breshke deti

Breshkat e detit rrezikojnë zhdukjen

Breshkat e detit kanë banuar në Tokë që 150 milionë vjet më parë, sëbashku me dinosaurët. Por, pavarësisht historisë së tyre të gjatë në këtë planet, ato tani janë përballur me një krizë ekzistenciale. Të shtatë speciet që notojnë në oqeanet tona sot po përballen me kërcënime që mund të sjellin zhdukjen e tyre të mundshme. Nga e ardhmja e pasigurtë, më së shumti rrezikohen llojet e breshkave Hawksbill dhe Kemp, të klasifikuara si të rrezikuara në mënyrë kritike nga IUCN (Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës).

Kapet breshka e rrallë në bregdetin e Darzezës në Fier

Kapet në ujërat e bregdetit të Darzezës ne Fier një breshkë marine e përmasave të mëdha. Kjo breshkë është e rrallë në ujërat e detit Adriatik dhe Jon. Breshka ishte e gjate rreth 70 cm dhe peshonte rreth 70-80 kg. Breshka detare është kapur fillimisht nga një i ri në thellësi pak metra larg bregut dhe me pas është nxjerr në bregdetin ranor, duke u ndjekur me kureshtje nga dhjetëra pushues. Për pushuesit, prania e këtij vizitori te rrallë në këto brigje është vërtet një veçanti për vetë faktin se nuk është parë breshke me përmasa kaq të mëdha. Më pas, breshka detare është rikthyer ne ujë dhe është larguar.

Në lagunën e Vilunit gjendet një breshkë deti e ngordhur

Gjendet një breshkë e ngordhur në Lagunën e Vilunit, në lindje të të plazhit të Velipojës. Breshka e llojit Chelonia mydas është gjetur nga inxhinieri i akuakulturës Besart Halilaj në bregun e detit, në fshatin Rrjoll. Fshati Rrjoll bën pjesë në Njësinë Administrative Velipojë, Bashkia Shkodër, e njëkohësisht në Zonën e Mbrojtur të kategorisë V të IUCN Peisazh Ujor Tokësor i Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë, me sipërfaqe 23.027 hektarë. Duke folur për gazetën VIJA, Halilaj tha se breshka me peshë rreth 40 kg, është 90 cm e gjatë dhe 55 cm e gjerë, ndrësa gjatësia e zhguallit është 67 cm. Mendoj se është e moshës mesatare, duke gjykuar nga përmasat dhe pesha, - tha ai.