biodversiteti

Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit e këtij viti

Viti 2016, në Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit, ka temë kryesore globale Integrimin e Biodiversitetit dhe i kushtohet mbështetjes së njerëzve dhe jetesës së komuniteteve. Biodiversiteti është themeli për jetën dhe për shërbimet kryesore të ofruara nga ekosistemet, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm në gjithë fushat e aktivitetit ekonomik. Ai është një pikë takimi i rëndësishëm dhe çështje ndërsektoriale edhe në Axhendën e Zhvillmit të Qëndrueshëm për 2030-tën. Mbrojtja e biodiversitetit dhe ndalimi i humbjeve të mëtejshme të tij, është një investim themelor për të ardhmen tonë të përbashkët.

Indinjohen gjuetarët e ndershëm

Qytetarë dhe përfaqësues të Shoqatës së Gjuetarëve në qarkun e Korçës janë shprehur tepër të revoltuar me propozimin e fundit për shtyrje të ligjit nr. 7 / 2014 “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj ka hyrë në fuqi që në vitin 2014 dhe afati i zbatimit të tij pritet të përfundojë në mars të këtij viti. Moratoriumi u shpall në kushtet e nevojës emergjente të mbrojtjes së llojeve të faunës së egër në vendin tonë, duke qenë se gjatë dekadave të fundit, popullatat e shumë llojeve vendase dhe migratore në vendin tonë po pësojnë rënie drastike.

Kjo merimangë është shqetësim për njerëzit, gëzim për shkencëtarët

Njerëzit janë të shqetësuar duke e cilësuar si lajm të tmerrshëm, por shkencëtarët janë të gëzuar për rikthimin e kësaj merimange në Mbretërinë e Bashkuar, e cila rrezikohej të zhdukej. Qindra individë të rritur në robëri janë lëshuar në natyrës. Bëhet fjalë për merimangën Dolomedes plantarius, e cila është rreth 7.6 cm e gjatë, merimanga më e madhe në Britani. Ajo ha edhe peshq të vegjël. Shkencëtarët thonë se ajo nuk është e rrezikshme për njerëzit dhe ka rol të rëndësishëm në këtë sistem. “Kjo popullatë fatkeqësisht ishte pakësuar dhe shkaku kryesisht kanë qenë njerëzit”, shkruan kopshti zoologjik që bëri të mundur rritjen e saj, citon “National Geographic”.

PPNEA vijon konsultimet për shpalljen e Malit të Munellës zonë të mbrojtur

Mali i Munellës, pjesë e rajonit Pukë-Mirditë, është një zonë e rëndësishme me vlera të larta natyrore dhe strehë e faunës së egër, midis tyre edhe e species së rrezikuar në mënyrë kritike, rrëqebullit të Ballkanit. Në kuadër të “Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Balkanit”, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) ka organizuar aktivitete të ndryshme në këtë zonë me qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të çmuara natyrore, dhe veçanërisht të rrëqebullit të Ballkanit.

Studim: Institucionet ndërkombëtare që financojnë HEC-et për "energjinë e gjelbër", kërcënojnë lumenjtë natyrorë në Shqipëri

Korporata Ndërkombëtare Financiare e Bankës Botërore (IFC) është financuesi më i madh i projekteve të hidrocentraleve në zonat e mbrojtura në Shqipëri, sipas një studimi të ndërmarrë nga Riverwatch, EURONATUR dhe CEE Bankwatch Network, të publikuar sot. IFC është mbështetësi kryesor i 4 HEC-eve në zonat e mbrojtura në Shqipëri me kredi dhe shërbime këshilluese me vlerë 139 milionë euro. Përveç kësaj, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka financuar 2 hidrocentrale të vendosura në zona me ndjeshmëri të lartë duke qenë habitate të veçanta për faunën e egër.