bore

Emergjencat Civile: 25 cm borë e ngrica në rrugë. Akset ku duhet të lëvizni me zinxhirë

TIRANE– Pasditen e djeshme filluan reshjet e dëborës në zonat malore, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm. Me intensitet të ulët dëbora ka filluar në Qarkun Kukës dhe Shkodër mbrëmjen e kaluar, por temperaturat nën zero kanë sjellë edhe ngrica në rrugë. Nisur nga kjo situatë, Emergjencat Civile kanë publikuar një sërë masash, ndërsa udhëzojnë drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirët në disa akse rrugore.

ORA 09:30 SITUATA E KALUESHMERISE NE AKSET KOMBETARE

Kapriçot e motit, bora zbardh zonat malore të Librazhdit

Pranvera duket sikur nuk do të vijë. Rënia e temperaturave dhe nisja e reshjeve të shiut, kanë sjellë edhe reshje bore në zonat malore të Librazhdit. Flokët e borës të rëna gjatë kësaj të hëne kanë zbardhur pikën turistike të Fushë Studenit, në parkun Kombëtar të Shebenik Jabllanicës. Puhiza e dëborës ka zënë një shtresë të bardhë në zonën përreth duke bërë kështu edhe një kombinim të pazakontë me gjelbërimin e pranverës. Kjo panoramë e bën akoma më të bukur peizazhin përreth. Fotot e borës që ka mbuluar zonat e thella, janë publikuar në rrjetin social Facebook nga faqja "Fushë Studën".

S’ka më dimër për Vitin e Ri

Krishtlindja dhe Viti i Ri nuk mund të kuptohen pa borën dhe të ftohtin që shënon fundin e vitit dhe mesin e dimrit. Por, të tilla imazhe u përkasin tashmë vetëm publiciteteve televizive, pasi në realitet, moti nuk ka më asnjë lidhje me një stinë të ftohtë dhe të acartë. Gjatë ditëve të fundit të dhjetorit, i gjithë vendi është pushtuar nga temperatura të larta, aspak normale për këtë periudhë të vitit. Termometri ka shënuar 18 gradë Celcius dhe pritet që deri në fundjavë të kemi një rritje me dy deri në 3 gradë Celcius.