bretkosa

Në mot të nxehtë, bretkosat kthehen në vegjetariane

Ndryshimet klimatike janë një nga kërcënimet më të mëdha për biodiversitetin dhe një nga grupet e kafshëve më të prekur nga ngritja e temperaturave, janë amfibët. Një skuadër studiuesish me pjesëmarrës spanjollë studiuan sesi valët e nxehtësisë ndikuan në përzgjedhjen ushqimore të tri specieve amfib të gjetura në Gadishullin Iberik: Bretkosa evropiane e pemëve, bretkosa mesdhetare e pemëve dhe bretkosa e pikturuar Iberiane. Ngrohja globale nuk po shkakton vetëm rritjen e përgjithshme të temperaturave, por edhe një rritje në intensitetin dhe frekuencat e rasteve ekstreme të motit, siç janë përmbytja, cunamet dhe thatësira.

Zbulohet një specie e re bretkosash

Hulumtuesit thonë se kanë zbuluar një specie të re të bretkosës në Kolumbi. Bretkosa ka vetulla të verdha të dallueshme, e cila jeton në tokë shkëmbore. Hulumtuesit nga Instituti Humboldt e ka emëruar bretkosën “Pristimantis macrummendozai”, e cila u gjet në provincën qendrore të Boyaca në Kolumbi. Sidoqoftë, Kolumbia njihet si vendi më i madh në botë për gjetje të ndryshme biologjike të tokës. Sipas këtyre studimeve, thuhet se mjedisi i përshtatshëm për jetën e kësaj bretkose është në lartësi të madhe, mbi 3 mijë e 500 metra lartësi mbidetare.