bovilla

Bovilla do të zgjerohet; rritet me 13 herë furnizimi me ujë

Ujësjellësi i Tiranës do të zgjerojë impiantin e Bovillës falë një kredie dhënë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerën 30 milionë euro. 15 milionë euro do të përdoren pikërisht për rritjen e kapacitetit të përpunimit të ujit që vjen nga Liqeni i i Bovillës, pasi aktualisht filtrohet vetëm gjysma. “Bovilla është parashikuar që në të ardhmen të arrijë deri në 3600 litra ujë në sekondë. Ne në këtë fazë do të shkojmë nga 1800 litra ujë për sekondë, në 2400 litra ujë për sekondë, duke e shtuar me 600 litra ujë për sekondë.

Përmirësohen parametrat e ujit të Bovillës

Bashkia e Tiranës njoftoi se prej mëngjesit, parametrat në ujëmbledhësin e Bovillës janë përmirësuar dukshëm, duke sjellë rënie të ndjeshme të nivelit të turbullirës së shkaktuar nga reshjet e dendura, dhe se deri në mbrëmje, impanti do të rifillojë procesin normal të furnizimit të plotë me ujë të pijshëm në kryeqytet. Pavarësisht reshjeve të dendura që kanë rënë edhe gjatë natës së kaluar, punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës kanë punuar me intensitet të lartë për rregullimin e tubacionit kryesor të burimit të Shën Mërisë, që furnizon pjesën lindore të qytetit, i cili ishte dëmtuar si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.

Plan për alarmin dhe evakuimin, UKT studim për digat e Bovillës dhe Tiranës

Banorët e Tiranës nuk e njohin rrezikun që mund t’u kanoset nga dy digat ajo e liqenit të Bovillës dhe e liqenit artificial në rast të një avarie apo dëmtimi të mundshëm. Edhe pse ndërtimi i këtyre digave daton vite shkuar dhe kur banesat janë shtrirë edhe fare pranë këtyre baseneve, asnjëherë nuk ka pasur një studim për valën goditëse dhe shpejtësinë e reagimit që duhet të kenë banorët por edhe strukturat e emergjencave civile. Ujësjellës Kanalizimet e Tiranës të cilat kanë në monitorim këto ujëmbledhësa kanë hapur garën për një studim mbi këtë rrezik me një fond limit 3.5 milionë lekë deri më 15 shtator.

Uji i Bovillës, dyshime se është i infektuar nga bakteri Salmonela

UKT ka ndërprerë furnizimin me ujë në kryeqytet jo vetëm në shtëpitë e qytetarëve, por edhe në spitale, për shkak të ndotjes, si pasojë e turbullimit të liqenit të Bovillës, në nivele të larta që nuk ka ndodhur në 15 vjet sipas statistikave të Ujësjellësit. Në median e shkruar raportohet se uji ka në përmbajtjen e tij bakterin Salmonela, një sëmundje akute infektive që në një prej rasteve të saj shkaktohet nga konsumimi i ujit të ndotur, ndërkohë në spital janë paraqitur disa persona me simptoma shëndetësore tipike të këtij bakteri, si të përziera,diarre, dhimbje koke, dhimbje stomaku, gjymtyrësh dhe muskujsh dhe temperaturë.

Zall-Bastari, burim jete

Njësia Administrative e Zall-Bastarit shtrihet në pjesën lindore-verilindore të Tiranës dhe ka një popullsi prej 5500 banorësh. Meqë është vetëm 20 km larg kryeqytetit konsiderohet zonë e përshtatshme turistike dhe ekonomike. Gjeografikisht shtrihet në Krahinën Malore Qendrore. Veçanti e kësaj NjA është prania e basenit ujëmbledhës të Bovillës, ku në fund të shekullit të kaluar është ndërtuar artificialisht rezervuari i Bovillës për furnizimin e Tiranës me ujë të pijshëm.