bolivi

Thatësira në Bolivi, dorëhiqet ministrja e Ambientit

Thatësira më e ashpër në 25 vite që ka përfshirë Bolivinë, ka detyruar ministren e Ambientit të vendit që të japë dorëheqjen. Sigurisht që Alexandra Moreira nuk e la postin e mërzitur me nënën natyrë, por për një qëllim shumë më praktik, t’i bëjë bisht përgjegjësisë për menaxhimin e dobët të krizës. Të paktën kështu thonë opozitarët dhe kritikët, sipas të cilëve, në këtë rast dorëheqja s’mund të cilësohet gjest fisnik. Në një konferencë për shtyp, ministrja Moreira, një aleate e afërt e presidentit socialist Evo Morales, tha se po lironte postin për këdo që mendon se mund të bëjë më mirë, ndërsa theskoi se vetë kishte dhënë maksimumin.

Zhduket liqeni i dytë më i madh në Bolivi

Liqeni Poopó u shpall zyrtarisht i zhdukur muajin e kaluar. Qindra, në mos mijëra banorë kanë ndryshuar mënyrën e jetesës dhe janë larguar nga zona. Liqeni Poopo, dikur i dyti për nga madhësia në Bolivi, është tharë tërësisht si pasojë e ngrohjes globale dhe ndotjes, të cilën e prodhojnë minierat lokale. Xhirimet satelitore të bëra në periudhën ndërmjet tetorit të vitit 1986 dhe janarit 2016 tregojnë se liqeni, i cili ndodhet në Ande në lartësi mbidetare 3.680 metra, është avulluar për gjithsej 20 vjet, duke lënë pas vetes shtratin e tharë.