bregdet

“Cibanet” e betonit kafshojnë edhe plazhet e Ksamilit

Nuk kanë të mbaruar dëmtimet e bregdetit shqiptar. Në një kohë kur Qeveria ndërmori masa për ndërtimet pa leje, bregdeti është lënë tërësisht në duart shkatërruese të momentit. Përgjatë bregdetit kanë mbirë e janë shtuar vazhdimisht struktura betoni (pista) për ankorimin e mjeteve të vogla lundruese. Pre e këtyre kafshimeve të shëmtuar kanë rënë plazhet e detit Jon duke filluar nga Radhima e deri në Ksamil. Struktura të gjata të shtrembërta betoni e gurësh janë ngulur pa kriter në cektinën e plazheve elitare të Jonit, duke i hapur rrugën një fronti të ri shkatërrimi të plazheve.

“Evoked”, strukturat gjysmake në (sh)ndërtim, arkitektët ‘rivizatojnë’ bregdetin

Kaosi i krijuar në bregdet me ndërtime të paligjshme, që ngrenë krye në zona të ndryshme, me dhe pa leje, e gjithsesi të pavend, ka krijuar një tjetër imazh të peizazhit natyror të Shqipërisë. Herë dy e herë tri katëshe, herë godina përdhese që nuk iu përshtaten zonave ku kanë vënë themelet, herë të përfunduara e herë të lëna në mes si zgërdalla betoni, ndërtimet e pas 1990-ës duket të kenë krijuar një rast të rrallë në mënyrën se si mosrespektimi ose mungesa e planeve urbanistike, mundet të shndërrojë a ta transformojë një zonë, e më tej një shtet.

Bregdeti shqiptar, aty ku notojnë plehrat

Duna të tëra me plehra gëlojnë nëpër plazhet tona. Cigare, kanaçe, mbeturina ushqimesh, shishe dhe qese plastike si ‘dulcis in fundo’, që të bëjnë karshillëk, teksa të valëviten mbi kokë. Shqipëria është një vend i vogël, por jo përsa i përket ndotjes. Në këtë pike, ne kemi performancë të lartë. Zhvillimi i vrullshëm urban në vend ka kontribuar dukshëm që deti të ngjajë më shumë me një vend të hedhjes së mbeturinave. Deti Adratik dhe Jon janë bërë pritësit e shkarkimeve urbane, industriale, bujqësore e blegtorale.

Durrës, punimet për kolektorin drejt fundit; jo më shkarkime në det

Në plazhin e Durrësit vijon puna për lidhjen e qindra godinave dhe bizneseve me kolektorin kryesor, për të shmangur përfundimisht derdhjen e ujërave të zeza në det. Sipas ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, investimi prej 7.8 milionë eurosh për ndërtimin e rrjetit dytësor dhe tretësor të kanalizimeve të ujërave të zeza në Plazhin e Durrësit, nga Ura e dajlanit në Plepa, po shkon drejt fundit. Aktualisht ka përfunduar lidhja e të gjitha banesave dhe bizneseve nga ana e detit, ku nuk ka shkarkime të ujërave të zeza në det.

Durrës: Nafta, katastrofa mjedisore zhvendoset në Porto Romano

Hidrokarburet, që ndotën ditë më parë bregdetin e Durrësit nga “Iliria” deri në sektorin “Apolonia”, kanë përfunduar në Porto Romano. Ato kanë kaluar nëpërmjet kanalizimeve të ujërave të zeza të lagjes nr. 13, duke shkaktuar një tjetër ndotje të rëndë në këtë zonë.

Hapi i parë, vlerësimi i plazheve sipas standardit të pastërtisë

Hidhet hapi i parë i klasifikimit dhe standardizimit të plazheve dhe hapësirave të tjera turistike, sipas nivelit të pastërtisë. Pas pastrimit të mbi 15 destinacionëve më të mëdha dhe më të rëndësishme turistike, bregdetit dhe parqeve, nga Velipoja deri në Llogara, (që praktikisht janë edhe më të ndoturat, për shkak se në këtë hapësirë ndodhen edhe grykëderdhjet e lumenjve) Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Turizmit, është duke vazhduar procesin e monitorimit të mjediseve turistike, përsa i takon pastërtisë.

Harta e plazheve më të pastra dhe më të pista në Shqipëri

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar hartën e plazheve të bregdetit shqiptar, duke i vlerësuar ato sipas cilësisë së tyre. Nga harta e publikuar mbi monitorimin e plazheve, bie në sy fakti se janë 53 plazhe me cilësi të shumë të mirë, në krahasim me 12 plazhet që janë vlerësuar me cilësi të keqe. Nëse i referohemi hartës në fjalë, ku cilësia e plazheve korrespondon me ngjyrat përkatëse, blu për plazhet me cilësi shumë të mirë, jeshile për plazhet me cilësi të mirë, e verdhë për ata me cilësi të mjaftueshme dhe e kuqe për plazhet me cilësi të keqe, kuptojmë që plazhet në Shqipëri tashmë vlerësohen si shumë të mira, por pa përjashtuar edhe ato zona në të cilat ka ende problematika.

Ndikimi i shkarkimeve urbane në cilësinë e ujërave bregdetare

Monitorimi i ndikimit të shkarkimeve urbane në cilësinë e ujërave bregdetare realizohet në qytetet Durrës, Vlorë dhe Sarandë. Përzgjedhja e stacioneve të monitorimit është bazuar sipas skemës ku kolektori shkarkues përfaqëson burimin ndotës dhe pas shkarkimit në mjedisin pritës, në det në distancën 10 m. Sipas kësaj skeme, vlerësohet cilësia e ujërave të shkarkimeve në pikën e shkarkimit (kolektore ose stacione pompimi) dhe impakti i tyre në cilësinë e ujërave bregdetare.

Përfundon aksioni i Forcave të Armatosura për pastrimin e bregdetit

Në aksionin për pastrimin e bregdetit janë angazhuar rreth 210 mjete të FA, të cilat kanë bërë të mundur transportimin e mbetjeve në vendgrumbnullimet e caktuara. Në total nga efektivët e FA janë zhvendosur nga akset rrugore dhe vija bregdetare rreth 500 metër kub mbetje dhe 160 ton inerte. Përgjatë gjithë ditëve të aksionit FA ka bërë të mundur pastrimin e rreth 220 km vijë bregdetare. Në përfundim të punës, trupat pjesmarrëse në këtë operacion i vizitoi zëvëndësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Planifikimi hapësinor detar – GEF financon rreth 14 milionë USD për projektin Shqipëri – Mali i Zi

Nis zbatimi i projektit për planifikimin hapësinor detar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, i cili synon vendosjen e një balance ekologjike në detin Adriatik. Ky projekt financohet nga Fondi Mjedisor Global në vlerën rreth 14 milion dollarë. Lidhur me projektin, përfaqësuesi i PNUD, Lorenzo Galbiati thekson rëndësinë e zbatimit të tij për të pasur një mirëmenaxhim dhe përfitim të zonave përreth.

Prezantohen “Territoret blu”, projekti për menaxhimin e zonave bregdetare

 

Lancohet Projektit Blue Land, ose ndryshe Territoret Blu, i cili do të synoj krijimin e një modeli të përbashkët, i cili do të zbatohet dhe në zonat e tjera bregdetare të mesdheut. Në konferencë ishin të pranishëm Ornela Çuçi, zv.Ministre e Turizmit dhe Mjedisit, Zamir Dedej, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Nino Merola Drejtor i AICS, Cooperaciopne Italiane në Shqipëri dhe të tjerë përfaqësues të institucioneve të huaja.

SEEP: Të Largojmë Plastikën nga Deti

Organizata SEEP në bashkëpunim me Bashkine e Vlorës realizoi aktivitetin në natyrë "Te Largojmë Plastikën nga Deti" i cili u parapri nga një fushatë e gjerë informimi dhe sensibilizimi për qytetarët dhe vendimmarrësit për rrezikun që i kanoset natyrës dhe jetës në planetin tonë nga plastika, nëpërmjet mediave vendore, rrejteve sociale, posterave dhe bisedave. Kësaj nisme, përveç aktivistëve të shoqërisë civile, qytetarëve, iu bashkuan edhe disa biznese shembullore të qytetit.

Sezoni turistik: Shqipëri, Kroaci, Mali i Zi angazhim për eliminim të ndotjes detare

Ky sezon turistik nuk do të ketë më probleme me ndotjen në Adriatik. Angazhimi është i tre ministrave të mjedisit që u mblodhën në takim në Dubrovnik të Kroacisë. Pas skanimit të situatës dhe shkaqeve të saj, tre ministrat morën angazhimin për gjetjen e zgjidhjeve të mundshme për ndalimin e ndotjes detare nga burimet tokësore.

Stacioni i ri Mareografik mbi të dhënat e bregdetit shqiptar

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), i ngarkuar nga ligji nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, si autoritet përgjegjës për krijimin dhe mirëmbajtjen e Kornizës Referuese Gjeodezike Shqiptare ka hartuar projektin e Rrjetit Mareografik në Republikën e Shqipërisë.

Zhvillohet dëgjesa publike për Planin e Integruar Ndërsektorial të Bregdetit

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, prezantuan dje, në Vlorë, një prej planeve më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe territorial të vendit: Planin e Integruar Ndërsektorial të Bregdetit. Vizioni i Planit të Integruar Ndërsektorial të Bregdetit bazohet në binomin det – tokë si një aset i rëndësishëm kombëtar.