bregdeti

Agjencia Kombëtare e Bregdetit apel: Ndal ndotjes së vijës bregdetare!

Agjencia Kombëtare e Bregdetit, në fillimin e sezonit veror turistik, ka shprehur shqetësimin për ambientin dhe higjienën në vijën bregdetare ku shtrihen plazhet private dhe ato publike. “Kjo Agjenci merr përsipër që të bëjë publike të gjitha rastet e subjekteve apo bashkive që veprojnë në kundërshtim me VKM e Sigurisë në Plazhe apo të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e vijës bregdetare”, tha për ATSH-në Drejtori i Përgjithshëm i AKB-së, Auron Tare. Ndërkohë, ai fton të gjithë qytetarët që të dërgojnë informacione nga terreni mbi të gjithë ata që ndotin mjedisin, thyejnë rregullat apo ligjet në fuqi për mbrojtjen e plazheve apo të mjedisit.

Durrës: Fëmijët ambasadorë të mbrojtjes së deteve përmes pikturës

Sot më 2 qershor, Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” organizoi një konkurs pikture me temë “Unë e dua detin” me fëmijë të klasave të 5-ta dhe të 6-ta të shkollave Publike “Dom Nikoll Kacorri”, “Qemal Mici”, “14 Nëntori”, “Shaqe Mazreku” dhe shkollës jopublike “Migjeni”. Për organizimin e aktivitetit, QZHK orientoi, në bashkëpunim dhe me drejtoritë e shkollave, informimin e fëmijëve mbi tematikën e aktivitetit për të nxitur imagjinatën e tyre mbi efektet e lidhjes midis detit dhe njeriut: të mirat e detit, mbrojtja e jetës detare, ruajtja nga rreziqet e ndotjes së detit nga hedhja e mbetjeve, shkarkimet e lëndëve ndotëse, peshkimi i paligjshëm, zhdukja e krijesave detare etj.

Qytetet shqiptare që do të fundosen nga deti

Bregdetit të Durrësit, Lezhës, Vlorës dhe ndonjë cepi tjetër të vogël parajse në bregdetin Adriatik mund të bëheni gati shpirtërisht për t’i thënë lamtumirë. Disa nga plazhet e bukura ku morët diell e u krodhët në det do të shkatërrohen aq sa në disa prej tyre nuk do të gjeni më vend as sa për të shtrirë peshqirin. Parajsën tonë do ta marrë uji. Mund të tingëllojë pak si e ekzagjeruar, por është fakt që kjo është e ardhmja që na pret. Këto parashikime që tregojnë për fundin e botës nuk janë asgjë e re, pasi prej kohësh flitet, studiohet dhe analizohet rritja e nivelit dhe kanosja që na bëhet.