bleta

A po i zhduk bletët hashashi?

Ekspertët e bletarisë ka dhënë shpjegimin e tyre nëse rënia e numrit të bletëve në Shqipëri lidhet me hashashin. Të ftuar në “Pasdite në Top Channel”, ata kanë sqaruar se nuk ka asnjë studim që të lidhë zhdukjen e bletëve me kanabisin. Lejla Shehu, kryetare e shoqatës së bletërritësve tha: Prej muajit dhjetor është vënë re një rëni drastike e numrit të bletëve në Shqipëri. Kjo lidhet me disa sëmundje që i kanë bletët dhe që fatkeqësisht këtë vit ishin edhe më të përhapura. Banori, i cili përhapi panikun se bletët ia kishte zhdukur hashashi tha në një intervistë për “Pasdite në Top Channel” se bletët e tij dyshon se i janë dëmtuar nga ilaçet e skaduara, megjithatë nuk ka pasur mundësi ekonomike për të bërë analiza.

Alarm – Kolonitë e Bletëve Drejt Zhdukjes

“Nëse bletët do të zhdukeshin, pas katër vjetësh do të vinte fundi i gjithë njerëzimit” thotë një shprehje që i atribuohet Albert Einstein-it. Shkencëtarët as nuk e vënë në dyshim fatin e errët të njerëzimit, nëse bletët do të vdisnin. Deri më tani humbjet alarmante të kolonive të bletëve janë konsideruar shpesh si një katastrofë e heshtur për njerëzimin. Në vitet 2000, ekspertët vunë re një ulje të ndjeshme të zgjojeve dhe reduktim të numrit të bletëve në Europë, me 20%. Humbjet e regjistruara të kolonive të bletëve për 2014 ishin 23 përqind, 7 pikë më pak se mesatarja 2005-2013.

Bletërritësit japin alarmin: Në treg shitet mjaltë jashtë standardeve

Nga Harilla Koçi

Ylli Elezi, është bletërritësi më i vjetër në zonën e fshatit Palasë, menjëherë pasi zbret nga Qafa e Llogorasë, për të vazhduar rrugën përgjatë Jonit. Ai e ushtron këtë aktivitet prej gati 30 vjetësh dhe është përqendruar në zonën e bregdetit të Himarës, pak para se të mbërrish në fshatin Palasë. Kosheret e tij, disa dhjetëra, janë vendosur në pjesën e sipërme të rrugës kombëtare dhe nën një strehë druri të punuar me estetikë, Ylli tregton produktin e ëmbël. Për të, aktiviteti i bletërritësit (ai e quan profesion), është mjaft fisnik.

Bota në alarm, bletët po zhduken! Rrezikohet njerëzimi…

Albert Ajnshtajn ka thënë se kur të zhduken bletët, njerëzimit do t’i vijë fundi katër vjet më pas. Dhe është pikërisht ky fakt që ka trembur studiuesit, pasi bletët janë me të vërtetë duke u zhdukur. Bletët nuk ngjizin vetëm lulet dhe prodhojnë mjaltë, por janë edhe pikënisja e një sërë ushqimesh për njerëzit. Nëse ato zhduken, me shumë mundësi që edhe shëndeti i njerëzve mund të jetë në rrezik. Cilët janë faktorët që çojnë drejt zhdukjes së këtyre insekteve. Janë të shumtë, mes së cilëve sëmundjet e ndryshme, ndotja e ambientit, ndryshimet e shpejta dhe të frikshme të klimës, zhdukja e disa bimëve etj.

Ndjesia e 6 e bletëve, perceptojnë fushat elektrike

Bletët janë kafshë mjaft të mahnitshme, si për kompleksitetin e shoqërisë që ato kanë mes tyre, ashtu edhe për aftësitë “inxhinierike”, për të ndërtuar komplekse kosheresh të përbëra nga forma të përkryera gjashtëkëndore. Por ajo çfarë është edhe më e mrekullueshme ka të bëjë me faktin se disa prej tyre kanë një ndjesi të gjashtë: janë në gjendje të perceptojnë fushat elektrike.

Për herë të parë në SHBA, bletët deklarohen specie në zhdukje

Për herë të parë në histori, një grup bletësh në SHBA do të mbrohen nga Akti për Speciet e Rrezikuara. Grupi i bletëve, të cilat njihen ndryshe si bletët me fytyrë të verdhë nga shenjat në fytyrë, janë endemike vetëm në ishujt Hawai. Ndërsa ka dhjetëra lloje që janë në rrezik zhdukjeje. Shkencëtarët kanë identifikuar disa prej tyre dhe kanë bërë thirrje për mbrojtjen e tyre për vite me rradhë. Në vitin 2009, Shoqëria Xerces për Ruajtjen e Invertebrorëve nënshkroi një peticion për Shërbimet e Botës së Egër dhe Peshqve (FWS) në SHBA për të mbrojtur shtatë nga speciet më të rrezikuara sipas Aktit për Speciet e Rrezikuara (FWS) në SHBA, dhe tani po shohin rezultat për bletët.

Pesticidet dëmtojnë aftësinë e bletëve për të fluturuar

Biologët në Universitetin e Kalifornisë, në San Diego kanë treguar për herë të parë se një pesticid i përdorur gjerësisht mund të dëmtojë ndjeshëm aftësinë e bletëve për të fluturuar, duke ngritur shqetësime rreth mënyrës se si pesticidet ndikojnë në kapacitetin e tyre për të pjalmuar dhe efektet afatgjata në shëndetin e kolonive të bletëve të mjaltit. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se bletët e mjaltit që thithnin pesticide të injektuara neonikotinoide, insekticide për të korrat, që zakonisht përdoren në bujqësi, kishin më pak gjasa të ktheheshin në folenë e tyre shtëpiake, duke çuar në një rënie të kërkimit të ushqimit.

SHBA klasifikon insektin polenizues në Listën e Specieve të Rrezikuara

SHBA ka caktuar Bombus affinis si specie e rrezikuar. Shërbimi Amerikan i Peshqve dhe Jetës së Egër (FWS) i SHBA ka klasifikuar këtë lloj si specie në rrezik. Statusi i mbrojtur, i cili hyn në fuqi më 10 shkurt, përfshin kërkesat për mbrojtjen federale dhe zhvillimin e një plani rigjenerimi. Kjo gjithashtu do të thotë se shtetet me habitate për këtë specie kanë të drejtë për fonde federale. Këto insekte që bëjnë pjesë në familjen e bletëve janë duke u zhdukur nga fermat kopshtet dhe parqet tona, ku dikur gjendeshin në numër të madh."