvizje të vetme globale, për ta bërë botën një vend më të mirë për kafshët. Ideja fillestare për këtë ditë ishte e Heinrich Zimmermann, shkrimtar gjerman dhe botues i revistës “Njeriu dhe Qeni”. Ai e organizoi për herë të parë këtë ditë më 24 mars 1925, në Berlin.

A e dini arsyen se pse konsumi dhe gjuetia e daterit (edhe në Shqipëri) është e ndaluar?

Gjuetia e daterit të detit (Litophaga litophaga) është e ndaluar që prej vitit 2006 në të gjithë komunitetin europian. Edhe Shqipëria prej pak vitesh e ka të ndaluar jo vetëm gjuetinë e tij por edhe servirjen nga restorantet. Gjithsesi, jo në pak raste ka pasur gjueti të paligjshme dhe nuk kanë munguar organizatat në vend që ngrenë zërin vazhdimisht për këtë problematikë. Por cila është arsyeja e këtij vendimi? Daterit e detit rriten brenda shkëmbinjve dhe kanë një proces rritje ekstremisht të avashtë. Për të arritur gjatësinë 5 centimetra, atyre u duhen së paku 15 deri në 35 vite.

Agrobiodiversiteti në Komunën Blerim, Fushë-Arrëz

Në datë 30 shtator u organizua në komunën Blerim një trajnim me fermerë nga komuna, mbi rëndësinë e kultivimit të kultivarëve bujqësorë autoktonë. Trajnimi u organizua në fermën e familjes Dervishi, nga eksperti kombëtar i farave, As. Prof. Belul Gixhari, dhe agronomi ekstensionist i zonës, Mehmet Ramadani. Prof. Belul Gixhari prezantoi në takim rëndësinë e agro-biodiversitetit, punën e Bankës Gjenetike të Farave, Tiranë, për mbrojtjen e bimëve bujqësore autoktone nga zhdukja duke realizuar ruajtjen e tyre me fara në frigoriferë, si dhe me fidanë në fidanishten e Bankës.

Alaskë: Zbulohet një specie e re fluture që mbart të dhëna për ndryshimet klimatike

Hulumtuesit kanë zbuluar në Alaskë një specie të re të mundshme të fluturave dhe besojnë se kjo gjetje mund të na tregojë më shumë në lidhje me ritmin e ndryshimeve klimatike. Sipas një studimi të publikuar javën e kaluar në Journal of Research, Tanana Arktik, ose Oeneis tanana, duket se ka evoluar nga një hibrid i rrallë kur dy lloje fluturash janë çiftuar para epokës së fundit të akullnajës. Flutura mund të ndihmojë që të hidhet dritë mbi historinë gjeologjike të Arktikut të Veriut dhe mbi ndryshimet aktuale dhe të ardhshme të mjedisit.

Ambientalistët: Muri në kufi do të dëmtojë faunën

Ka krijuar shumë debat kostoja e murit që Presidenti Donald Trump dëshiron të ndërtojë përgjatë kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Në luginën e Rio Grandes në Teksas, e përcaktuar si zonë me prioritet të lartë për murin kufitar, rrezikohet edhe një tjetër aspekt i rëndësishëm, kafshët e egra, shumë prej të cilave janë tashmë specie të rrezikuara. Shenjat për vendkalimet e jaguarëve ende ekzistojnë përqark Universitetit të Teksasit në luginën Rio Grande, megjithëse nuk ka gjasa t’i hasni ndonjëherë.

AOS nis punën për Atlasin e Shpendëve Folezues të Shqipërisë

Shoqata Shqiptare e Orintologjisë – AOS, ka nisur punën për grumbullimin e të dhënave mbi Atlasin e Shpendëve Folezues të Shqipërisë si kontribut për Atlasin e Shpendëve Folezues të Europës 2. Nga specialistët e AOS, janë gjetur shenja folezimi të shumë specieve si dhe foletë e tri prej tyre: Huta (Buteo buteo), Qafëdredhësi (Jynx torquila) dhe Skifteri kthetrazi (Falco tinnunculus). Ky i fundit u gjet në një koloni të vogël të përbërë nga 3-4 çifte folezues. Puna e specialistëve të AOS për identifikimin e specieve në rrezik zhdukjeje, si dhe sensibilizimi qytetar në ruajtjen e këtyre specieve, ka bërë që gjeografia e specieve të rralla të zgjerohet në territorin shqiptar.

Arsyeshmëria profesionale për shpalljen e Maleve të Pashtrikut zonë e mbrojtur

Krahas Maleve të Sharrit dhe Bjeshkëve të Nemuna, Malet e Pashtrikut, janë qendër e rëndësishme e biodiversitetit në Kosovë dhe më gjerë në rajon por deri më tani nuk kanë qenë të hulumtuara sa duhet me qëllim të shqyrtimit të mundësisë për ta shpallur zonë e mbrojtur. Pasuritë e saj në aspektin e gjeodiversitetit dhe biodiversitetit dhe të gjeotrashegimisë janë të raportuara nga shumë shkencëtar në aspektin gjeologjik, pedologjik, floristik,faunistik etj. Vlerat natyrore të kësaj zone kanë ndryshuar dramatikisht në dekadën e fundit, veçanërisht vlerat e biodiversitetit.

Arti i kuzhinës në mbrojtje të biodiversitetit në Lezhë

“Duaje tokën, mbroje të ardhmen” – ishte tema e aktivitetit të organizuar në Fishtë të Lezhës nga aleanca e kuzhinierëve “Slow food”, të cilët kanë për qëllim mbrojtjen e biodiversitetit. Arti i kuzhinës iu dedikua tërësisht tokës, ndërsa të ardhurat e mbledhura në këtë aktivitet iu bashkuan fondit për mbrojtjen e biodiversitetit. Kuzhinieret e njohur Altin Prenga, Sokol Prenga dhe Armond Kikini u bënë bashkë duke gatuar produkte të zonës, ndërsa për të përcjellë mesazhin sa e rëndësishme është toka fëmijët për një ditë provuan që të bëhen fermerë.

Arusha Aurora mbërrin ‘shëndoshë e mirë’ në qendrën e rehabilitimit, Gjermani

Shoqata ASPBM, në bashkëpunim me organizatën Animal Rescue Albania (ArSA), Ministrinë e Mjedisit, stafin e Kopshtit Zoologjik të Napolit, Qendrën e Rehablitimit të Arinjve në Gjermani (Gnadenhof für Bären, Bad Füssing), realizuan me sukses operacionin e transferimit të arushës Aurora drejt kësaj qendre. Kjo arushë mbahej prej 6 muajsh në kushte të papërshtatshme në një lokal në Gjirin e Lalëzit, me qëllim tërheqjen e vizitorëve. Ariu i murrëm ka statusin ‘i përkeqësuar deri në rrezik zhdukje’, pjesë e listës së llojeve ndërkombëtarisht të mbrojtura (Konventa e Bernes).

Australi, Tigri i Tasmanizë nuk është zhdukur

Mishngrënësit e gjuajtur deri në zhdukje nga kolonizatorët evropianë mund të kenë mbijetuar në zona të izoluara të botës së egër, nëse vëzhgimet e rojtarit të parkut dhe guidës turistike janë të vërteta. Observime të dukshme të tigrit të Tazmanisë në Australinë Veriore kanë nxitur fillimin e kërkimit për mishngrënësin e zhdukur prej kohësh. Grabitqarët e ngjashëm me ujkun ishin mishngrënësit marsupialë më të mëdhenj që kanë kanë ekzistuar përkrah shoqërisë njerëzore, por mostra e fundit e njohur ngordhi në një kopsht zoologjik në vetë ishullin e Tazmanisë në vitin 1936.

Australi, zbulohet gjurma gjigante e dinozaurit, 1, 75 metra e gjatë

Pranë Broome në gadishullin e Dampier, Australi është zbuluar gjurma më e madhe në botë e një dinozauri. Me një gjatësi prej 1, 75 metra, gjurma ka thyer rekordin e mëparshëm prej 106 centimetrash, të vendosur në qershor të vitit 2016 nga një gjurmë e zbuluar në Mongoli, në shkretëtirën e Gobit, nga studiuesit e Okayama University of Science. Sipas shkencëtarëve që bën zbulimin, një grup paleontologësh nga Universiteti i Queensland, në James Cook University, gjurma e zbuluar në jug të Cable Beach i përket në sauropodi, i gjatë 5,4 metra, që besohet të ketë jetuar 140 mln vjet më parë.

Barriera e madhe koralore “në fazën e fundit”

Sipas studimeve të fundit, pak nga pak ngjarje të shumta zbardhuese kanë prekur 2/3 të Barrierës së Madhe Koralore të Australisë. Të dhënat kanë alarmuar shkencëtarët, të cilët shprehen se ngjarjat e zbardhimit gjatë 2016-2017 janë të pashembullta për këto barriera koralore, dhe koralet e dëmtuara nuk do të kenë shumë mundësi për rikuperim. Shkencëtarët sëbashku me Qendrën e Ekselencës së Këshillit për Kërkimet në Australi që merren me Studimet e Barrierave Koralore, javën e kaluar përfunduan sondazhet ajrore të strukturës më të madhe të koraleve, duke shënuar zbardhje në 800 shkëmbinj nënujorë koralorë të veçantë në rreth 8,000 km.

Bilbilthi i verdhemë vrojtohet si folezues në verilindje të Shqipërisë

Lamani dhe Puzanov, dy ornitologë të shquar të Muzeut të Shkencave Natyrore në Tiranë, raportuan më 1962, mbështetur në literaturën e mëparshme se Bilbilthi i verdhemë, ky shpend i vogël i kallamishteve, duhet të jetë folezues i rrallë në pjesën shqiptare të Liqenit të Shkodës. Plot 53 vjet me vonë, kjo specie konfirmohet si shtegtare dhe folezuese nga të dhënat e mbledhura në terren prej AOS, kolegëve hungarezë dhe kroatë, përkatësisht në kuadër të Programit të Unazimit dhe Atlasit të Shpendëve Folezues EBBA2.

Biodiversiteti i Hawait, në rënie për miliona vjet

Diversiteti i kafshëve dhe bimëve unike të Hawait ka qenë në rënie për miliona vjet, shumë kohë para se të vinin njerëzit, sipas një analize të re të diversitetit të specieve në ishull nga biologët e Universitetit të Kalifornisë, Berkeley. Ekipi arriti në përfundimin se ngushtimi i zonave të tokës të ishujve të vjetër filluan të vënë në situtata stresante florën dhe faunën disa millionë vjet pasi u formuan ishujt. Sot, të gjithë ishujt përveç Big Island Hawaii - i vetmi ishull ende në rritje - kanë përjetuar një rënie në diversitetin e specieve, megjithëse në mënyrë të pakuptueshme në lidhje me fillimin e njerëzimit, sepse kjo ka ndodhur edhe para se të fillonte zhdukja nga aktiviteti human.