breshke

Bari: Trafik breshkash nga Shqipëria në Itali

Policia doganore e portit të Barit ka denoncuar një shtetas italian 40 vjeçar për trafik të paligjshëm të llojeve të rralla kafshësh e shkelje të Konvetës së Washingtonit të miratuar më vitin 1973. Shtetasi italain sapo kishte mbërritur me traget nga Shqipëria në portin e Barit Gjatë kontrollit në makinë e tij tip Fiat Multipla, u gjetën të gjalla mbyllur në valixhe 63 breshka toke të racës së rrallë “testudo s.p.p.” e mbrojtur me ligj. Policia doganore e Barit sekuestroi automjetin e shtetasi italian u sinnjalizua tek autoritetet gjyqësore.

Breshkat e detit po vdesin nga virusi i herpesit

Tumorët e shkaktuar nga virusi i herpesit po shkaktojnë vdekjen e shumë breshkave të detit në Barrierën e Madhe Koraline të Australisë, thuhet në disa studime të reja. Studimi, i kryer nga Karina Jones, ka treguar se këto krijesa janë duke shfaqur një njollë specifike të virusit të herpesit, që shkakton fibropapillomatosizën – tumor që rritet në organet e brendshme, sy, bisht dhe karapaks, transmeton Telegrafi. Tumorët mund të rriten deri në 30 centimetra madhësi, duke i bllokuar breshkës pamjen. Kjo i parandalon ato të kërkojnë ushqim dhe t’i zbulojnë grabitqarët, gjë që shkakton dobësimin e imunitetit dhe më shumë.

E rrallë, në Gjirin e Vlorës kapet breshka fluturuese

Një specie e rrallë për ujërat tona është gjetur në afërsi të Orikumit në Gjirin e Vlorës, pranë Pashalimanit. Bëhet fjalë për një specie që quhet breshka fluturuese për shkak të shpejtësisë që lëviz në ujë dhe faktin që ka krahë që ngjasojnë si flatra. Breshka fluturuese (Chelonia mydas) është e rrallë për ujërat tona, ndërsa cilësohet një specie ne zhdukje. Për këtë qëllim është bërë matrikulimi i saj nga biologët dhe është lëshuar sërish në det. Profesor Idriz Haxhiu, biolog tha se në 20 vite jane tri specie të tilla të gjetura në detin Adriatik dhe Jon.

Një thesar që duhet mbrojtur, një jetë kushtuar breshkave

Dy ambjentalistë në Qipro i kushtohen ruajtjes së një thesari. Breshka Caretta Caretta rrezikohet të zhduket. Ajo ndodhet nën mbrojtjen ndërkombëtare përmes konventës së Uashingtonit për mbrojtjen e llojeve. Formacione të çuditshme shkëmbore, rërë e imët dhe hapësira pafund si në shumë plazhe të botës, megjithatë brigjet në gjirin Lara perëndim të Qipros kanë diçka krejt të veçantë. Nën rërën e këtij plazhi gjenden të mbuluar thesarë. E Myroulla Hadjichristoforou dhe burri i saj Andreas Dimitropoulos i kanë kushtuar jetën kërkimit dhe ruajtjes së këtij thesari në këtë plazh.

Patok: Kapet breshka gjigante 400 kg

Një breshkë gjigante me peshë 400 kg u nxorr mëngjesin e 19 gushtit në bregdetin e Patokut. Breshka kishte ngecur në rrjetat e peshkatarëve të familjes Calis në lagunën e Patokut, ndërsa diametri i saj arrin në 1.34 metra, dhe ka lënë me gojë hapur gjithë pushuesit që e kanë parë. Ky është viti i dytë radhazi që lloji i breshkës kurriz-lëkurore (Dermochelys coriacea) është kapur në gjirin e Drinit. Mendohet se ajo ka ardhur në bregdetin shqiptar nga Oqeani Atlantik. Fillimisht ajo iu është nënshtruar marrjes së të dhënave shkencore dhe më pas është rikthyer sërish në det.

PPNEA, raportim për breshkë deti të vrarë

Ditën e djeshme pranë PPNEA (Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri) është raportuar për një breshkë deti (Caretta caretta) të vrarë. Breshka në fotografi është gjetur në bregdetin e Durrësit më datë 03/05/2017 dhe dyshohet të jetë goditur në kokë. Breshkat detare janë gjallesa të shfaqura miliona vite më parë dhe kanë një rëndësi të madhe në ekosistem pasi mbajnë të shëndetshme lëndinat detare e barrierat koralore, dhe mbrojtja e tyre është e domosdoshme.

Vrojtohet një lloj i ri breshke ujore për Shqipërinë në liqenin e Tiranës

Nga monitorimet për faunën që po kryen tek Liqeni i Tiranës nga Shoqata për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë (ASPBM), është evidentuar një lloj i ri breshke për Shqipërinë. Breshka është lloj alien (dominues) amerikan i introduktuar në Europë para shumë vitesh, por për Shqipërinë nuk ka pasur të dhëna. Lloji i zbuluar i bashkohet dy llojeve të tjera të breshkave të ujrave të ëmbël, duke e rritur numrin në tre të tilla. Breshkujza quhet red-eared slider (Trachemys scripta elegans), e cila është një specie e listuar si një ndër 100 llojet me invasive në botë sipas IUCN.