bird watching

AOS, Kampi i Shpendëve Shtegtarë

Në datat 11-12 mars ekipi i AOS-Albanian Ornithological Society ishte në terren për të organizuar një kamp dy ditor për vrojtimin e shpendëve shtegtarë. Të vrojtosh shpendët në këtë periudhë është një kënaqësi më vete jo vetëm për njerëzit e apasionuar pas shpendëve por për këdo që e pëlqen natyrën. Kjo është një nismë e organizuar çdo vit në kontinentin e Evropës duke qenë një rrugë kyçe për shtegtimin e shpendëve. Pra, çdo pranverë shpendët migrojnë nga vendet e dimërimit (Afrikë) për në vendet e folezimit (Evropë) dhe zënë të njëjtat vënde folezimi të cilat kishin një vit më parë.

Laguna e Karavastasë, një ditë në “mbretërinë e shpendëve”

Për herë të parë, Shqipëria ka nisur inventarizimin e plotë të shpendëve ujore, me një grup pune të përbërë nga ekspertë mjedisorë shqiptarë dhe të huaj. Pas Kune Vain të Lezhës, në Parkun Kombëtar të Divjakës 25 ekspertë kanë punuar për regjistrimin e gjithë e shpendëve ujore dimërore. “Ky projekt është në lidhje me gjithë censusin që bëhet në Europë, dhe në shtete të tjera bëhet numërimi paralelisht me ne. Arsyeja është teknika që përdoret, pasi shpendët janë në lëvizje marzhi i gabimit do jetë i vogël”, shprehet drejtori i parkut kombëtar të Divjakës, Ardian Koçi.

Laguna Limopuo, një destinacion për turizmin e vëzhgimit të shpendëve ujorë

Kjo lagunë e vogël dhe pak e njohur, gjendet në afërsi të fshatit Zvërnec, në pjesën jugperëndimore të Lagunës së Nartës. Përfaqëson një lagunë bregdetare, me gjatësi rreth 1 km, e gjerë rreth 400 m dhe me sipërfaqe disa ha, e cila dallohet për biodiversitet të lartë. Vlerat e saj janë shkencore, didaktike, turistike dhe ekonomike. Falë vlerave që mbart, kjo lagunë gjendet në zonën qendrore të Peizazhit të mbrojtur “Vjosë-Nartë” dhe është në listën e Monumenteve të Natyrës në Qarkun Vlorë. Përbën një nga habitatet ujore më të rëndësishme si një nga kënetat e përhershme më e madhe pas asaj të Nartës. Fundi i saj mbulohet nga bimësi ujore.

Moratoriumi i gjuetisë më shumë hapësira për turizmin e kundrimit të zogjve

Zbatimi i moratoriumit të gjuetisë, sikundër parashikohet në projektligjin e depozituar në Kuvend që do të jetë për 5 vjet përveç rikuperimit të faunës e cila është dëmtuar rëndë do të bëjë të mundur edhe zhvillimin e një produkti të ri në sektorin e turizmit që është ai i vrojtimit të shpendëve ( birdwatching). Ekspertët e Orinthologjisë thonë se turet e para të krijuara pritet që të krijojnë kushte për zgjerimin e aktivitetit. Sipas drejtuesve të këtij turizmi rritja e numrit të efektivave të shpendëve do të sillte padyshim edhe një rritje cilësore dhe sasiore të turizmit që lidhet me këta vizitorë.

Shqipëria zhvillon aktivitetin e vëzhgimit të zogjve në ligatinat e Adriatikut për të nxitur turizmin

Udhëtimet turistike për vëzhgimin e zogjve në zonat ligatinore të bregut të Adriatikut të Shqipërisë janë duke u bërë aktivitete tërheqëse për turistët. Gjatë dy viteve të fundit, që nga ndalimi i gjuetisë, i ndërmarrë nga qeveria në vitin 2014, shifrat për kafshët e egra janë përmirësuar dhe operatorët turistikë kanë filluar të ofrojnë itinare me guida që tani përqendrohen kryesisht në vëzhgimin e zogjve. Një nga zonat kryesore të vëzhgimit të zogjve në vend është Parku Kombëtar i Divjakës, i Karavastasë, 90 km në jug të kryeqytetit. Ai ka lagunën më të madhe në Shqipëri, e cila është gjithashtu e njohur për pelikanin dalmat të rrezikuar.

Shqipëria, destinacion turistik për vëzhgimin e zogjve

Turizmi i vëzhgimit ka fituar tashmë statusin e tij edhe në Shqipëri. Ka kohë që vizitorë të ndryshëm nga vendi dhe bota, të apasionuar pas zogjve dhe shpendëve të rrallë, vizitojnë krahina të ndryshme të vendit. Kryesisht ky turizëm specifik shtrihet në zonat bregdetare dhe ku dhe popullimi me zogj të rrallë është më i dendur. Divjaka gjithmonë ka përbërë një vëmendje turistike jo vetëm brenda vendit, por tashmë në mbarë globin. Këto ditë, Parkun Kombëtar të saj e vizitoi një grup turistësh nga Anglia, të apasionuar pas vëzhgimit të zogjve të rrallë.

Vitet e metamorfozës së kundrimit të shpendëve

Afro tre vjet më parë, Shoqata Ornitologjike Shqiptare (AOS) nisi ti bëjë operatorët turistikë dhe agjencitë turistike të interesuar për të zhvilluar kundrimin e shpendëve si një aktivitet potencial ekoturistik në Shqipëri. Në sajë të përpjekjeve të mbështetura edhe nga partnerë si Risi Albania dhe Partners for Change and Development, kundruesit e parë të dedikuar të shpendëve erdhën më vitin 2015 në Divjakë-Karavasta, Nartë dhe Valbonë. Sot harta e zonave të vizituara për birdwatching ka ndryshuar kryekëput.

Vrojtimi i shpendëve, risia e turizmit ekologjik në Shqipëri

Ornitologu Taulant Bino ndal hapin dhe mban vesh çdo tingull në peizazhin e mbrojtur të Velipojës. Pasi ka heshtur për disa sekonda, ai kthehet nga grupi i kureshtarëve që e shoqërojnë në ekspeditën e vrojtimit të shpendëve dhe pohon zbulimin e tij. “Është qukapiku i zi, ndodhet në një pemë rreth 15 metra larg në të djathtë”. Përvoja dhe pasioni i kanë mprehur shqisat dhe i kanë kalitur durimin Binos-drejtues i Shoqërisë Ornitologjike Shqiptare, AOS, i cili përmes vrojtimit të shpendëve po projekton një formë të re të eko-turizmit në Shqipëri.