bota nenujore

Thesari nënujor, Shqipëria josh ndërkombëtarët

Ndërsa zbret poshtë valëve, ujërat e turbullta në pak metrat e parë i hapin shumë shpejt udhën ujërave të kristalta dhe pamjes marramendëse të dhjetëra e mbase qindra vazove antike në shtratin e detit, testament i udhëtimit të pafat të ndonjë tregtari me shumë se 1600 viteve më parë. Në bregun e thyer të Shqipërisë, një prej zonave nënujore më pak të eksploruara në botë, shtrihet një thesar i madh, shkruan gazetarja e “Assosiated Press”, Elena Becatoros në një reportazh kushtuar vendit tonë.

Zbulimet nënujore

Zbulime të pasurive nënujore të 10 viteve kërkime janë prezantuar në një ekspozitë fotografike në pedonalen e kryeqytetit. Gjetjet e ekspeditës amerikano-shqiptare shtrihen nga shekulli i VII para Krishtit, deri pak pas Luftës së Dytë Botërore dhe i prezantohen publikut si një kambanë alarmi për ruajten e pasurive të tilla, në një kohë kur ende legjislacioni shqiptar ka mungesa për mbrojtjen e botës nënujore. “Mendova se do të ishte një mënyrë interesante për të tërhequr vëmendjen ndaj ruajtjes së trashëgimisë kulturore nënujore, krijimit të legjislacionit dhe ruajtjes, por atraksioni më i madh është zhvillimi i turizmit kulturor nënujor.