blete

Bletët ndihmojnë për mbikëqyrjen e ndotjes së ajrit

Bletërritësit dhe karabinierët italianë nisën një projekt në Romë që prashikon të përdorë bletët për të kuptuar dhe për të kontrolluar më mirë ndotjen e ajrit në kryeqytetin italian. Rreth 15 koshere të vogla janë vendosur në çatinë e ndërtesës ku ndodhet Federata Italiane e Bletërritësve, në qendër të kryeqytetit italian.

Bletët po vdesin!

Kohët e fundit miliona bletë po vdesin. Tashmë, në SHBA nuk ka bletë mjaftueshëm për pjalmimin e luleve dhe në Evropë bletërritësit po humbasin së paku 10% të bletëve të tyre çdo vit. Jemi në mes të një asgjësimi total mjedisor që na kërcënon të gjithëve, sepse pa pjalmimin e bletëve, zinxhiri ynë ushqimor është nën kërcënim!

Ministria e Bujqësisë plotëson kërkesat e bletarëve: Ja strategjia e re dhe përfitimet

Shoqata e Bletarëve, së bashku me të gjithë fermerët e anëtarësuar, prej vitesh u adresohen dyerve të Ministrisë së Bujqësisë, për të gjetur zgjidhje të disa nga problematikat që shoqëron këtë sektor. Sipas burimeve, në mbledhjen e fundit Ministria iu është përgjigjur me plane konkrete, ndërsa disa nga bletarët në vend sërish ngrenë zërin e tyre për të tjera çështje.