Brazil

AKU bllokon 26 ton mish pule nga Brazili, kishin bakterin salmonele

Pas skandalit me mishin e importuar nga Brazili, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi prej 26 ton mish pule pasi kishte prezencë të bakterit Salmonele Spp. Mish i pulës i cili importohej nga firma AMG, para se të hidhej në treg i është nënshtruar analizave nga ISUV ku nga përgjigjet ka rezultuar se ishte i rrezikshëm për shëndetin për shkak se Salmonela SPP ka qenë në nivele më të larta nga sa e parashikon ligji. Salmonela SPP është një lloj bakteri i cili shkakton disa sëmundje tek njeriu.

AKU: Importi i mishit nga Brazili konform standardeve të sigurisë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) konfirmon se prodhimet e mishit që importohen nga Brazili janë të çertifikuara dhe konform standarteve të sigurisë ushqimore. Në një njoftim për shtyp, AKU bën të ditur se, për periudhë nëntor 2016 – mars 2017 janë importuar nga Republika Federale e Brazilit drejt Shqipërisë, vetëm ngarkesa me mish pule dhe derri, që plotësonë kërkesat e legjislacionit në fuqi për ushqimin dhe kërkesat e marrëveshjes “ Mbi importin e mishit nga Republika Federale e Brazilit “ e arritur midis Autoriteteve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Brazilit.

Alarm në Evropë, Brazili ka eksportuar mish të kalbur

Tre impiante të përpunimit të mishit janë mbyllur dhe 21 të tjerë janë nën kontrollin e autoriteteve në Brazil si pasojë e një hetimi që ka zgjatur 2 vite dhe është shtrirë në 6 shtete të Brazilit, autoritetet kanë zbuluar se prej vitesh disa nga kompanitë më të mëdha të përpunimit të mishit në vend eksportojnë mish të kalbur. Deri në këto momente janë arrestuar nën akuzën e korrupsionit 33 zyrtarë, të cilët dyshohet se kanë dhënë certifikimin e qeverisë pasi kanë marrë rryshfet nga kompanitë që janë nën hetim. Midis kompanive të cilat janë nën hetim është edhe JBS, eksportuesja me e madhe e mishit të viçit në botë, si dhe BRF eksportuesja më e madhe e mishit të pulës.

Ambasada braziliane: Embargoja e importit të mishit për Shqipërinë ishte një gabim

Pas shqetësimit të ngritur nga disa prej anëtarëve të Albanian Food Industry për bllokimin e importit të mishit nga Brazili, Alban Zusi, drejtor ekzekutiv i AFI, zhvilloi një takim me ambasadorin e Republikës së Brazilit në Shqipëri, z. Jorge Ramor dhe këshilltaren, znj. Carmen Collor. Nga ana e Ambasadorit dhe Këshilltares u vlerësua interesi i AFI-t në këtë çështje dhe u pranua që pas letrave të AFI-t drejtuar ambasadës braziliane, këta të fundit ishin vënë në lëvizje dhe kishin kuptuar se embargo e mishit për Shqipërinë ishte një gabim.

Brazil, gjykata shpëton rezervën natyrore të Amazonës

Rezerva natyrore e Rencës, në pyllin e Amazonës në Brazil, ka shpëtuar nga shkatërrimi. Një gjyqtar i Gjykatës Federale të kryeqytetit Brazilia ka pezulluar dekretin e presidentit Michel Temer, që parashikonte shkatërrimin e rezervës për të zhvilluar kërkime minerare. Në vendimin e tij gjyqtari Rolando Valcir Spanholo, përveçse ka marrë parasysh një peticion popullor të paraqitur pak ditë më parë, ka nënvizuar se për një vendim të tillë nuk mjafton një dekret, por duhet edhe një akt i Kongresit bazuar në Kushtetutë.

Brazil: Specia e rrallë zbulohet pas 75 vitesh zhdukje

Sytë blu të një shpendi shumë të rrallë nuk ishin parë për gati një shekull. Në një nga deklaratat më të jashtëzakonshme të grupit të studiuesve brazilianë, ata kanë njoftuar rikthimin e pëllumbave me sy blu. Prej dokumentimit të fundit në vitin 1941, besohej që ishin zhdukur. Por tani specia është gjetur në Minas Gerais në Brazil. Megjithatë studiuesit mund të konfirmojnë vetëm gjetjen e 12 individëve të tillë, kështu që sigurimi i habitatit të tyre do të jetë çelësi për të ruajtur këtë shpend të pakapshëm.

Europa në alarm edhe prej mishit të pulave nga Brazili

Kohë të vështira për prodhimet e mishit brazilian të eksportuara në Europë dhe në botë. Pas problemeve me skandalin e mishit të viçit dhe të lopës, edhe produktet e shpendëve dhe sidomos ato të pulave po shkaktojnë një tjetër stuhi në tregjet europiane. Ditën e sotme, datë 29 Mars 2017, Sistemi i Alarmit i Bashkimit Europian për Kontrollin e Sigurisë së Produkteve njofton urgjentisht të gjitha vendet anëtare për Rrezik Serioz me eksportet braziliane të mishit të ngrirë të pulave.

Evropa vazhdon refuzimin e mishit të pulës nga Brazili. Po Shqipëria?

Shtetet evropiane vazhdojnë të sekuestrojnë, bllokojnë dhe heqin nga tregu tonelata me mish pule që importohet nga Brazili. Vetëm në datën 12 Prill 2017, Gjermania dhe Spanja bllokuan dy ngarkesa të tjera me tonelata mish pule skandaloz nga Brazili. Vetëm gjatë vitit 2017, AgroWeb.org raporton se tetë vende të Bashkimit Evropian, Britania e Madhe, Hollanda, Italia, Spanja, Gjermania, Irlanda, Çekia dhe Sllovakia kanë bllokuar 41 ngarkesa shumëtonëshe me mish pule nga Brazili.

Konsiderohej i zhdukur prej 80 vitesh, shfaqet majmuni misterioz

Një majmun misterioz dhe i pakapshëm është parë për herë të parë pas rreth 80 vitesh. “Saki Vanzolini” me fytyrë të zezë, ka flokë të zeza dhe këmbët të dallueshme dhe është dokumentuar së pari në vitin 1938. Një ekip që ndërmori një ekspeditë në pyjet tropikale të Brazilit në vitin 1956, hasi vetëm majmunët e ngordhur. Laura Marsh, është shprehur se ishte e para herë që shihte një majmun të këtij lloji të gjallë. Ekspertja e “Saki” tha për National Geographic, “Isha duke u dridhur dhe aq e ngazëllyer sa mezi arrita të merrja një pamje.”

SHBA pezullon importin e mishit nga Brazili

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar importin e mishit nga Brazili, pas shqetësimeve të përsëritura në lidhje me sigurinë e produkteve të destinuara për tregun amerikan. Disa vende ndaluan importin e mishit brazilian në mars, pasi prokurorët thanë se inspektorët e shëndetit kanë marrë ryshfet që të miratojnë mish nën-standarde. SHBA nuk imponoi një ndalim më pas, por në vend të kësaj, ajo kontrolloi të gjitha dërgesat e mishit nga Brazili. Ajo thotë se tani një pjesë e konsiderueshme e mishit brazilian, dështoi testet e sigurisë.

Tamarin, majmuni i vogël që po zhdukej

Një nga gjërat që ia vlen të shihet gjatë Lojrave Olimpike mund të gjendet në pyjet e shtetit Rio. Një krijesë e vogël, që dikur ishte gati duke u zhdukur, e ka marrë veten dhe është duke gjallëruar edhe një herë pyjet tropikale me klithmat e tij të mprehta. Ky majmun i vogël ka mundur të mbijetojë. I njohur si “Luani i artë Tamarin”, ai jeton në Silva Jardim, vetëm 70 kilometra larg qytetit të zhurmshëm të Rios. Majmuni me qimen e portokalltë struket në një degë peme, duke fishkëllyer me një tingull të lartë dhe duke përshëndetur majmunët e tjerë në pyll.