boronice

Mbahet konferenca e boronicës në Kosovë

Konferenca e parë e boronicës që është mbajtur ndonjëherë në Kosovë, do të nisë sot. Programi i USAID-it Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO) në bashkëpunim me partnerin e saj strategjik në sektorin e boronicës Boost Berries (Vitomericë) mblodhi së bashku më shumë se 150 pjesëmarrës vendas dhe ndërkombëtarë për Konferencën e parë të Boronicës në Kosovë. Qëllimi i konferencës është që të bashkojë fermerët ekzistues dhe potencial të boronicës në Kosovë, duke krijuar një rast unik për mundësitë e krijimit të rrjetit dhe për të mësuar nga përvoja e madhe e tre specialistëve ndërkombëtarë që japin ligjërata në kultivimin e boronicës.