birdwatching

Turizmi i Vëzhgimit ose “Bird watching” ka filluar edhe në Shqipëri

“Bird watching” i përkthyer ndryshe “Vrojtimi i Shpendëve”, po kthehet në një alternativë turistike për vëzhguesit amatorë, ku më të preferuarit për t’u vëzhguar janë shpendët ujorë. Këtë fakt e konfirmon edhe zv. Ministria e Mjedisit, Ornela Çuçi. Objekt i vëzhgimit të turistëve janë zonat e mbrojtura, aty ku kafshët dhe shpendët janë shumuar.